“Diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e vendit”

redaktor

Prof. Aleko Miho

 

Ka kohë që komuniteti shkencor shqiptar dhe ndërkombëtar ështё kundër ndërtimit të HEC-eve në Lumin Vjosë.

Mё poshtë po japim përmbajtjen e plotë të Peticionit, i cili ka gjetur mbështetjen e rreth 776 shkencëtarëve nga 46 vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe personalitete botërore të ekologjisë lumore dhe menaxhimit të tyre. Është një nga Peticionet më të mëdha të shkencës në ekologjinë e ujërave të ëmbël, në nivel botëror.

Peticioni u nënshkrua edhe nga 129 ekspertë shqiptarë, që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë moderne të vendit tonё.

Peticioni përfundoi që në Nëntorin e kaluar, por dorëzimi tek vendimmarrja dhe shpallja publike u shty për arsye të gjendjes emergjente që kaloi vendi.

Kush do të njihet më shumë mbi Mbështetësit e Peticionit, çfarë kanë pohuar disa nga personalitetet e botës akademike ose çfarë kanë sjellë ata në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar për Lumenjtë e Egër (ISWR 2019) mbajtur në Tiranë në Tetor 2019, ftojmë të vizitoni faqen tonë të FShN.

***

Lumi Vjosë në Shqipëri është një nga lumenjtë më ikonikë në Europë. Së bashku me degët e tij, Vjosa formon sistemin më të paprekur të lumenjve në Europë jashtë Rusisë. Sidoqoftë, Lumi Vjosë është në rrezik për shkak të planifikimit të ndërtimit të hidrocentraleve, si dhe planeve të zhvillimit të infrastrukturës pranë deltës së lumit.

Si ekspertë të peizazheve lumore nga disiplina të ndryshme shkencore, nga hulumtimet i kryera kohët e fundit në pellgun e Vjosës, mbështetim fuqimisht se është urgjentisht i nevojshëm të bëhet rivlerësimi me kujdes i rreziqeve të projekteve të planifikuara të hidrocentraleve në Kalivaç dhe Poçem.

Përveç shkatërrimit të ekosistemeve unike, sipas hulumtimeve të fundit këto projekte:

  • Nuk zvogëlojnë rrezikun nga përmbytjet në rrjedhën e poshtme, pasi digat e parashikuara nuk mund të mbajnë prurje të mëdha ujërash nga lumi;
  • Ndikojnë në zhvillimin bujqësor, duke ulur nivelin e ujërave nëntokësorё, si dhe lejojnë ndërhyrjen e ujit me kripë në rrjedhën poshtë digave;
  • Ndikojnë në zhvillimin e turizmit nga erozioni bregdetar për shkak të mbajtjes së sedimenteve prej digave;
  • Kanë kosto të lartë mirëmbajtjeje të ujëmbledhësve dhe jetë relativisht të shkurtër të tyre, për shkak të ngarkesës së madhe të grimcave të imëta dhe të trasha të sedimenteve;
  • Rritin rreziqet e aktivitetit sizmik në rajonin e Vjosës.

Prandaj, ne shkencëtarët nënshkrues, i kërkojmë Qeverisë shqiptare, përkatësisht Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku të:

1) Bien dakord për një periudhë kohore prej dy vjetësh (2020/2021) për një rishikim të plotë të politikës aktuale të hidrocentraleve në pellgun e lumit Vjosë;

2) Hulumtojnë bashkërisht mundësitë ekonomike për formulimin e një ‘Strategjie të qëndrueshme për lumin Vjosë’ brenda kornizës së planifikimit të menaxhimit të pellgjeve lumore;

3) Krijojnë një “Tryezë të rrumbullakët shkencore për lumin Vjosë” – ku të jenë përfshirë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, në mënyrë që të mundësohet ‘informimi në vendimmarrje’ për çështjet kryesore të identifikuara në lidhje me pellgun e lumit Vjosë;

4) Ndjekin angazhimet politike/ligjore të miratuara nga Shqipëria për të përmbushur konventat ndërkombëtare, si dhe kërkesat e BE-së.

 

*****

Prof. Aleko Miho, Departamenti i Biologjise, FShN, UT. Teksti është kopja e plote e peticionit te fundit, miratuar nga 776 shkencetare vendas dhe te huaj. 

Share This Article
16 Comments
  • Bravo Leko, respekt.

    Respekt per punen e palodhur, profesionalizmin, idealizmin e patriotizmin..

    Pershendetje nga larg

  • I nderuar prof. Aleko Miho
    Meqe i jeni bashkangjitur kesaj ceshtje me lind pyetja dhe shume dyshime e bere nga bindja apo nga nderhyrjet alla shqiptarce?
    Ne radhe te pare vjosa nuk eshte lume vetem shqiptar por edhe grek kur kerkoni qe ne shqiperi te jete nje lum i pa prekur ju dhe ajo tufa juaj pse heshtni kur behet fjale per pjesen greke te vjoses nqs nuk e dini ose beni qorrin pse askush nga ajo kopeja e shkerdhecave nuk proteston qe 80% e ujit te vjoses ne pjesen greke eshte devijuar per ne liqenin e janines?
    Mos me keqkuptoni une jam per nje vjose te pa prekur por nqs ju jeni ato qe thoni clironi vjosen te gjithin jo vetem ne vendin tone

    • ti e ke shkruar gabim pseudonimin tënd
      o huq e dhi
      “80% e ujit te vjoses ne pjesen greke eshte devijuar per ne liqenin e janines?”par disa vitesh u fol për një gjë të tillë dhe më pas u tha se është ndaluar!!
      kanë qënë të njëjtit njerëz që protestuan!!
      por ta marrim si e thua ti!!
      mëqë gërku i ka “qirë nënën” ne ti qijmë dhe babën??
      të paktën të mbrojmë atë që kemi!atë që na ka mbetur atë që varet nga dora jonë!!
      dh emos ju drejto dikujt me “rrespekt” si beqir kur më par i ha mutin!!
      erdoganist leshi!!

    • Verejtja jote do kish vend nese qeveria jone do ishte e interesuar per te mbrojtur Vjosen. Mund ti referohej ligjeve nderkombetare per ujerat dhe lumenjte qe i rregullojne keto procese. Problemi eshte qe ketu luan mafia ballkanike, dhe pazaret e Lumit jane pazaret e gjithe Jugut qe ka bere qelbesira Ramut.
      A e cliron dot profesori Vjosen ne pjesen greke?
      Jo.
      Po ne kemi detyre te mbrojme pjesen tone nga kriminelet e shtetit, dhe te merremi me vone me pjesen greke nese kemi te ndenjura.

  • Po u shketarrua Biodiversiteti dhe Biotopi i nje Lumi gjthe natyra qe gjindet perqark behet shkretetire ku as karkalecat e gjinkallat nuk jetojne dot.Imagjino lulet,bimet,sidomo blete dhe fluturat qe ndihmojne ne polenezimin e flores.
    hapni nje peticion edhe per shqiptaret ne emigrim te cilet jane me te ndjeshm karshi kesaj menxyre dhe padrejtesie barbaresh dhe politikanesh hajdute dhe pushta.

    • AVASH – AVASH ZHAPIK. MOS MER YXHYM.
      Devijimi i nje lumi (Vjosa ne kete rrast), nuk e perpin ujin por e devijon.
      Gjallesat dhe NJEREZIT Jane po’ aty rrotull, me gjith zhapiket.
      Mua me Revolton Evropa, qe i ka shperfytyruar shtreterit e lumenjve te eger; per nevoja energjitike dhe vaditje; dhe tani alarmohet e na ben moral.
      Hidrocentralet, ne fund te fundit, krijojne basene ujore; qe kane dhe ato bukurine e l’everdine vet.
      Sa i perket turizmit kjo gje eshte teper e demeshme.
      Duhet bere llogarite mire, kush vlen me shume: nevojat energjitike apo ato mjedisore (turizmit i jashtem e i brendeshem).
      Per Valbonen nuk ka asnje dyshim- bukurija natyrore mbi te gjitha; AQ me teper qe prodhimi i energjise bio eshte me ” bollek”, ne ato ane; kurse jugu, duhet ta marre nga veriu me humbje serioze ne linjat e transmetimit.
      Me bejme pershtypje llafolloget “ambientaliste” RRUFJANE qe heshten kur Saliu dha koncesionet per Valbonen apo Tecin me qymyr neVlore. Tani ulurij
      Me dashamiresi shakaja ne fillim.

      • Me avash e kam O Shefqet me shume javash a kam,
        simbas njohurive qe ke,njeriu ka zotesi dhe fuqie te shkoje kundra ligjesise natyrore.
        Eh mor Shafqet sthone me kot qe njeriu i verber i duket vehtjia si perendi (larg qofte or shefqet).
        Shefqet or vella mbi fuqine e natyres nuk del dot njeri ah,te shkulurit nga trute bejne çudira,si me lumin si me uraniumin,si me qymyrin,si me petrolin etj…
        Or Shefqet me javash ja kam mar e mos u tut bre burr sepse Shefqeti me idete e tija edhe qiellin e le pa ushkurr.
        Shko lexo mbi fuqine e natyres Sheqo,shko lexo mbi biodiversitetin o Sheqo,shko hap syte per biotopin qe te shohesh sa kush i del i humbur nga te kater konet,bukurite dhe perfitimet e tjera apo Shefqo me poturet e çjerra.
        Shko ne Tchernobil o Shefqoqe ta kuptosh se çfare don te thote shenjteri natyrore.
        Shefqo TECI hidraulik te hap vete varre,kendej nga fshati im po i mallokjne siç malkoheshin heretiket dikur,ndaj as per rezerve ushqimi si quajne me sepse ai perfitimi turistik qelb era uje kenete.
        Po or Shefqet eshte liqeni ai qe ka krijuar lumin dhe jo e kunderta,eshte hidrocantrali meme e natyres dhe jo e kunderta.
        Shefqo shko ble aksionet(letra me vlere)se kur ta vihet ne funksionim varri hidrocentral do ju shtohet vlera e do ngelesh me gjisht ne goje,oShefqo.
        Ti them keto llogje o Shefqo meqenes je pak me kulture,si jo zdo kisha marre mundimin te te pergjigjesha,ndaj o Shefqo kush prek natyren per çfare do lloj qellimi zben gje tjeter veçse mbjell shkaterrim,sa per ekollogjistet,te verdhet apo te kuqte as qe me lodhet me truri per ta,sepse ketej ulurasin e pellasin,sepse gjithesecili sheh se çfare llokme do bjeri ne sahanin e tyre.
        Te kam mik e te kam vella o Shefqet ndaj po ndalem me kaq ne opinionin tim,ndaj i nderuar Zoteri lexo pak me shume qe te kuptosh se çfare krimi behet kur preket natyra,e per kete po te jap nje video te vockel mbi mushkerine me te madhe Amazonine se çfare mizorie po i behet dhe si po ja shperblen kete bamiresi amazonia rraces me kafsherore njeriu.
        Shikim te mbare o Shefqet e respekte te dergoj nga europa sataniste.

        http://deforestation-amazonie.e-monsite.com/pages/les-causes-de-la-deforestation.html

        https://www.youtube.com/watch?v=OKFii6d6vPk

        https://www.youtube.com/watch?v=gRJBuM7qjQ0

        https://www.youtube.com/watch?v=w9RxnuBiFbg

        https://www.youtube.com/watch?v=IDgDWbQtlKI

        https://www.youtube.com/watch?v=Zy0wbPh5r4Y

        https://www.youtube.com/watch?v=jPF6ccgLf_k

        http://www.cadtm.org/spip.php?page=imprimer&id_article=16569

      • Hap syte e lexo o Shefqo,perdore google translate per ta perkthyer,sepse nuk bej dot arshivistin dhe perkthyesin njekohesisht o Shefqo,per respekt po te perkthej nje rreshte.

        Grâce à leur géographie montagneuse et à une moindre industrialisation (comparée à l’Europe occidentale), les Balkans possèdent une nature sauvage dessinée par des rivières impressionnantes : 69 espèces de poissons autochtones y vivent dont le saumon du Danube, en phase de disparition. Et récemment, en Albanie a été découvert une espèce de plécoptères et d’un poisson encore inconnus de la science.

        para pak kohesh ne Shqiperie eshte zbuluar nje specie qe quhet miza e gurit (qe quhet edhe perla) dhe nje peshk (specie) akoma i pa njohur nga shkenca.

        Kaq mund te bej per ty or Shefqet,ah po te jap dhe adressen e faqes se artikullit ne fjale.

        http://www.cadtm.org/spip.php?page=imprimer&id_article=16569

        LUMENJTE e Shqiperise jane Eldorado e hajduteve me kollare dhe kostume Krsition Dior.
        Rrofte demokracia or Shefqettt…!
        Zhapiku ndaj e hap gojen or Shefqet sepse e ka te qarte qe eshte me i egere se sa zhapiku i vertete,kafsheve ne i hame mune or Shefqet,sepse kafsha me e eger ne bote jemi NE or Shefqet dhe biles te autoproklamuar “njeri human”,sa kopil eshte kafshe me dy kembe as sa ka mençurine te autoproklamohet”HUMAN”.
        Ha,ha,ha…!

  • Pushteti i di te gjitha,
    Kryeministri idiot i di te gjitha
    Zullapet,bossa,katundare,maloke,hajdute,drogaxhij,kriminele,trafikante,qe NDRYSHE QUHEN BIZNESMENE,,edhe ata i dijne te gjitha,
    Prandaj profesor Aleko,kot je munduar.
    Vetem dhunen kuptojne,jo arsyen shkencore.

  • Zoti prof.Aleko!Ne se je kopetent ne keto gjera ,perse na tregon 776shkencetaret?Kjo gje behet per te mbuluar nje mashtrim.Kuq e zi ka te drejte.Nuk e dime ku qendron hileja se asnje shqiptar e “pseudo “shkencetar I kuzhines Sali-Rama nuk eshte per ti besuar.Ne po na iken jeta duke u zvarisur ti na tregon pralla.

    • Per cfare ka te drejte Kuq e Zi?
      Problemi grek eshte problem grek.
      Problemi shqiptar eshte problem shqiptar.
      Ti plere ramiste nuk e ke hallin se banoret do thahen per uje, tokat do thahen nga kripa, qe i vret te gjitha pemet dhe bimet, dhe kafshet do thahen, ose do permbyten
      Nga mutin vete dhe i qan hallin Greqise.
      Eshte e vertete qe problemi i lumit ne Greqi do ishte ngritur nga qeveria shqiptare, Po qeveria shqiptare eshte kurve e Berishes dhe e grekerve dhe serbeve.
      Dhe e maqedoneve. Mos harro se i ka falur lum Radikes. Pak metra kub per seconde. Kete deklaroi Ramut ndyresira.
      Prandaj kur vepron qeveria si Berisha, cfare muti ke qe ankohesh per Berishen?
      Jeni njelloj, muter dhe plera, dhe beni sikur ju kermat e Ramutit keni parime.
      Dava qelbesirash

    • lali
      në radhë të parë,
      janë lumenjt që krijojnë rërën e detit!
      në vëndet ku ka hidrocentrale ajo fillon e zhduket!!
      në radhë të dytë
      ke lumenj “specialë” me ujra dh e faun të veçantë!!
      e treta dhe e vërteta
      këta hidrocentrale nuk bëhen se duhen,por se duhet të futen paratë në xhep të politikës!!
      nëse ti pyetjen që shtron e ke nga budallallëku!?
      më vjen keq!!
      nëse e ke ngaqë mbështet ramën,si një nga bythëlëpirësit e tij!?
      kujtohu se para 7 vjetësh ishte ai,ti dhe unë që i vërsuleshim saliut!
      sot për fat të keq kam mbetur unë,se dhe saliu është për hidrocentralet!!
      shpresoj që kjo që të shkruajta të jetë një pasqyrë ku të mund të shikosh pizgën që i hedh fytyrës tënde!!
      njerëz si ti janë vetvrasës pa përfitim!!ashtu thjeshtë për të ngrysur ditën!!

    • Nuk eshte ptt et oblemi i njebretkoce po i gjithe jetes perreth se nuk existon mesepse thahen: shko shiko ku e ke sot lumen qe e futen ne tuba : u tha vendi perreth edhe duhet qindra vjet te rikthehet jeta endej! E per cka , per disa kw qe prodhohen vetem kur mjafton uji!

  • Profesori nuk thote se sa leke merr per te bere blaaa, bllaaa, blaaablaaa.

    Ku ishte ky profesori kur shkaterroheshin lumenjte e tjere te shqiperise?.

    Mos eshte ky nga ata profesoret qe thoshin se ne kapitalizem vdesin per buke, dhe shqiperia ndertonte me sukses socializmin shkencor???

  • Faleminderit Gazetadita per postimin. Shoh se ka trazuar ca mendje! Kush do të njihet më shumë mbi mbështetësit e Peticionit, çfarë kanë pohuar disa nga personalitetet e botës akademike ose çfarë kanë sjellë ata në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar për Lumenjtë e Egër (ISWR 2019) mbajtur në Tiranë në Tetor 2019, ftojmë të vizitoni faqen tonë të FShN: http://www.fshn.edu.al/home/ISWR-2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *