Frika nga koronavirusi, qytetarët me maska në rrugët e Tiranës

J L

Të painformuar mirë, apo në mungesë të masave specifike për t’u mbrojtur, në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë filluar të marrin masat ndaj koronavirusit që ka “mbërthyer” shtetin fqinj Italinë dhe ku deri tani raportohen 5 viktima dhe mbi 200 të prekur.

Duke qenë se jemi kaq pranë Italisë dhe lëvizja e qytetarëve vazhdon të jetë e lirë, përpos masave të shtuara në pikat kufitare skepticizmi i shqiptarëve ekziston.

Ndërkohë bëhet thirrje për mos përhapje paniku nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, pasi nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë.

Ministria bëri thirrje që të priten vetëm informacione zyrtare dhe të mos besohen lajmet e rreme që qarkullojnë në rrjet.

Herë herë në rrugë sheh qytetarë që ecin me maska, madje maska të thjeshta, të cilat sipas ekspertëve nuk arrijnë ta filtrojnë ajrin dhe nuk sigurojnë mbrojtje ndaj virusit.

Edhe nëse do t’u drejtohen farmacive për të marrë maska, nuk do të gjejnë asgjë.

Burime bëjnë me dije se shumë prej farmacive në Tiranë nuk kanë maska për të pajisur qytetarët.

Tregu ka mungesë edhe maskash të thjeshta, por edhe të atyre me karbon.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Eh c’e ka zene taksirati ngado kete Popullin shqiptar,
    ne nje ane koronavirusi, termeti, varferia bere mullar,
    ne ane tjeter taksirat mbi taksiratet, Ed Rama gomar,
    hap Populli i shkrete dollap te bukes, i del kokrra miut,
    ndez te flamosurin TV e na del nat&dit kok e Ramziut.

  • Mos eshte mire qe te pezullohen tragetet qe vijne nga Italia? Kete po e ben edhe Austria e cila nuk lejon trenat nga Italia te hyjne ne territorin autsriak. Nuk eshte ceshtje paniku, po vet Italia po ndalon hyrje-daljet nga provinca te caktuara italiane. Lombardia, Venecia e ndonje tjeter jane te deklaruara si zona ku ka perhapje te ketij virusi epidemik.

  • Pezulloni hyrje e daljet nga Italia o shtet shkerdhate. Mburreni si kerma tani, ashtu sic u mburret para termetit.
    Jane te banueshme u thate banoreve, dhe i vrate ne 26 Nentor.
    Corona nuk do marri vize per Shqiperi. Hajvane.
    Parandalimi eshte mjeti me efektiv, se po plasi, lumi qe i mori njerezit..

  • Koronavirusi eshte GRIP !

    Koronavirusi nuk i hyn njeriu me zor ne shtepi, ate e sjellin ne shtepi vete njerezit.

    Mbrojtja me e forte nga koronavirusi eshte LARJA E DUARVE.

    Disifektimi i duarve behet me cdo product qe permban 70% alkol, nga alkoli thjeshte deri tek disifektantet ne forme xheli.

    Siperfaqet (dysheme tavolina) disifektohen me solucione ose pastrues qe permbajne 0.5% hipoklorit natriumi NaOCl. Lahen me kete solucion dhe lihet te thahen

    Mbatja e maskave ndihmon po nuk menjanon infektimin nga coronavirusi

    Vitamina C forcon barrieren nderqelizore duke veshtiresuar shperndarjen e koronavirusit ne organizem.

    Ashtu si edhe GRIPI , koronavirusi bllokon mushkerite duke prekur me rende ata qe kane probleme me mushkerite.

    Nqs keni temp te larte, rrjedhje hundesh izoloni veten dhe kerkoni ndihme mjekesore.

    Evitoni dyndjet ne spitale dhe ambulanca. Ato jane qendra te shperndarjes se cdo virusi.

    Ashtu si dhe gripi edhe koronarovirusi nuk ka mjekim te shkaktarit. Mjekimi i pasojave behet me paracetamol, dhe brufen te alternuar cdo 6 ore, lengje me shumice , vitamina ,sidomos Vitamine C.

    Si cdo epidemi virale respiratore situata e pergjithshme epidemiologjike do 2-3 muaj qe te shuhet

  • Larja e duarve kur dikkush te kollitet aty prane eshte zero efekt ! Transmetimi eshte me dore po sidomos me ajr! Pra mask per ato qe kolliten po!
    Perndryshe njerezet qe jane ne zonat e prekura apo qe vine prej ketyre zonaveduhet me mat temperaturen 2 here ne dite 14 dite minimum edhe te mbyllen pa kontakt direkt me te tjeret ne qofte se kane temperature e te lajmerojne mjeket specialiste se kane zjarrmi e vine prej nje zone me rezik koronarovirus qe ato mjeke e ambulanca te marrin masa mbrojtjse per veti gjate vizites d transoprtit deri ne dpitalin e hapur nga ministrija per keto pacifnte.
    Larja e duarve per te gjithe, cdo here, jo shtrengim duarsh e perqafime kur takohemi gjate epidemise nje here per nje here!

  • PERSE SHTETI NUK I ARRESTON NJEREZIT QE SHETISIN ME MASKA DHE ATA QE BEJNE KONTROLLET NE PIKAT DOGANORE QE PARAQITEN GJITHASHTU ME .MASKA . A NUK JANE DHE KETA TE BARABARTE ME VEPRIMET QE BERI AJO SHKOLLA QE JU HOQ LICENCA PER PERHAPJE PANIKU DHE QE MINISTRJA KERKON TI HEDHE NE GJYGJ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *