Ministri i Mjedisit dhe njëkohësisht një nga drejtuesit kryesor të LSI-së ka deklaruar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Bashkisë së qytetit të Durrësit. I ftuar në emisonin Tonight Ilva Tare, Koka ka është shprehur se si mund të marrë drejtimin e bashkisë së qytetit të tij të lindjes si dhe lëvizjet e mundshme të deputetëve drejt LSI-së. Po kështu Koka, ka kritikuar edhe Kryeministrin Rama, sa i përket menaxhimit të opinionit publik për mundësinë e ardhjes së armëve dhe mbetjeve kimike të Sirisë.
Gjatë emisonit Koka ka deklaruar se Shqipëria prodhon në vit 1 mln 350 ton mbetje, ku 1 milion ton janë mbetje urbane dhe 350 ton mbetje inerte.
Tare: Duhej bërë diçka më shumë për ta menaxhuar këtë situatë, si nga qeveria, nga ju si Ministër i Mjedisit me ambientalistë dhe të punohej pak më shumë, sepse dhe ata burimin më të madh të informacionit e kanë patur nga interneti . Mund të ishte punuar ndryshe për ta informuar opinionin publik që të mos dilnin njerëzit në rrugë krejtësisht në panik, të painformuar?
Koka: Në fakt, opininet janë të ndryshme, sigurisht duhen mirëkuptuar. Në dijeninë time, Kryeministri shqiptar rreth datës 5 të këtij muaji komunikoi në mbledhjen e qeverisë pikërisht bisedën që ka patur me sekretarin amerikan të shtetit për një propozim të bërë nga SHBA për të eleminuar në Shqipëri një pjesë të lëndëve kimike ku demontimi ishte bërë në Siri dhe pjesa tjetër do të bëhej, nëse mund të bëhej në Shqipëri. Për këtë Kryeministri shqiptar informoi në mbledhjen e qeverisë dhe ishin në negociata për të diskutuar se ç’përfaqësonin këto lëndë kimike, pasi ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme për ti eleminuar, cila do të ishte mënyra për ta përballuar këtë dhe pikërisht ky qe ndoshta dhe momenti, sepse në rrugë ligjore dhe normale Kryeministri shqiptar do ta bënte në fund të diskutimeve që do të kishte me SHBA, do ta bënte prezent në kabinetin qeveritar dhe më vonë në parlament dhe unë besoj se kjo do të ishte rruga normale. Reagimi qytetar erdhi pikërisht në këtë fazë ku Kryeministri shqiptar akoma s’kishte përfunduar në mënyrë definitive negociatat me SHBA. Këto janë diskutime ku unë besoj se do të ishte Kryeministri shqiptar që do të negocionte. Ai ishte i mandatuar për të bërë negociata të këtij niveli. Nëse do të kishte filluar më parë negociatat me struktura të ndryshme, qoftë me aleatë, qoftë me grupe të ndryshme të interesit unë besoj që gjërat do të ishin më normale dhe diskutimi do të ishte më i paqtë. Nuk do të mbërrinte në këto nivele dhe rrezikshmëria nuk do të ishte në ato nivele të cilat në datën 15 u transmetuan në opinionin publik.
Tare: Ka zëra se do të ketë lëvizje në grupet parlamentare, mund të ketë deputetë që kalojnë nga një grup parlamentar në tjetrin. Veçanërisht LSI është partia e përmendur më së shumti në këto takime të mundshme që po zhvillohen me disa deputetë. Jeni në dijeni të këtyre?
Koka: Nuk jam në dijeni të lëvizjeve të mundshme që mund të ndodhin. Nuk do të jetë risi nëse ndodh, sepse në parlamentin shqiptar në vitet e fundit kanë ndodhur në fakt lëvizje deputetësh. Nuk do ta konsideroja anormale por gjithsesi unë nuk jam në dijeni dhe nuk mund të flas për gjëra konkrete.
Tare: Do jeni kandidat për kreun e bashkisë Durrës në zgjedhjet e ardhshmeme? Është shpejt, ndarja e qyteteve do jetë pasojë e një marrëveshje politike.
Është shumë shpejt për të folur për këtë, gjithsesi nuk jam unë që mund të flas. Unë bëj pjesë në një formacion politik dhe sot ky formacion është në aleancë me një tjetër forcë politike. Ndarja e qyteteve do jetë pjesë e një marrëveshje politike ndaj është shumë shpejt ta mendoj sot. Tani ndihem i vullnetshëm për t’i shërbyer vendit dhe për t’i shërbyer edhe Durrësit nëse do më kërkohet.

REZIL, BETER, MEDET!
Mafia e cigareve te Ilir Metes kerkon te marre nen hyqem edhe portin me te madh te vendit. Mafiozet Koka e kane vendin ne burg dhe jo te behen ministra kryetar bashkie. Shqypnia po imiton jo RILINDJEN por Malin e Zi me kontrabandistin nderkombetar Xhukanovic qe e kerkon Interpoli ne brimen e Miut.
REZIL, BETER, MEDET!
Merri Lefter ,merri …ju more motra dhe vajza …kta te bene minister
tani merru bashkine dhe shtepine …do te therrasin ..babe
do ndajne qytetet ..ne zgjedhjet administrative ..do i ndajne se i kane te mamave
F.KONICA
SHQIPTARET JANE TE GJITHE SHPIRTROBER !
Ne ju futem liderin tuaj sali qe eshte komunist safi ,ti flet per koken qe eshte biznesmen i suksesshem ?