Fajon: Azilkërkuesit e rremë mund të na detyrojnë të kthejmë regjimin e vizave

anazapta

Tanja Fajon paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për disa vende ballkanike, kjo për shkak të shtimit të numrit të azilkërkuesve gjatë muajve të fundit. Raportuesja e PE-së tha se janë shtuar shifrat e azilkërkuesve të rremë, çka mund të çojë në rikthimin e regjimit të vizave.

“Sipas informatave në lidhje me numrin e azilkërkuesve të rreme, ata janë më shpesh qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjes, kohët e fundit. Problemi më i madh ka qenë gjithë kohës me pakicat, kryesisht rome. Kjo është një situatë shumë e ndjeshme dhe ne kemi nevojë ta zgjidhim së bashku dhe në dialog me Brukselin”, tha Fajon, duke shtuar se BE aktualisht po e shqyrton si mundësi rikthimin e vizave për vendet problematike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *