Në hijen e islamofobisë / Shqipëria dhe nocioni i një Europe të krishterë

Ornela

Nga Janusz Bugajski

 

Islamofobia është thellësisht e rrënjosur në Bashkimin Evropian dhe mund t’ia ketë kaluar edhe antisemitizmit si forma mbizotëruese e racizmit në shekullin XXI. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit me popullsi myslimane janë kthyer në viktima të këtij paragjykimi të manipuluar nga politika.

Në zhargonin psikologjik “fobitë” janë frikëra të paarsyeshme ose ankthe për situata të veçanta, siç janë lartësitë dhe vendet e mbyllura, ose organizmat, përfshirë merimangat dhe gjarpërinjtë. Kur këto (fobitë) iu vihen përballë individëve, ata bëhen konfliktuale, ndërsa në rastet kur grupe të tëra njerëzish vihen përballë tyre, ata kthehen në racistë të rrezikshëm.

Fobitë antinjerëzore mund të vënë në lëvizje mekanizma mbrojtëse siç janë ostrakizmi (përjashtimi shoqëror), diskriminimi dhe përjashtimi (individual), dhe të cilët në disa raste përfundojnë në dhunë të hapur ndaj grupit të shënjestruar. Një frikë e tillë ushqehet nga injoranca, idetë thjeshtëzuese dhe mendimi kolektivist që të gjithë njerëzit e bardhë ose të gjithë të krishterët kanë të njëjtat karakteristika, ashtu edhe si të gjithë jo të bardhët apo muslimanët.

Radikalët e majtë dhe të djathtë e kanë stimuluar frikën kolektive që të dëbojnë ose eliminojnë kombe të tëra. Hitleri dhe Stalini kanë qenë praktikuesit kryesorë të politikës së fobisë në shekullin e 20-të, dhe Millosheviçi zbatoi metodat e tyre për të shënjestruar myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët e Kosovës. Në kohët e tashme, sistemi arsimor publik në shtetet e BE-së nuk ka arritur të kundërshtojë vijimin e mentalitetit racist primitiv, i cili nuk merr parasysh individualitetin (e personit) dhe identitetet e tjera që i kapërcejnë ndasitë.

Islamofobia e ditëve tona në Bashkimin Evropian bazohet në të paktën katër frika kryesore – frika nga muslimanizimi, frika nga zhdukja kulturore, frika nga zëvendësimi dhe frika nga terrorizmi. Të katra janë shfrytëzuar jo vetëm nga partitë e skajeve dhe ekstremistët, por edhe nga liderët kombëtarë, për të fituar popullaritet.

Nocioni i një Europe të krishterë mbetet mbizotërues në BE, përkundër faktit se shumica e qytetarëve ose janë jobesimtarë ose i përmbahen vetëm nominalisht ndonjë sekti të krishterë. Krishterimi Europian ashtu si Islami Europian është kryesisht laik. Sidoqoftë, ekziston një besim i fortë se Krishterimi është një themel i demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe se Islami nuk i respekton këto vlera. Provat historike se demokracia dhe barazia triumfuan në Europë shpesh duke kundërshtuar mësimet e Kishave Katolike dhe Ortodokse është harruar.

BE shfaq një mungesë të habitshme njohurish mbi Islamin e Ballkanit. Në veçanti, shumica e popullsive të Europës Perëndimore nuk janë të vetëdijshëm se feja midis shqiptarëve ose boshnjakëve nuk është një burim ndarjeje, dogmash dhe shkatërrimi, në dallim nga shumë prej rivaliteteve historike  ndër-krishtere në Europë. Të gjitha, Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksia janë pranuar në Shqipëri në mënyrë tradicionale dhe jo duke u imponuar me forcë.

Frika prej myslimanizmit nga një shoqëri laike si ajo  shqiptare do të ishte komike, përveç (faktit) se ajo përforcon paragjykimet e tjera. Ideja që shumica e muslimanëve i binden ligjit të Sheriatit, nuk respektojnë vlerat demokratike dhe shtypin gratë e tyre nxisin frikën e përhapur të intolerancës në rritje dhe madje atë të zhdukjes kulturore. Politikanë të ndryshëm përfitojnë nga këto ankthe të popullit, duke pretenduar se ata thjesht mbrojnë demokracinë, sekularizmin dhe liberalizmin. Paragjykime të tilla të rrënjosura thellë shpjegojnë pjesërisht deklaratat dhe politikat e liderëve të shtetit, si ato të presidentit francez Emmanuel Macron.

Edhe më e tmerrshme për disa popuj të BE-së është frika e zëvendësimit, një teori e përhapur nga ksenofobët dhe racistët ultra të djathtë. Teoria e Zëvendësimit të Madh në Francë u bë fillimisht e famshme nga autori Renaud Camus, i cili pretendonte se njerëzit e bardhë do të zëvendësoheshin gradualisht nga të huajt, qofshin ata afrikanët e zinj, muslimanët apo aziatikët. Ky proces presupozohet se drejtohet nga elitat liberale globale, të cilat manipulojnë emigracionin për të qëndruar në pushtet.

Teoria e zëvendësimit është gjithashtu e përfshirë në teorinë e komplotit “gjenocidi i bardhë”. Sipas kësaj skeme djallëzore, indigjenët e Europës presupozohet se do të zëvendësohen për shkak të rënies së nivelit të tyre të lindjeve, të nxitur nga mbështetja liberale për abortin dhe planifikimin familjar, si dhe niveli i lartë i lindjeve në mesin e një numri në rritje të emigrantëve. Kjo teori ka pasur jehonë të madhe në mesin e partive të ekstremit të djathtë dhe politikanëve populistë në BE dhe në SHBA. Millosheviçi ishte një nga të parët që trumbetoi një ide të tillë, kur ai pretendoi se liderët shqiptarë kishin një plan të qëllimshëm për të pasur më shumë fëmijë dhe për të shtënë në dorë tokat serbe.

Frika e katërt kryesore e sajuar nga ksenofobët është ajo e terrorizmit. Në të vërtetë, vetë fjala është kthyer pothuajse në sinonimin e besimtarëve islamikë në mendjen e shumë europianëve. Pas vite bombardimesh dhe sulme të tjera nga xhihadistët selefistë në një numër qytetesh të BE-së, është e lehtë të shkaktosh armiqësi duke i përshkruar emigrantët nga vendet me shumicë myslimane si terroristë të mundshëm. Në të vërtetë, Presidenti Donald Trump ka përdorur po të njëjtën gjuhë provokuese teksa kërkonte të kufizonte emigracionin nga Amerika Latine, dhe i apeloi amerikanëve që kanë frikë nga imigrantët.

 

 

Dita, Albania

IN THE SHADOW OF ISLAMOPHOBIA

Janusz Bugajski, 21 February 2020

Islamophobia is deeply rooted in the European Union and may have surpassed anti-Semitism as the predominant form of 21st century racism. Albania and other Balkan countries with Muslim populations have become the victims of this politically-manipulated prejudice.

In psychological jargon “phobias” are irrational fears or anxieties over particular situations, such as heights and closed spaces, or organisms, including spiders and snakes. When such phobias are projected on to individuals they become conflictive, and when they are projected on to entire groups of people they become dangerously racist.

Anti-human phobias can trigger defensive mechanisms such as ostracism, discrimination, and exclusion, and in some cases result in outright violence against the targeted group. Such fear feeds on ignorance, simplistic ideas, and collectivist thinking that all white people or all Christians share the same characteristics, as do all non-whites or Muslims.

Leftist and rightist radicals have fanned collective fear to expel or eliminate entire nations. Hitler and Stalin were the main practitioners of phobia politics in the 20th century, and Milosevic applied their methods to target the Bosniak Muslims and Kosova Albanians. In the current era, the public education system in EU states has failed to counter the persistence of this primitive racist mindset, in which individuality and other crisscrossing identities are ignored.

Modern day Islamophobia in the European Union is based on at least four major fears – fear of Muslimization, fear of cultural extinction, fear of replacement, and fear of terrorism. All four are exploited not only by fringe parties and extremists but also by national leaders in order to gain popularity.

The notion of a Christian Europe remains pervasive in the EU, despite the fact that a majority of citizens are either non-believers or only nominally adhere to any Christian denomination. European Christianity like European Islam is predominantly secular. Nonetheless, there is a strong belief that Christianity is a foundation of democracy, liberty, and human rights, and that Islam does not respect these values. The historical record is forgotten that democracy and equality triumphed in Europe often despite the teachings of the Catholic and Orthodox Churches.

The EU displays an astonishing absence of knowledge about Balkan Islam. In particular, most West European populations are unaware that religion among Albanians or Bosniaks is not a source of division, dogma, and destruction unlike in much of Europe’s historical intra-Christian rivalries. Islam, Catholicism, and Orthodoxy were all traditionally accepted in Albania and not forcefully imposed.

The fear of Muslimization from a secular Albanian society would be comical, except that it reinforces other prejudices. The idea that most Muslims follow Sharia law, do not respect democratic values, and repress their women fosters widespread fears of growing intolerance and even cultural extinction. Various politicians capitalize on these popular anxieties, claiming that they are simply defending democracy, secularism, and liberalism. Such deeply-ingrained preconceptions partly explain the statements and policies of state leaders such as French President Emmanuel Macron.

Even more terrifying for several EU populations is the fear of replacement, a theory propounded by ultra-right xenophobes and racists. The Great Replacement theory was first popularized in France by the author Renaud Camus, and claimed that white people would be gradually replaced by outsiders, whether black Africans, Muslims, or Asians. The process is allegedly directed by globalist liberal elites who manipulate immigration to stay in power.

The replacement theory has also been subsumed in the “white genocide” conspiracy theory. In this nefarious scheme the indigenous people of Europe will allegedly be replaced because of their falling birth rates, driven by liberal support for abortion and family planning, and high birth rate among an increasing number of migrants. This theory has gained wide resonance among far-right parties and populist politicians in the EU and in the U.S. Milosevic was one of the first to trumpet such ideas when he claimed that Albanian leaders had a deliberate plan to produce more children and overrun Serbian lands.

The fourth major fear whipped up by xenophobes is that of terrorism. Indeed, the word itself has become almost synonymous with Islamic believers in the minds of many Europeans. After years of bombings and other attacks by Salafist jihadists in a number of EU cities it is easy to trigger hostility by describing immigrants from Muslim-majority countries as potential terrorists. Indeed, President Donald Trump has employed the same provocative language in seeking to limit migration from Latin America, and it appealed to Americans who fear immigrants.

 

*****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
42 Comments
  • Mbi Shqipërinë e shqiptarët ka racizëm por, nuk ka të bëjë fare me fenë islamike! Thjeshtë nuk jemi të identifikuar si musliman edhe nuk jemi musliman è as të krishterë të devotshëm! Është shumë gabim të krahasosh antisemitizmin me idlamofobine:nuk ka e nuk do të ketë më deportime në masë e dhoma gazi!

    • Sigurisht qe ka te beje me faktin qe jemi shumice muslimane dhe EU ne bazen e saj ka fene sebashku me homogjenitetin tokesor si identifikim.
      Personalisht, besoj qe Bashkimi Europian eshte kthyer ne nje lloj Bashkimi Sovjetik, i cili heret o vone do te shperbehet.

      • ShkoDrani, edhe Amerika e Meksika mund të shpërbëhet, bile dhe Zvicra.
        Gjithçka mund të ndodhë, meteorit, pandemi, vullkani e tërmete.
        Ajo që unë nuk kuptoj është mentaliteti i ndyrë i skllavi që ka një tufë si ti.
        Nëse nuk mund ta kem unë u shkatërroftë gjithçka.
        Pavarsisht se mallkimi yt të bie në kokë dhe ty.
        Por ti nuk je në gjëndje të kuptosh se po të jesh o ulur mbi degë, ajo nuk pritet në trung.
        Nga kjo që thotë Bugajski, ndoshta ka diçka të vërtetë, por të flasësh për vogëlsira dhe të qorrohesh nga thelbi?
        Më duket pak si budallallëk ose njëanshmëri. Ne shqiptarëve dimë fare mirë “thëmbrën e Akilit” në Shqipëri. Partiak, përparimtarë, indiferentë ne bëjmë të njëjtat biseda me njëri tjetrin.
        Thelbi është gjithnjë “politika e korruptuar”, “pasurimi i përditshëm dhe i pa masë i saj”, “administratë e korruptuar dhe analfabete, e paaftë të kryej detyrat e saj. Thjeshtë një shpërdoruese e taksave.”
        Përpara këtyre fakteve të vendosësh besimin fetar?!
        Më duket një idiotësi.
        Nëse Bënë e pengon besimi fetar për të na pranuar në gjirin e saj?!
        Çfarë na pengon NE që të ndërtojmë një shtet të paktën normal me të paktën 10% të funksonalitetit të Gjermanisë?

        • Zoteri, ndonese nuk meriton respekt per gjuhen qe perdor megjithse ne komentin tim te shkurter nuk te jam drejtuar ty aspak, si mendon ti eshte pune per ty, por une nuk jam skllav e as tufe sic fyen ti. Ne thelb mungesa e etikes dhe njerezillekut e ngritja e zerit me dike qe nuk pajtohesh nuk te jep te drejte. Ti vazhdo te enderrosh apo shpresosh, por me pare meso te sillesh e te flasesh.

          • ShkoDrani, nëse e quan të padrejtë replikën time me ty sepse ” ti nuk më je drejtuar mua”?
            Përse ke replikuar me siringa? Ai nuk ka përmendur pseudonimin tënd askund, duke qënë i pari, aq më pak.
            Sa për të tjerat, i meriton.
            Të paktën për mëndjengushtsinë tënde.
            Nuk janë ofendime, sharje. Janë thjeshtë realiteti tënd.
            Përgjigju pyetjes që të kam shtruar në fund, në ke mendere.
            Nëse BEnë e pengon përbërja jonë fetare për të mos na pranuar në gjirin e saj?! Çfar na pengon ne për të qën shtet normal?

  • Kishte te drejte Enver Hoxha qe u vuri fshesen dogmave dhe institucioneve fetare duke tentuar te shlyej ate njolle te dallimeve idioteske fetare…
    Tani “prit gomar te mbij bare” sa te clirohet Europa dhe mos ngarkoni me pergjegjesi qeverine qe nuk na e varin..

    A ju kujtohet “Kurverine e vertete e lejon edhe Zoti..”!?

    • Lili, mos harro se ti je shumica që mbështet vetlëndimin, ndryshe nga ajo pakicë që të sulmon.
      Mendoj se nuk e ke për të ndihmuar Ramën. E ke thjesht prej ndjenjës së përunjësis dhe mos njohjes e vlerësimit të gabuar të situatave.
      Mëndjelehtësi e theksuar.

    • lil

      “I kemi disa d se pecie te kesaj islamofobi ne forumet e dites e temes”
      ke sa të duash dhe si ti!!
      nuk je fobike ndaj besimeve të tjera,nuk e ke shprehur,por nga mënyra se si shkruan!?
      duket që e ke brënda!!je fobike ndaj gjërave të tjera lil!!sepse nuk je në gjëndje të shkosh paralel,duhet të përplasesh patjetër!!nuk je në gjëndje të ndryshosh,por duhet të fitosh!!nuk është e domosdoshme fitorja,e domosdoshme është ndryshimi përshtatja me kohën,vëdin dhe ndryshimet!!
      fitorja të lë atje ku je,ndryshimi të ço përpara lil!!
      evolucioni thotë “nuk mbijeton më i forti,por ai që i përshtatet ndrysimeve”!!
      europa nuk e ka problem fenë!!
      deri para 10 vjetësh turqia ishte gati për europë,erdhi sulltan salepi dhe mbylli dyert!!
      nëse ajo ishte e gatëshme të fuste 80 milionë,a thu se ka frikë nga 5 milionë??
      në fakt tjetër!!
      myslymanë në europë ka shumë herë më tepër se myslymanët europianë autoktonë!!pra myslymanët europianë,shqiptarë e boshnjak,janë shumë herë më pak se myslymanët e europës dhe ata që europa pranon çdo vit!!por prapë europa nuk ka probleme!!
      harrove se futi gati një shtet para dy vjetësh??1.5 mln sirianë??
      mos fol dhe ti budallallëqe lil,lëre bugajskin se si duket dhe ai ka filluar të mbrojë paaftësinë e politikës shqiptare ose më keq!të paguhet prej saj për ti vënë një copë druri në këmbët e saj të prera!

      • Me duket si pak provokative dhe i tepruar shkrimi i z.Bugajski kjo teme. Nqf flitet per islamofibi te europes ndaj popujve myslimane, te pakten Shqiperia te perjashtohet nga ky etiketim i tij. Po ti referohemi historise nga viti 1920 e ketej nga euro e shba ne shqiptaret kemi patur vetem perkrahje dhe afrimitet pa interes te perveçem.Kjo eshte e faktuar qe me presidentin willson,perkrahja nga ana ekonomike,kulturore,civile e demokratike e shteteve si austria, franca,italia,e gjermania (perjashto keto dy te fundit gjate LDB por ishte problem boteror) ne menyre permanente i kane bere shqiperise si dhe çlirimi i kosoves nga aleatet BE-SHBA ne 1999. Problemi i Evropianeve me Shqiptaret eshte se pushtetaret tane pasi i hipin kalit nuk e duan europen. Sepse koncepti evropian eshte pushtet+sherbim ndaj popullit, e jo siç kane bere e tentojne te bejne pushtetaret tane,pushtet+vjedhje+hareme+denigrime e varferi. Sa per islamofobi ndaj vendeve aziatike,etj mendoj se pike se pari nuk duhet trajtuar si kyçe çeshtja fetare, por mendoj se ka te beje me teper me çeshtje kulture,sinçeritet,demokraci,barazi, koncepti i menyres se jetes dhe respektimi i normave ligjore e shoqerore ne bje komunitet,qe europa normalisht i ka perfeksionuar nga shekuj ne shekuj.

  • Edhe hoxhallaret arab fondamental,qe kane ngritur dhjetra xhami ne kete vend,do ta kishin shkruar me te zbutur urrejtjen asgjesuese,qe kane ndaj Perendimit kristian,i cili u ka hapur portat cep me cep,se sa kjo lloj specie me emrin Bugajski,qe eshte i gatshem te marre cfardo surrati, deri dhe ate qe kerkon te zhdukejen e kultures kristiane perendimore,vec per ti pelqyer atyre qe e paguajne,ku gjen dhe veten ky i konformist me se i rendomt..

      • Alban ky është mall vëndi dhe askush se pjerdh në BE, kështu që nuk mund ta sjellësh si provë për të vërtetuar se Kuvendi i ka të drejtë.
        Për mua ai mbështet Ramën.
        Ose më mirë të qelburin e radhës në krye të shtetit shqiptar.

      • Paske kohe,qe nuk e ke lare bythen ali bani dhe qelbesh ere gjithandej,pasi per surrat te lare,ate prej shekujsh e keni te nxirosur.

  • Islami ne Ballkan e kreu misionin
    e pandreqshem.
    Helenofobia ka qene,eshte dhe do jete per te semuret mendore te Krishtere lufta per kete a per vdekje per cifutet
    Eshte e shkruar ne Torah te cifuteve.
    Kjo u tregua historikisht me luften e Papes shekullore kunder Orthodhoksizmit Greke kur ndihmojne Tur-qine.
    Me krijimin e shtetit myslimane Al-bania ne Epirin historik.
    Wilsoni e dinte mire qe ky vend ne 1913en ishte si Afganistani,shumica mbajten titujt turq Bejlere,megjithese u krijua Al-bania.
    Sllavet pushtues ne Ballkan krijuan nje identitet te lashte me emrin Maqedoni,te njohur edhe nga Xhorxh Bushi dhe mbi 100 shtete.
    Mos te harrojme kryeqytetin tone te Ilyreve,Epiroteve Kostandinopolin,vend qe mori flamurin Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis dhe ne Perkrenaren e Tij kishte Zeusin e Olimpit Greke.
    A nuk i ndoqi Milloshevici islamik Ataturku me qindra mijera Greke,Arvanitas,Epirote nga Kostandinopoli,Smirna Pontio dhe cifutet e amerikes dhe Evropes ferkonin duart?
    Po keshtu edhe Qipron.
    Me largimin e Tur-qise ne 1913en Italia mori 12 ishujt Greke nga turqit dhe me humbjen ne Luften e Dyte Boterore ne 1948 i moren Arvanitasit dhe Epirotet qe u takonte.
    Historia u perserit me Telinin ne Kakavije qe Arvanitasit ja numuruan ne balle fashistit,se mendonte qe do ta kishte Protektorat Al-banistanin.
    Keto manovra jane edhe sot me Terezen nje spiune dhe Misionare e nje Feje qe nuk ka patur lidhje me kete vend ne periudhen 1100 vjecare te Bizantit.

    • Komentuesi fondamentalist ortodoks , po aq sa dhe sivellezerit e vet islamike eshte , me sa duket , nje jerark i kishes famekeqe greke ne Tirane , qe i eshte bashkengjitur komunitetit me ekstremist reaksionar , lagjes se Fanarioteve te Stambollit ! Shqiptareve nder shekuj , nuk kane dashur te dine , per idjotizmat fetare . Ata jane tallur me te gjitha orvatjet e pushtuesve te huaj , per te ngjizur besimet e tyre ne kete mjedis te virgjer dhe i kane shfrytezuar me pragmatizem per interesat e veta . Eshte kjo arsyeja qe , edhe sot ne Shqiperi njihen 4 besime fetare , por qe ne te vertete ato mbahen me injeksione te fuqishme nga jashte , sepse realisht nuk i pyet kush . Ata , islamiket idjote , qe ngrene bythen lart ne bulevardin Deshmoret e Kombit , e di bota mbare , se nuk jane shqiptare te Shqiperise as nje e dhjeta e tyre . Bile , edhe ajo pjese , perfshire edhe hipokritet politikane , qe jane me te pa cipet , i thith interesi , pragmatizmi , per te perfituar c`te mundin . A i kini pare objektet e kultit te tyre , qe jo vetem ne dite te zakoneshme qe jane “te shkreta ” , qe s`i frekuenton kush , por edhe ne dite festash fetare , jane si ne dite zie ?! Ky eshte realiteti i pa mohueshem fetar shqiptar. Kete detaj ” te vogel ” , por qe perben nje karakteristike dalluese nga popujt e tjere , e shfrytezoi me mjeshteri ne sherbim te kombit edhe Enver Hoxha . Ne themel te ateizmit pagan shqiptar qendronin ilumistet tane te medhenj e te pa vdekshem RILINDASIT , qe kishin si devize te pare : ” Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ” !
      E dime mire , qe e ke te veshtire , por perpiqu ta kuptosh kete te vertete , qe eshte verbuese per idjote fanatike , per komentues si “Pellazgaqis ” !
      Nuk me duket se dallojne shume midis tyre , maqedonasit , nga keta torolloket qe e mbajne veten per helene , por qe te dy palet jane sajime e artifice te krijuara me shume perpjekje e alogjizem ne erresiren e epokes Mesjetare , te cilet dallohen qarte , qe ne veshtrimin e pare , se nuk kane aaaaaasnje lidhje me lashtesine helene , sikurse kane pasur privilegjin e tyre Iliret e pasardhesit direkt prej tyre , shqiptaret !

      • PO , PO
        nuk është gjë tjetër vetëm se një dement!!
        tek dementët,çfar të hedhësh mbin!!
        si pun e mutit!!
        këtij i ka rënë fara e fondametalizmit ortodoks!
        atij turkut me pseudonim arben i ka rënë fara e fondamentalizmit islam!!
        ke dementë tëtjerë që i ka rënë fara e fashizmit e nazizmit!!
        pllellor lal pjellor,nuk ke çi thua!!

  • Januzi te gjeje ndonje teme tjeter per te shkruar.
    Nuk perse ja vesh islamizmin shqiptareve.
    Dhe shqipot nuk kane pse shqetesohen per islamofobine.
    Kane te tjera halle dhe me te medha ne vendin e tyre.
    Ta ruajne veten nga Ramuti se do ju sjelle mijera muslume me preteksin e Rindertimit.
    Ta ruajne veten nga plerat kimike e toksike qe kushedi sa vite kane qe futen, dhe shqipot merren me xhiro e kafe.
    Ta ruajne veten nga koncesionet e PPPte qe po e shkaterrojne shtetin dhe vrasin popullin ne menyre sistematike.
    Te ruajne jeten dhe vendin e tyre pastaj po u ngeli pak kohe e nge le te shkojne e te falen nese ua ka enda.
    Po te ish per mua, nuk u ka dale tymi ne maje te gjithe xhamive e kishave.

  • Në fakt problemi eshte me i madh nga sa duket. Gjate ketyre 30 vjeteve kemi patur politikane injorante duke thene se shqiptaret e Shqiperise jane 70 perqind myslimane duke llogaritur edhe ateistet brenda kesaj shifre. Berisha vajti akoma me larg duke na antaresuar në Konferencen Islamike. Meqenese feja ka qene e ndaluar nga viti 1967 deri 1990, shqiptaret e Shqiperise ne shumice nuk jane besimtare. Ky realitet duhej te vihej në dukje qe europianet te mos llogarisin fene tek ne dhe te tremben sikurse po veprojne tani. Shkurt, shqiptaret i kane bere dem vetes duke genjyer nga frika se po te thone se nuk besojne do te jete me keq se sa te paraqiten myslimane.

  • Keto qe thote ‘Polaku Washintonit” a qendrojne prar a jane kryesore ?.
    .
    Absolutisht Jo..jane thjesht artikuj “trushplarje.

    . Aresyeja kryesore eshte se Europa
    nuk do te fuse ne gjiriin e saj
    “KOKPALARE SHQIPTARE-& BOSHNJAKE’ dhe ky eshte rracizem I paster..leri POrrdhet jonuz !!
    .
    Nese ka dy qendrime kryesore qe Enver Hoxhes qe duhet ti ngrihet Kapelja Sot eshte hipokrizia e perenedimit USA-BE pa perjashtim eshte:
    ..
    1-POSHTRIMI QE PO I BEJNE “PAMVARESISE” KOSOVES QE E KANE LENE GJYSMA GJEL DHE GJYSMA PULE
    .
    2- POSHTRIMI I VENDIT TE GJERGJ KASTRIOTIT DUKE U TALLUR ME PRANIMIN NE BE PER ARESYE RACISTE…O JANUUUUUUZ RACISTE.

    .
    Shenim :komentshkruesi ka qene adoleshent kur Enver Hoxha ne 1967 hoqi mjekrrat e hoxhave dhe prifterinjeve…( u bene dhe gabime qe nuk u konservuan disa objekte fetare me vlere kombetare) dhe sinqerisht u gezova qe u hoqen PERCET-BREKUSHT-SHALVARET DERI FEJESAT QE NE DJEP APO NDALIMI I MARTESAVE ME FE TE NDRYSHME

    .
    Ne kete prizem duke I kerkuar falja nje pjese te vogel besimtaresh te ndershem ne kete situate sot kur autoqefalia e Nolit eshte perdhosur nga koleneli Janullatos..kur te mbysin minaret hoxhallarret dhe bektashinjte-batakcinjte e Baba Mondit ka ardhur koha te themi

    NA FAL ENVER

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.

    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.

    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.

    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.

    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara?

    Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.

    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”
    NE VEND TE MBYLLJES:
    Shqiperia o POLAKU WASHINGTONIT jo vetem qe nuk do te futet ne BE por me sa po shikojme ka nje plan per heqjen e Shqiperise nga harta e shteteve per ta kthyer ne Pupet State..ne shprehje gjeografike qe nuk ka fe ..zot…Krisht apo Muhamet ta shpetoje nese nuk thuhet e verteta dhe aq me shume kur te nxjerrin ty me keto artikuj “Brainwashing”

  • Në Europë nuk ka islamofobi, por ka anti-islam racional, fatkeqësisht tepër i but. Duhet të ashpërsohes, që të mos shpifin pa u ndëshkuar, si ky spekulanti mercenar Bugajski.

    Nëse ma mundësoni botimin e reagimit në gazetë, do të shkruaj një reagim më të kompletuar?

  • Ky fare analisti eshte mire te korrigjoje ose ndryshojne te pakten mbiemrin dhe pastaj te jape leksione ne gazetat shqiptare !

    • Aleksander, levize ose bjeri pak ores se dores, se te paska mbetur ne mesjete! Beju pak me teper dialektik, per t’mos u marre me mure te vjeter mesjetare! Se nuk qendron aty muhabeti!

  • Bugajski thote: “Islamofobia e ditëve tona në Bashkimin Evropian bazohet në të paktën katër frika kryesore – frika nga muslimanizimi, frika nga zhdukja kulturore, frika nga zëvendësimi dhe frika nga terrorizmi.”
    Frika nga myslimanizmi dhe nga zevendesimi jane dy terma mjaft te pergjithshem e te turbullt, qe do duhej te konkretizoheshin. Dhe vete i ashtuquajturi “islamofobi” eshte nje fenomen qe brenda ketyre 15 vjeteve te fundit ka ndryshuar mjaft. Kur flitej per islamizmin, dje kuptoheshin te gjitha vendet e Lindjes myslimane, sot kuptohen vetem individet dhe grupimet fetare shabllone-fanatike, dhe jo te gjithe myslimanet. Kete e pame ne vendimin e fundit te Trumpit, ku amerikanet vete e denuan ate vendim diskretitues. Ndaj ky shqetesim ndaj islamofobise me duket se eshte ekzagjeruar pak si teper.

  • Ekzakt – “Islamofobia e diteve tona bazohet ne te pakten kater pika kryesore – frika nga muslimanizimi, frika nga zhdukja kulturore, frika nga zevendesimi, frika nga Terrorizmi ”
    (Kjo e fundit eshte e para per nga permasat)
    Eshte pra nje frike e shumfishte e europianit bazuar ne realitete historike (Islami ka ardhur me shpate ne Europe ne Mesjete), por me teper ne realitetin e perditshem!
    Islami eshte i pa pajtueshem me c’do qe Europiane! Nuk pajtohet as me qyteterimin, as me kulturen, as me menyren e jeteses europiane!
    Pra Islami eshte nje ciban armiqesor ne Europe. Ky ciban qe nuk mundi te vije ne Europe me shpate ne Mesjete, ka ardhur ne Europe neperjmet klandestineve Afro-aziatike duke perfituar nga nje politike ultraliberale qe i ka sjelle Europes ne gji Terrorizmin Islam! Ky Terrorizem Islam sot kryhet nga Islamike te brezit te dyte e te trete, te lindur ne Europe, me shtetesi europiane, por me mendesi Talebane! Eshte ky fakti qe verteton se Islami dhe Europa jane te pa pajtueshmeri sa te jete jeta dhe se Multikulturalizmi eshte nje utopi!
    Ne Europen Lindore ku qytetaret jane te ndjeshem karshi situates, nuk i kane qasur mercenaret e Islamit ne Europe, klandestinet anonime, dhe kjo i ka mbrojtur nga Terrorizmi Islamik!
    Ne Europen Perendimore ku qytetaret jane indiferente per komshiun qe i ka ardhur nga Afrika e Azia, po provojne te zite e ulirrit ne kurriz nga kjo indiference! Kane provuar akte Terrori Islam, akte vandalizmash e der akte perdhunimesh nga ana e atyre bastardeve Afro-Aziatike “te ardhur per nje jete me te mire”!
    Ky dallim esencial ne Europen Lindore pa Terrorizem Islamik dhe ne Europen Perendimore te kerrusur nga frika e Terrorit Islam, eshte ne realitet dhe treguesi i qarte i nje politike liberale e shkare ne anarki qe i ka sjelle Europes Perendimore zjarrin ne gji, nepermjet te ashtequajturve emigrante, qe ne realitet jane ushtaret e Islamit ne Europe. Tamam si greket ne barkun e Kalit qe u be sebep per djegjen e Trojes mbi 2000 vjet me pare…
    Historia perseritet!

    • Krahasimi yt nuk ka vend fare se shqiptaret jane europiane qe kane shkuar ne vende tjera europiane (Greqi p.sh).
      Kurse Islamiket kane ardhur ne Europe nga prapa diellit me ate te famshmen ‘Allahu-Akbar’ ne tru dhe kane dhene e japin perdite prova te terrorizmit te tyre Islam, te vetmen gje qe sjellin nen sqetull me vehte.

  • muslimanet jane si ai gomari qe e hane ujku dhe thote ishalla jam ne enderr.Hecin shpejte dhe do mberrine nga mesjeta ku jane ne kohen e gurit nese nuk u del dikush perpara.

  • Bugajski o eshte budalla o ben vete. Frika qe shoqeria shqiptare te dale nga binaret e laicizmit eshte reale dhe lidhet me angazhimet ligjore te shtetit shqiptar: Karta e te Drejtave te Njeriut te cilen Shqiperia e ka firmosur bashke me vendet muslimane (bazuar ne Sherihat) dhe futja ne Konference islamike.
    Per shkak te mosperputhjes me legjislacioni europian Parlamenti Europian i ka kerkuar vjet Shqiperise te distancohet nga Karta e te Drejtave te Njeriut sipas Sherihatit.
    Si iu ka shkare ketyre analisteve te Dites qe shqetesohen per Bosnjen dhe Sarajevon apo nuk iu vjen mire?!

  • KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, ju eshte imponuar shqiptareve, me gjak dhe shpate…! Kjo dhune e KOLERES, e ka shpene kombin shqiptar ne kufinjte ekstreme te nje GENOCIDI zhdukes, qe me te drejte ,eshte quajtur …APOKALIPS…! Islamizmi, ne thelb eshte ANTI-KRISHTERIM, kryesisht atij perendimor…! Kjo , eshte shprehur hapur ne librin e tyre te “shenjte”, qe nuk eshte gje tjeter, vecse nje kopje e keqe e Dhjates se Vjeter, dhe nje kundervenie urrejtese dhe inferiore ndaj UNGJILLIT te JEZUSIT…! E thene shkurt, musulmanet e urrejne EUROPEN, per shkak te inferioritetit te thelle ndaj vlerave universale te KRISHTERIMIT…! Ketu ,nuk perjashtohen dhe shqiptaret e zhbere ne ADN-ne tyre…!!!

  • KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, ju eshte imponuar shqiptareve, me gjak dhe shpate…! Kjo dhune e KOLERES, e ka shpene kombin shqiptar ne kufinjte ekstreme te nje GENOCIDI zhdukes, qe me te drejte ,eshte quajtur …APOKALIPS…! Islamizmi, ne thelb eshte ANTI-KRISHTERIM, kryesisht atij perendimor…! Kjo , eshte shprehur hapur ne librin e tyre te “shenjte”, qe nuk eshte gje tjeter, vecse nje kopje e keqe e Dhjates se Vjeter, dhe nje kundervenie urrejtese dhe inferiore ndaj UNGJILLIT te JEZUSIT…! E thene shkurt, musulmanet e urrejne EUROPEN, per shkak te inferioritetit te thelle ndaj vlerave universale te KRISHTERIMIT…! Ketu ,nuk perjashtohen dhe shqiptaret e zhbere ne ADN-ne tyre…!!!……

  • Te Injektosh te tilla probleme fetare ne Shqiperi,dmth,te mos e njohesh fare,fare popullin shqiptar.
    Populli shqiptar eshte ne 90% nje popull laik,jo fetar,qe nuk do t`ja dije per krisht e muhamet,,per disa arsye historike dhe aktuale,ku nuk do te zgjatem.
    Keti pellasgos qe hedh helmin grek ne cdo shkrim do ti pergjigjem prape,qe mos te mbetet gjurme e shputes se kafshes injorante,por te djallezuar.
    Krishterimi ne territoret e Ilirise dhe Epirit erdhi nga dishepujt e pare te Apostujve,qe nuk ishin greke,por cifute.Iliret dhe epirotet si nenshtetas te Perandorise Romake e perqafuan Fene e Re,zyrtare,krishterimin,me qender ROMEN,pas pranimit te kesaj feje nga perandori Konstatin,qe ishte Ilir nga Nishi dhe jo grek.
    Pellasgosi qe ka grumbulluar ne koken e tij ca pallavra grekomane,kujton se qendra e krishterimit ishte Kostandinopoja,meqenese Perandori Kostandin Themeloi kete qytet ne Bizant.
    Eshte Roma o idjot! Sepse perandori Konstandin 20 vjet para se te themelonte Kostandinopojen,formuloi Ediktin e Milanos ku sanksonoi Ligjerimin e Fese se Krishterimit me qender kryeqytetin e Perandoriuse Romen.Qenga ajo kohe,edhe pas themelimit te Romes se dyte ne Bizant,vazhdimisht qender e krishterimit boteror ka qene gjithmone Roma.
    Shqiptaret kudo qe jane nga Moll e kuqe ne Sanxhak
    deri ne Korone te Morese,TERMINOLOGJINE E KRISHTERE E KANE TE PERBASHKET TE HUAZUAR NGA LATINISHTJA ROMANE.
    Kjo vlen edhe per kishen katolike edhe per ate orthodokse.psh.ti pellasgos qe merresh me etimologji.
    Krishtlindjet ne latinisht quhen Kristi natale.
    Si katoliket edhe orthodokset kane nje fjale te perbashket:KERSHENDELLA,qe nuk vjen nga greqishtja,por nga Latinishtja,sepse krishterimi nuk i erdhi shqiptareve nga greket,sepse greket e vertete,nuk u krishteruan,ruajten fene pagane derisa u zhduken nga epidemite dhe dyndjet sllave.(jo ju,sepse ju jeni hybride vllaho-shqiptare te grekezuar nga patrikana grekomane e sulltan Zullapit)

  • dhe sulltan zullapi beri bizantin te…krishter !?!. me i aresyeshem demo djali . gjithsesi krishterimi eshte..NJE . ne boten hebraike, te jezusit te nazaretit, por edhe ne bizant, gjuha e kultures dhe filozofise se mendimit ishte..GREKE . ps . per aresye gjeografike dhe gjenetike rezultoj te jeme me ilir se çdo “ilir”..dhe sjam aspak..grek, por e verteta eshte e…vertete . nuk bene mire mburrja e pa vend . “jepi çezarit ate qe i perket çezarit” . pavaresisht se kemi gjuhe dhe gen qe pretendohen me te vjeter se te grekeve, kemi qene pak me…primitiv .

  • Moj Kocaqi! Sulltan Zullapi nuk beri bizantinet te krishtere,se te krishtere i gjeti. .Sulltan Zullapi te krishteret i beri greke,sepse imponoi greqishten ne kishat e Perandorise Osmene,jo vetem ne Shqiperi.
    Revolucioni Rumun nuk i ka fillimet si kryengritje kunder pushtimit turk,por si mosdurim te besimtareve te krishtere ndaj imponimit te gjuhes greke,Ishte viti 1760 bkur Patriku i Stambollit me ferman te sulltanit,zevendeson prifterinjte rumune me prifterinj greke te ardhur nga Stambolli,qe psallnin greqisht dhe populli nuk i kuptonte.
    Eshte koha kur ne shqiperi dergohet me mison murgu antishqiptar Kozma Etoliani per te imponuar gjuhen greke ne kishat shqiptare dhe per te rrafshuar kishat katolike me FERMAN TE SULLTANIT.Ne nje pikture te kohes murgu antishqiptar eshte fiksuar ne maje te kishes katolike te Himares me kazem ne dore,duke shkallmuar catine.Gjurmet e Katolicizmi te lashte shqiptar ne Himare,Sul,More,i ke te forta edhe sot ne llagapet e banoreve Damiani,Gjika,Gjoni,Pali,GjonLeka etjNe arkitekturen dhe shenjtet e Kishave te Himares,Laberise,Camerise,Sulit,Morese,Epirit.
    Per te zhdukur gjurmet e tradites katolike te Himares,grekomanet e sotem te himares,nxorren nga kisha ne Dhermi,eshtrat(Lipsanine)e Nilo Arbereshit dhe i hodhen ne greminePas ketij veprimi te ndyre,u ankuan ne Athine,se Edi Rama po na prish kishat..

  • Si ne cdo teme edhe kete here nuk ka asnje syrprize:
    te gjithe e mbajne veten per shqiptare te mire por shume pak po tregohen shqiptare. ca turq, ca grek ca ku di une. Ne cdo rast, meqe jemi ne Europe, nuk ka vend per myslymanet ketu, ata kane boll terren nga anadolli e tutje.
    Cudia tjeter eshte se ka akoma njerez te ne qe besojne se shqiptaret e pranuan pa force myslymanizmin?!!!
    Po e pranuan nga halli kur e pane qe po mbyteshin ne lumenj gjaku, gati ne zhdukje. Populli une do ishte 30-40 milion sot po te mos na ishin perzier rruges moronet islamik.

  • Esht shum qesharake kur lexon disa komente te ultra racisteve ti qaj hallin Europes per punen e emigracionit.
    Kur vet shqiprtaret nje popull qe gjithmon kan emigruar.
    Dhe esht akoma me qesharake kur e paraqesin europen si shenjtore I harojn kolonite dhe plaçkitjen ,dhunen barbare qe u kane shkaktuar vendeve afrikane apo te lindjes se mesme ,harojn gjithashtu luftrat fetare ndermjet tyre, apo luften fashiste me miliona te vdekur.
    Dhe tashme qe e ka gjetur qetsine tek homosexuality per te cilet kto ultra racistet çuditerisht nuk thon as nje fjale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *