Gazeta “Panorama” shkruan sot se procesi gjyqësor në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe të bashkëpandehurve të tij të akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim, pritet të zhvendoset në një qytet tjetër të Shqipërisë. Një kërkesë e Gjykatës së Vlorës për transferimin e dosjes në gjykatën e një rrethi tjetër gjyqësor është depozituar në Gjykatën e Lartë.
Më konkretisht, Gjykata e Vlorës kërkon që procesi të mos mbahet në këtë qytet, por në një gjykatë tjetër për arsye të ndjeshmërisë së lartë dhe për shkaqe sigurie. Burime zyrtare të kësaj gjykate konfirmuan dje regjistrimin e kësaj kërkese, e cila pritet të hidhet në short ditët në vijim. Pas shqyrtimit të saj, Gjykata e Lartë do të mbajë qëndrim nëse seancat gjyqësore ndaj Gjikës do të “lëvizin” nga Vlora për t’u mbajtur në një qytet tjetër.
Data 15 nëntor shënoi seancën e parë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës, Gjika. Para se të niste seanca, kryebashkiaku ka qëndruar për gati tri orë në një nga kafenetë në afërsi të godinës së Gjykatës. Gjatë kësaj kohe ai ka qenë i shoqëruar nga të bashkëpandehurit e tjerë, por edhe mbështetës së tij. Në nisje të seancës, këta të fundit kanë shprehur dëshirën të ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Për shkak të numrit të tyre dhe për arsye sigurie, policia nuk lejoi futjen e tyre në gjyq.
Dyshimet se një përsëritje e kësaj situate, e cila mund të degradojë edhe në kërcënime apo presion ndaj prokurorëve të çështjes, apo trupës gjykuese, e kanë detyruar gjykatën të kërkojë transferimin e këtij procesi.

Keto turpe mund te ndodhin vetem ne Shqiperi.
Gjykata dorezohet para “trimave” te Shpetim Gjikes.
Dhe lind pyetja: Eshte ky nje kryetar bashkie apo boss i mafies?
hem ,ora09 , je tamam ne teme
ai eshte nje bos i mafjes ..tani le te shohim shtetin si do veproje
Kryeministri tha qe e mbeshtet prekurorine …por qe eshte dhe mik specialist ,ashtu socialist i Gjikes …tani te shohim ..teatri sapo ka filluar !