Qetësia e Milanos këto ditë dhe paniku që po na dëmton

Ornela

Entela Resuli

Anita Likmeta është shqiptare dhe jeton në Milano.

Ajo na tregon se jeta në lagjen e saj duket sikur ka ndalur. Gjithçka është e boshatisur dhe lëvizjet janë të pakta.

Sipas saj, paniku është më i madh se sa pasojat që po lë koronavirusi që ka prekur vendin fqinj.

Në këtë intervistë në Dita, Likmeta tregon se si po i përjeton këto ditë dhe çfarë mendon ajo për situatën e krijuar.

 -Anita, na tregoni pak më tepër ku jetoni aktualisht dhe si është situata aty?

Unë jetoj në Milano dhe situata që po përjetojmë në këto ditë është me tension të madh. Njerëzit kanë frikë, dyqanet janë të stuhishëm. Ndërkohë autoritetet janë duke u përpjekur për të menaxhuar gjërat më mirë edhe pse kjo infodemi, të krijuar nga massmediat, ka ndihmuar për të përhapur këtë histeri masive që sigurisht nuk ndihmon.

-A mund të na e përshkruani situatën në lagjen ku ju jetoni?

Në lagjen time ka një qetësi që nuk kam parë kurrë më parë, për shembull. Nuk ka kaosin javëve të fundit për shkak të Fashion Week, njerëzit janë të mbyllur në shtëpi dhe vizitat në vendet publike janë shumë të kufizuara. Në zonën time, dyqanet mbyllen në orën 6 të mbrëmjes, dhe restorantet janë bosh. Shkurt, kjo është situata, por në të vërtetë këto qëndrime janë masa paraprake nga qytetarët.

-A ka panik dhe si po përballohet?

Po, ekziston një histeri masive e pajustifikuar, sidoqoftë njerëz të frikësuar mund të jenë, fakti është se numri i të infektuarve është i kufizuar në krahasim me skenarin që fillimisht imagjinuam. Ky panik dëmton vetëm ekonominë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Shpresojmë që ky terrorizëm mediatik drejt armikut të padukshëm do të përfundojë së shpejti.

-Kemi parë që shumë supermarkete janë boshatisur… a nuk duket pak si gjendje lufte…

Fatkeqësisht, kjo ndodh kur gazetat dhe televizionet minojnë sigurinë e njerëzve. Të kesh frikë është legjitime, natyrisht më bëri efekt të shoh raftet e supermarketeve ku unë bëj pazar plotësisht bosh. Një lloj filmi horror që të gjithë ne po e përjetojmë live.

Anita Likmeta

-Po ju vetë a ndiheni e rrezikuar?

Sinqerisht, zero. Nëse ka një gjë që vendi im, Shqipëria, më ka vaksinuar, është terrori kundër kaosit. Për mua është një histori e parë tashmë, në një kohë tjetër, jo shumë larg.

– Sa reale ju duket si gjendje dhe sa e sitisur?

Personalisht nuk e konsideroj më shumë ose më pak të rëndësishme sesa pneumonia ose gripi sezonal, nëse shikojmë në të dhënat vdekjeve nga gripi në Itali janë 200 persona në muaj. Deri më tani, shtatë vdekje nga coronavirusit dhe janë të gjithë të moshuar.

-Sipas jush nuk duhet të egzistojë kjo frikë?

Jo, nëse shfaqen simptoma të gripit dhe keni qenë në kontakt me njerëz që udhëtojnë shumë, telefononi numrin e urgjencës. Ata do t’ju marrin në shtëpi, mos shkoni në spitale sepse situata mund të përkeqësohet me përhapjen e virusit.

-Personat që kanë humbur jetën në Itali janë të moshuar,  si e komentoni këtë fakt?

E thjeshtë, të moshuarit kanë një sistem imunitar më të dobët dhe për këtë arsye janë në rrezik.

-Si po e trajton media italiane çështjen e Koronavirusit dhe çfarë thonë a ka gjasa që virusi të përhapet edhe me tej?

Çështja nuk është menaxhuar mirë nga fillimi. Kontrollet duhej të bëheshin që nga janari. Problemi pas këtij keqmenaxhimi do të jetë që të përmbajnë dëmet që do të ndikojnë në ekonominë italiane. Dhe do të jetë një llogari e kripur për të paguar. Sidoqoftë, jam e sigurt se shtetet e tjera evropiane po fshehin të infektuarit nga koronavirusi në mes pacientëve me grip normal dhe kjo për të mos rritur kaosin dhe për të krijuar mbyllje në tregje ekonomike.

-A njihni shqiptare të tjerë, dhe si po e kalojnë këtë situatë?

Si italianet edhe shqiptaret, janë duke përjetuar të njëjtin film.

-Ishte e përgatitur Italia për këtë situatë?

Asnjë Shtet nuk është de facto, për këtë arsyeje e quajnë si një emergjencë kombëtare-botërore.

-Ju vetë jeni në shtëpi apo vazhdoni jetën normalisht?

Unë vazhdoj të bëj punën time, jetën time normale. Siç thashë më parë, nuk kam frikë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *