Letër Përfaqësisë së Kongresit: Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

Ornela

Një grup themeluesish dhe anëtarësh të PS, i kanë drejtuar një letër Përfaqësisë së Kongresit që pritet të mbahet këto ditë. Më poshtë teksti i plotë i letrës dorëzuar dje në PS:

 

Drejtuar: Përfaqësisë së Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të dt.29 shkurt, 2020

Lënda: Mocion për  Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

 

Përmes kësaj letre dëshirojmë që t’ju njohim me një mocion për reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mocioni përcakton objektivat kryesorë të reformimit dhe propozon një paketë me 10  ndryshime e plotësime themeloreProgramin dhe në Statutin e partisë. Kërkojmë nga ju, paraqitjen e tij për votim Kongresin e PS, të dt. 29 shkurt 2020.

 Kjo letër do të bëhet publike me qëllim që çdo anëtare dhe anëtar  i PS, çdo votuese dhe votues  i PS, çdo simpatizante e simpatizant i saj, e po ashtu edhe çdo qytetare e qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë, kudo që ndodhet – në vend dhe në emigracion – të ketë mundësinë që të njihet vetë me përmbajtjen e këtij mocioni dhe të përcaktojë lirisht e me bindje të plotë  qëndrimin personal ndaj tij.

Ne besojmë se shumica do ta mirëkuptojë dhe do ta mbështesë këtë mocion për reformim, pasi reformimi përmirëson Partinë Socialiste e për pasojë përmirëson edhe qeverisjen që i bëhet vendit në emër të saj dhe të votueseve e votuesve të saj.  

 

“Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë”

Vazhdimi i misionit politik afatgjatë për të cilin u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit të saj.  

 Objektivat e mocionit

  1. Parti me liri fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial.
  2. Parti me integritet, e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
  3. Parti që realizon qeverisje të majtë demokratike, që mbron dhe shërben interesat themelore të shtetasve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë.

Paketa me ndryshime e plotësime në Program dhe në Statut

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë punon për ndërtimin e një shteti solidar me shtetasit e vet, që garanton me ligj të  drejtat  dhe liritë themelore të njeriut dhe krijon mundësi materiale për realizimin e tyre, duke filluar nga niveli i domosdoshëm për ushqim, veshje, strehim,  shërbim shëndetësor, arsimim, punësim dhe lëvizje të lirë.
  2. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë në institucionet shtetërore legjislativë dhe ekzekutivë, qëndrorë dhe vendorë, janë të detyruar politikisht që hartojnë e të zbatojnë programe qeverisës me natyrë të majtë  demokratike, si dhe të korrigjojnë çdo veprim të mëparshëm qeverisës, që nuk respekton këtë detyrim,   pavarësisht  se kur është kryer.
  3. Partia Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i saj parlamentar, do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për amendimin e  ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë    vendosjen e një sistemi zgjedhor që e bën Kuvendin e Shqipërisë më përfaqësues të vullnetit të popullit, fuqizon kontrollin parlamentar të ekzekutivit  dhe shmang çdo përqëndrim ”de jure” e ”de facto” të pushtetit shtetërornjë institucion apo individ të vetëm.
  4. Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht veprimtarinë e drejtësisë së reformuar dhe të institucioneve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH,  për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë  nga  korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar. Këtu përfshihen: (a) – Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit  të  Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë; (b)- Konfiskimi i  pasurive të tyre të paligjëshme; (c)- Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka patur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht ndëshkimin ligjor, politik dhe publik  manipulimit dhe vjedhjes së votave, që mund t’i bëhet  çdo lloj forme të shprehjes së vullnetit të popullit (zgjedhje parlamentare e vendore, referendume, për çështje me interes publik, qëndror dhe vendor).Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit  politik të personit apo personave  porositës, manipulues dhe vjedhës të votave.
  6. Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë. Kandidatët zhvillojnë fushatë  parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese, që shpallin emrat e kandidatëve zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore, detyrohen që të respektojnë propozimin e organizatave socialiste. Përndryshe, duhet të argumentojnë  mospajtimin e vet me anëtarësinë socialiste të këtyre organizatave dhe të kërkojnë prej  tyre rivotim të  fshehtë; ky rivotim është vendimtar.
  7. Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia Socialiste e Shqipërisë: (a) –  pavarësisht kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ose kur ka përfituar nga  manipulimi dhe vjedhja e votës; (b) – pavarësisht funksionit, që mund të ketë patur ose vazhdon të ketë  në parti apo në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.
  8. Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë papajtueshëm me funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë.
  9. Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy.
  • Në Partinë Socialiste të Shqipërisë njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimmarrëse qëndrore (Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi), si garanci strukturore për mbrojtjen e demokracisë së brendshme, respektimin e programit politik në qeverisje dhe shtimin e aftësive vetkorrigjuese të  partisë. Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë.

***

Për të siguruar arritjen e të gjithë objektivave të mocionit, paketa zbatohet e plotë. Kjo paketë është konceptuar si një strukturë unike, e përbërë nga 10 njësi në lidhje logjike mes tyre, që të gjitha të domosdoshme për të arritur reformimin e synuar. Për këtë arsye,  paketa i paraqitet Kongresit për t’u votuar si një e tërë , me  “Po” ose “Jo”. Njësitë  1-5 dhe 6-10 integrohen përkatësisht në Programin dhe në Statutin e partisë. Ky integrim shoqërohet me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tjera të nevojshme, bazuar në tekstin dhe në frymën e njësive 1-10.

Tiranë , 26 shkurt, 2020

 

Me respekt

Arta Dade, Eva Teqja (Allushi), Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani, Përparim Bodinaku

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *