Njeriu-hije që terrorizoi Parisin

anazapta

Policia franceze është vënë në kërkim të autorit të të shtënave në zyrat e së përditshmes franceze “Libération” dhe në distriktin e grataçelave të “La Défense”

Në kryqeytetin francez forcat e rendit janë akoma në ndjekje të sulmuesit që plagosi rëndë një të ri asistent fotograf, kur të hënën hapi zjarr në redaksinë e gazetës franceze “Liberation”. Identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur, por kërkimi vazhdon nëpër rrugët e Parisit.

Atentatori i armatosur u zhduk, për t’u kthyer më pas dhe për të hapur zjarr në selinë e “La Defence”, duke marrë peng për pak kohë një motoçiklist, të cilit i tha se kishte dalë nga burgu dhe se kishte me vete disa bomba në një çantë. Ai e detyroi më pas të riun ta çonte në Shans Elize përpara se ta linte të lirë. Një hipotezë e cila u konfirmua edhe nga disa dëshmitarë të tjerë. Njeriu më pas u largua mbi një makinë të vjedhur.

Megjithëse asnjë pistë nuk përjashtohet, besohet se është i njëjti individ përgjegjës për episodet e dhunës në televizionin“BFM-tv”, në redaksinë e gazetës “Liberation” dhe në selinë e “La Defence”, ku mori peng një motoçiklist. Ka shumë similituda në këto katër episode kriminale, jo vetëm për mënyrën e veprimit por edhe në veshjen e agresorit të përshkruar nga dëshmitarët dhe fishekët e gjetur në vendngjarjet: “prandaj është e privilegjuar pista e autorit të vetëm”, pohoi prokurori i Parisit, François Molins, gjatë një konferencë për shtyp.  Përveç apelit të lëshuar nga hetuesit për të mbledhur sinjalizimet e dëshmitarëve të munshëm, burri është cilësuar nga ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, si një njeri shumë i rrezikshëm .

Duhet të ketë një moshë 35-45 vjeç, flokë ngjyrë gri dhe një gjatësi diku midis 1.70-1.80 cm. Ky është profili i ndërtuar nga policia, e cila e përshkruan gjithashtu si një njeri “të qetë në veprime por të vendosur dhe plotësisht të vetëdijshëm për atë që ka bërë”. “Frika qëndron në faktin se “ai mund të vrasë sërish”, u shpreh presidenti François Hollande.

Pasi hapi zjarr mbi fotografin 23-vjeçar, agresori u largua pa thënë asgjë. Policia franceze ka përhapur disa imazhe të marra nga kamerat e sigurisë dhe ka lëshuar një apel drejtuar dëshmitarëve të mundshëm, me shpresën për të mbledhur çdo provë që mund të identifikojë të dyshuarin.

Presidenti francez François Hollande i ka urdhëruar autoritetet të mobilizojnë të gjitha mjetet me objektivin për të arresuar autorin ose përgjegjësit. Më pas ai dënoi dhunën duke e konsideruar aktin si një sulm ndaj lirisë së informacionit.

Siç shpjegon “Huffington Post”, në krahasim me Shtetet e Bashkuara këto episode në Francë janë më të rralla edhe sepse ligjet janë shumë më të ashpra në lidhje me përdorimin e armëve. E megjithatë nuk  nuk mungojnë disa precedentë, si p.sh. në vitin 2002, kur një militant i ekstremit të djathtë tentoi të vriste presidentin Zhak Shirak në paradën e 14 korrikut.

Në të njëjtin vit ndodhi masakra e Nanterre (afër Parisit) kur 33-vjeçari i armatosur Richard Durn vrau gjatë një mbledhje të këshillit lokal, tetë këshilltarë, para se të vetëvritej ditën pasardhëse, duke u hedhur nga një dritare e rajonit të policisë gjatë marrjes në pyetje./D.Gjuzi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *