Kate Moss pritet që të nderohet me një çmim special nga Mbretëria Angleze (Order of the British Empire OBE).
Supermodelja 39-vjeçare e cila së fundmi është bërë pjesë e kontribuuesve të revistës “Vogue”, do të nderohet me çmim nga Mbretëresha Elizabeth për karrierën e bujshme që e ka ndërtuar në industrinë e modës. “Ishte dëshira e Kate që të jetë pjesë e ceremonisë.
Ajo tashmë ka takuar Mbretëreshën dhe ka simpati të veçantë për familjen mbretërore. Ajo do të nderohet për kontributin e dhënë modës britanike”, ka deklaruar një burim i të përditshmes “The Daily Star”.
