Shaban Murati
Ndonëse nisma e Serbisë për krijimin e një blloku të ri të vendeve të Ballkanit perëndimor të udhëhequr prej saj ka pesë muaj, që u përurua, asnjë nga shtetet anëtare dhe zyrtarët e Bashkimit Europian nuk kanë denjuar të thonë qoftë edhe një gjysmë fjale për nismën serbe, me të cilën janë inamoruar Tirana dhe Shkupi. Në 24 shkurt 2020 u mbaj në Selanik Konferenca e nivelit të lartë të ministrave të jashtëm për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor me titull “Nga Selaniku 2003 në Zagreb 2020”, ku u trajtuan proceset dhe perspektiva e integrimit europian të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në deklaratën e përbashkët të kësaj konference të ministrave të jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të presidencës kroate të BE dhe të përfaqësuesve të tjerë zyrtarë të lartë të BE, ndonëse rreshtohet një përmbajtje e gjatë prej 14 pikash, nuk përmendet as një fjalë dhe as një germë për të ashtuquajturin “mini Shengen” të nismës serbe. Në këtë deklaratë të përbashkët gjendet hapësirë për të përmendur nisma rajonale si ajo Adriatiko-Joniane apo nisma e Danubit, por nisma serbe e të ashtuquajturit “mini Shengen” nuk haset asgjëkundi.
Është një dëshmi e qartë diplomatike dhe publike se Bashkimi Europian nuk e njeh këtë lloj nisme individuale të Serbisë. Është provë e qartë e një qëndrimi europian se nisma e Serbisë për “mini Shengenin” nuk ka asnjë lidhje me integrimin europian, por ka të bëjë me integrimin serb të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është një provë e qartë se Bashkimi Europian jo vetëm nuk e lejon të përmendet nisma serbe në një deklaratë të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që hartohet nën drejtimin e BE, por nuk lejon as shtetet e dalldisura me nismën serbe si Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të përmendin të ashtuquajturën nismë në deklaratën e përbashkët, që e kanë firmosur gjashtë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Konferenca e nivelit të lartë ministerial dhe deklarata e përbashkët e BE dhe e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e miratuar në Selanik, është në fakt një goditje e drejtpërdrejtë për nismën serbe të të ashtuquajturit “mini Shengen” dhe për klakerët e saj filoserbë.
Duhet thënë se që në fillim të shpalljes së nismës serbe në samitin trepalësh të tetorit të kaluar Serbi, Shqipëri,Maqedonie Veriut në NoviSad, Bashkimi Europian pati rezerva dhe dyshime ndaj saj. Pati rezerva të mëdha, sepse ishte një nismë alogjike, në një kohë që BE nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kancelares gjermane Angela Merkel kishte nisur që në 2014 ”Procesin e Berlinit” për Ballkanin Perëndimor. Nisma serbe ishte jashtë linjës së BE, por edhe në kundërvënie të hapur me procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor të udhëhequr nga Brukseli. Nisma serbe me devizën e çuditshme të presidentit serb se “nuk kemi nevojë për tutorët e BE”, tingëlloi si lëvizje separatiste ballkanike, që kërkonte të zëvendësonte integrimin europian me integrimin serb të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bashkimi Europian nuk e përkrahu asnjëherë zyrtarisht nismën serbe edhe për faktin se shteti, që e ndërmori atë nismë po integrohej më shumë me Rusinë, siç dëshmoi anëtarësimi i Serbisë në 25 tetor 2019 në “Unionin Ekonomik Euroaziatik” të udhëhequr nga Moska. Por separatizmi dhe përmbajtja e nismës serbe dhanë sinjale të qarta se projektimi dhe objektivi i kësaj nisme ishin në funksion të strategjisë hegjemoniste të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.
Në Bruksel e kuptuan që në fillim se nisma serbe e të ashtuquajturit “mini Shengen” ishte vazhdimi dhe në funksion të krijimit të një forme të re të Jugosllavisë nën udhëheqjen e Serbisë ose krijimi i një Serbie të Madhe. Vetë presidenti i Serbisë Vuçiç, sapo u zgjodh në prill 2017, deklaroi publikisht se projekti i tij është “rikrijimi i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Tirana dhe kryeqytetet ballkaniko-perëndimore bënë sikur nuk e dëgjuan, por konfirmimi i thelbit të projektit me emrin “mini Shengen” erdhi shpejt. Në datën 23 shkurt 2020 presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pohoi në televizionin serb se “në drejtim të Serbisë ka akuza nga Mali i Zi se Serbia ka qëllim që të rrëzojë autoritetet në Mal të Zi dhe të vazhdojë politikën e Serbisë së Madhe”. Presidenti serb i referohej deklaratave të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili në datën 14 shkurt theksoi se “Beogradi po përdor Kishën Ortodokse Serbe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi. Kisha Ortodokse Serbe është një nga instrumentet e rëndësishme të përdorura nga ideologët e nacionalizmit të Serbisë së Madhe kundër Malit të Zi dhe pavarësisë së tij, kundër identitetit të tij kombëtar, kulturor, fetar”. Akuzën për strategjinë e krijimit të Serbisë së Madhe e bën presidenti i një shteti anëtar të NATO-s dhe shtet kandidati BE, që ka hapur bisedimet e pranimit me të, siç është Mali Zi, të cilit Serbia i ka bërë ftesën për t’iu bashkuar bllokut rajonal serb me emrin “mini Shengen”. Kryetari i një shteti tjetër ballkaniko-perëndimor, i Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komsiç, shtet të cilit gjithashtu Serbia i ka bërë ftesën për t’iu bashkuar nismës së saj të “mini Shengenit”, në 16 shkurt në Vatikan, deklaroi se “Mesazhet e Dodikut nga Beogradi, ku shumë qartë dhe në mënyrë të paturpshme deklaroi se qëllimi i fundit i asaj politike është prishja e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe të krijojë një Serbi të Madhe, për fat të keq hasën në një miratim të heshtur nga Aleksandër Vuçiç”.
Pra presidentët e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, paralajmërojnë Europën dhe botën se qëllimi i Beogradit është të krijojë Serbinë e Madhe. Është një alarm shqetësues diplomatik i nivelit të lartë, të cilin BE nuk mund të mos e konsiderojë, sepse vjen nga dy shtete, që kanë vuajtur sundimin e Serbisë mbi 80 vjet dhe e njohin mirë atë.
Portali i mirënjohur “euroactiv.com” shkruante në 27 janar se edhe “Bullgaria, anëtare e BE dhe fqinj ballkanik, nuk e pëlqen nismën serbe, sepse duket një përpjekje për të ringjallur disa forma të Jugosllavisë ose të Serbisë së Madhe”.
Kemi një situatë të lexueshme, ku nisma serbe e krijimit të bllokut serb të “zonës ekonomike ballkaniko-perëndimore” po ngjall shqetësime diplomatike dhe strategjike në diplomacinë europiane dhe perëndimore. Demagogjitë infantile për katër liritë apo për paqen, që do të sjellë me këtë nismë Serbia për ballkanikët, janë një sëmundje foshnjore e qeverive si Tirana dhe Shkupi, që nuk guxuan kurrë të ngrihen përtej rajasë në marrëdhëniet me Serbinë.
Ironia është se Tirana zyrtare po e paraqet nismën serbe të “mini Shengenit” si një gjetje e re triumfale drejt integrimit rajonal. Se sa e re është, mjafton të shfletoni faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në datën 6.12.2002, ku mburret me tone liturgjike “Programi i qeverisë Nano për Shengenizimin e plotë të rajonit”. Që hiperbola të jetë sa më absurde, si gjithë logjika internacionaliste e qeverive të majta shqiptare, integrimi rajonal vendoset mbi integrimin europian dhe mbi integrimin mbarëshqiptar. Dehja internacionaliste është kaq e madhe në Tiranë, saqë integrimin e gjymtuar të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ka marrë përsipër Serbia, po e paraqesin si parajsë më e e bukur se ajo europiane, dhe si një novacion diplomatik e filozofik ballkanik. Harrohet se për integrim rajonal dhe për nisma idiote të bashkimit nën një ombrellë të shteteve të ish Jugosllavisë, plus Shqipërinë, janë bërë përpjekje nga Serbia qysh kur ajo humbi federatën jugosllave dhe u përpoq e po përpiqet ta ringjallë me etika të ndryshme. Në një analizë me titull ”Integrim rajonal apo jugosllavizim rajonal”, botuar në 2005, kam theksuar se “Ridalja e propozimit për të integruar në fillim vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pastaj për t’i futur ato në BE, shton edhe më shumë konfuzionin dhe skepticizmin në këto hapësira. Kjo bëhet për të rikrijuar ish-Jugosllavinë në një formë tjetër dhe me një emër tjetër”.(“Profile të diplomacisë europiane në Ballkan”, 2010, fq.54).
Është e kuptueshme ta pranojë nismën serbe Shkupi zyrtar, i cili me servilizmin apatrid lejoi qysh në referendumin e pavarësisë të shtatorit 1991 të legalizonte të drejtën e ribashkimit me një aleancë të shteteve jugosllave. Por Tirana ç’e ka këtë zell të paparë për të ndezur hirin e shuar të kohës, kur Shqipëria ishte satelit i Serbisë në vitet 1944-1948?
Federatat ballkanike, të mëdha ose të gjymtuara si kjo e Ballkanit Perëndimor, janë në themel të ambicieve të Serbisë për të akaparuar Kosovën dhe Shqipërinë. Kosova, që e ka kuotën e ndjeshmërisë kombëtare më të lartë se Shqipëria, me të drejtë e refuzoi nismën kurth të Serbisë. Nuk ka ende informacion përse Tirana zyrtare ka vënë bast personal për nismën e presidentit serb Vuçiç. Një nismë, që në BE nuk e përmend kush dhe nuk e njeh askush.
***
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Sakte dhe drejt z. Murati. E keqja eshte se e mbajne veten per te zgjuar perkrahesit e minishengenit. Harojne se me ke kane te bejne, me Serbine. Mbasi te hapen dyert, mbas disa vitesh te thote kjo eshte e imja sepse kam disa serbe qe jetojne ketu, ashtu sikurse po veprojne me veriun e Kosove.
E ke gabim or Shab Murati kur thua se Mini Shengenin s’e njeh askush!
E njohin ETHEM LALAJ dhe FTERI ore, nuk te mjaftojne keta mendje te ndritura?
Te jesh i sigurt se do te denoncoj ne SPAK per tallje te personit tim.
Thuaj Leshit ta arrestoje. Na duhet te kemi ca patriote te serbise se madhe, na duhesh gospodine Teme
Z Murati, ne rrafshin marksist-leninist keshtu si e argumentoni ju eshte….por kane rrjedhur shuuuume ujra.
jetojme ne momente te hapjes ose me mire te heqjes se kufijve ndermjet popujve ku ata (kufijte) te mbeten si vija .Pse do me thuash ; nuk e dij ku i keni femijet , por, tanet iken …dhe te tjere presin radhen e moshes per tu larguar .Dhe kjo po ndodh edhe ne Kosove , Serbi ,Mali i Zi dhe ne Maqedonine e Veriut.
Dhe po ikin edhe shqiptaret e ketyre trojeve pervec te tjerash.Fshatrat tona po boshatisen ….qytetet e vogla po ashtu po mbeten pa rini.
Ndaj dhe pamvarsisht kush e ka hedhur si ide kete bashkepunim ekonomik pa barriera, pa kufij pamvaresisht emrit qe mund ti vini eshte i duhuri dhe i domosdoshem.
Neser eshte vone .Evropa do te kujtohet te na qase ne radhet e saj kur ne nuk do te kemi me nevoje (ne prindet jo e jo po as te rinjte e sotem)
Te gjithe bashke behemi me te fuqishem e me te vlefshem per vehte dhe per Evropen , por dhe do te kemi goje te kerkojme me shume per investime strategjike per zhvillim te mbare rajonit .
Ne fshatin tim apo tendin ngri hotel jo me pese po me dhjete yje ngrije po mos pati rruge makine …me gomar e me mushke nuk vene milioneret mendoj une si fshatar.
Tek ne tere rruget duhen hapur te mira, tere ujrat e lumenve te hidrocentraleve duhen mbushur me peshk dhe uji i tyre te drejtohet me rubinet arave e kodrave . tere skerrkat duhen pyllezuar me ullinj..arrore e bime medicinale.Shkencetaret e bujqesise duke shfrytezuar ngrihjen e motit te shikojne mundesite e shtrirjes se ullirit edhe ne (verrite) e zonave tona .Te njeqind fishojme prodhimin e mishit shme te shijshem…..
Te ngrihen shkollat e teknollogjise se fundit per te afruar investues ne shkencat kompjuterike jo te na ikin jashte ekselentet e trurit kombetar.
Te varferit mbeten te varfer se nuk dine mendoj une .
Ju pershendes me shume rrespekt!
Po ti “lejlek” pa sqep ku e gjen rrafshin marksist-leninist ne arsyetimin e z.Murati?
E kuptoj qe je nje militant tru thare i rilindjes,por neve nuk do na bejne te tjeret te fuqizohemi ekonomikisht etj.
Fakti qe kete nisme e merr Serbia,kjo armike e eger e kombit shqiptar dhe Rama,ky aventurier antishqiptar nuk beri fare transparence rreth kesaj nisme as para e as pas formalizimit flet shume!
Kush ia ka dhene kete kompetence Rames te bashkoje Shqiperine ne nisma rajonale,kur popullit shqiptar nuk i eshte thene asgje se cfare permban ajo?
Le te me thote njeri sot se cfare do fitojme ne si popull nga kjo nisme?
Kur behet fjale per Ballkanin Perendimor,ketu duhet te drejtoje BE-ja e jo Serbia!
Se ne kete organizem duhet te perfaqesoheshin te 6 shtetet ballkanike,pa perjashtuar asnje,ndersa per Shqiperine duhej pa tjeter qe Serbia duhej te njihte Kosoven si shtet i pavarur,ndryshe ne nuk duhet te merrnim pjese ne kete kufome serbe!
Rama si aventurier kerkon te hyje ne histori sic hyri Berisha,por qe te dy jane te deshtuar dhe me turp!
Serbia ka interes te madh te dale ne det,ndersa Shqiperia jo!
Poshtersia me e madhe e Rames ndaj Kosoves dhe Shqiperise doli ne shesh,kur Kosova bllokoi mallrat serbe me takse,Rama nuk beri asgje qe kjo tregeti te zhvillohej me Shqip[erine!
Por Rama e ka trajtuar Kosoven njelloj si Berisha,prandaj maredheniet midis nesh jane ZERO me bisht pervec spewktakleve mashtruese te gjoja mbledhjeve te perbashketa te dy qeverive!
Minishengeni eshte tradheti kombetare!
E mor idiot, marksizem – leninizmi e ka fajin per tradhetine e ramutit.
Sa legena uturake ka ky vend
Europa dhe SHBA,jane kunder nje Minischengeni ortodoks,i cili qellim ka fuqizimin e Serbis dhe daljen e saje ne dete.Konrtollin e ketyre hapsirave nga Serbia dhe Rusia.
Pse thua qe ska sinjale!
Rama sa mori pushtetin ju drejtua te gjithe enveristeve kosovare, si ne kosove dhe ne europe
– mos me lini vetem. Te gjithe bashke ,me ne krye R.Qosen do te ja dalim
Dhe dihet kush eshte Qosja, nje enverist i terbuar dhe nje serbo madh.
Dihet per Qosen se cfar beri kunder kosoves ne Rambuje
Prandaj z Ambasador mos thuaj nuk ka informacion
Dihet se cfare ndihme i japin Rames filoserbet kosovare si B. Haxhiu se si terbohen per ndarjen e kufijeve kunder kosoves
O JARI O UDBASH I SEMES,PO ME Z.QOSE,CKA KE.
Ore si nuk hoqen dore keta politikanet anti Shqiptare nga Serbet qe nga 45 e deri me sot .Pervec Kosoves Malit te Zi dhe Bosnje hercegovines zotit te faleminderit . Keto jane interesa te Serbise ,qe enderon me nostalgji Jugosllavine e madhe, gjithashtu dhe interesa te Rusise e endrat me sy hapur ,per dalje ne detin Adriatik e Jon .Ta marin vesh mire Kosovaret se politikanet shqiptaret ,qe ne kohe te Diktatorit Enver e deri dje me Saliun qe thehu embargon me nafte per tanket serbe kondra kosovareve e deri me sot me Ramen , kane qene dhe jane bythe e breke me Serbet..Ku mbrapa Serbeve eshte ariu polar Rus .Mos u habisni o vellezer Kosovare .
O E. Rama ,bile edhe Ver Llapa do te kritikoje ..
hahaha, Adih, gjysmaket shqiptae e hane gjithmone se nuk jane realiste, por idiote.
Ne 45en Shqiperia ja vuri kufijte te thana Serbise, ne 91ishin ja hapi shalet.., pune ballistesh
Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet kryeqyteti me antishqipetare I globit tokesore. Idjotizmat e ketyre
“Internacionalisteve mendjendritur” nga tirona sjane asgje tjeter vecse nisma te mirefillta antishqipetare .
Nuk e kuptoj se cfare duhet te beje me shume antishqiptarizem Edi Rama,qe antaresia socialiste ta shporre nga posti i kryetarit te PS-se?
Rama sot eshte armiku me i rrezikshem i popullit shqiptar,ndaj ai duhet shporrur nga qeveria!
Socialistet duhet te zgjedhin nje njeri tjeter ne vend tev ketij antishqiptari sa nuk eshte vone!
Per mua antaresia socialiste po luan rolin e asamblese kuinslinge te pushtimit nazist!
Per nje vend pune te qelbur keta zorraxhinj po hedhin ne humnere Shqiperine!
gallat breda hanit te idioteve
Me vjen keq, qe ish ambasadori i shqiperis ne Maqedoni, se njeh dhe se prfill minishengenin. Zoti Murati sjemi ne shekulline 20 te, por ne 21shin. Vete Evropa i ka hequr mekohe kufijt dhe njerezit, mallrat, kulturat, vene e vine.
Nen shembulli e SHBA, Evropa , e saj te bashkebisedimeve, ndermjet paleve, lane menjane, kontraditat, merite, demet qe dikush u kish shkaktuar dhe gjeten gjuhen e perbashket, per te miren e popujve te tyre dhe jane aty ku jane sot.
ndersa , ju zoti murati dhe disa komentuse, ne vend te shikojme perpara, flasim per nacjonalizma, zmadhim teritoresh e interes te Serbise e prockulla qe kur i degjon te vjen keq, sepse, jo vetem qe krijojne urejtje midis popujve, por pengojne edhe zhvillimin ekonomik, per te cilin ka aq shume ekonomia e vendit tone.
Mendo vetem demin qe u vjen fermereve tane,nga mungesa e tregut, per eksportin e prodhimeve bujeqesore, kur shpesh i derdhin rrugeve dhe ihedhin neper pernjte , sepse ska treg ku ti cojne, aq eshte vendi yne. Prandaj, ta kesh mire me komshine ska gje me te mire. Ketu ne Amerike mbi 70 perqind e prodhimeve bujeqsore vine nga Amerika latine, nga Kili deri ne Meksike. Prandaj mardhenjet midis shteteve te ballkanit duhet pare shumepalshe.
NJe praktike e tille, jo vetem sna largon nga BE, por na iben me te lehte e me te shpejte hyrjen ne familjen Evropjane. Prandaj , mjaft me paragjukime, per Serbi te madhe ne dem te shteteve balkanike. Ka ikur koha e perdorimit te forces te nje shteti ndaj nje tjetri.
Sot apesira ajrore e vendit tone ruhet nga shtetet e NATOS, jo, te lejohet nje Serbi te zgjeroi teritoret e vedeve te ballkanit.
O mut-rat duhet te ishte ti gjithnje ambasador. Rrace e ndyre shate sistemin e kaluar qe kur hypnin ne kale dhe nuk zbrisnin gjithe jeten dhe per vete tashti ashtu doni.TURP TURP