Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– Kreshnik Budlla banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike.
– Fatjon Laze banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.
Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.
o.j/dita

sa është numri i serisë sot se më ka dalë nga radha!
tipike gjithnjë 2,as një as tre!
vetëm dy!!
skenari edvin rama
regjia eDrama
muzika palloshi i tironës
kostumet dobiçi i burgajetit
një nga interpretueset goca bjondinë me syze të dhedha!!
ky ja kalu dhe mamaqirit!!
Anticensure-mik i rrugaceve:
C’rendesi ka numuri :rendesi dhe ka PERMBAJTJA DHE REZULTATI.
Po si nuk ka rendesi o palle. Me dy e nga dy duan tre vjete te kontrillohen te gjithe. Pse nuk u çohet te gjitheve njeheresh apo qe te zgjase show sa me gjate