MOSKVA – Të ndodhur në kryeqytetin rus për shkak detyrimesh madhore, një triumvirat mjeshtrish që lëvizin fijet e politikës dhe medias botërore pranuan dje të dalin fotografi me një ministër katundar lokal, që i shkëlqyen sytë si të maçokut për fatin që i ra nga qielli papritur e papandyer.
Treshja në fjalë, thonë burimet, përbëhej nga kryeministri botëror Edi KM, njëherësh anëtar i Këshillit të të Urtëve të sistemit tonë diellor; guruja politiko-mediatiko-agrikulturore Buton Hanxhiu, si dhe mjeshtri i Lartë i medias, mbajtësi i Shiritit të Zi 10 dan në Gazetari vomitale, Kol Sallaksi.
Triumvirati, pa miratimin e të cilëve nuk bëjnë asnjë lëvizje Kombet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë, Shtëpia me Gjethe, CNN, BBC, agjencia HSINHUA dhe Radio Caraci, mbërriti në Moskë për t’u pritur me brohoritje nga turmat e qindra mijë bujkrobërve që dolën nga kasollet e tyre prej kashte për të parë më në fund, për herë të parë në jetë, krijesa pe Oksidenti.
Ata i përshëndeti Edi KM, që iu drejtua me bujari, “po hë o morracakë, ç’bëhet këtej nga ju, a merrni ndonjë çikë erë nga jeta?”
Nga ana e tij, guruja Buton i kërkoi të parit të vendit, Ladit, të kthehej nga kishte ardhur, pasi nuk ishin aty për të.
“Ik o Ladi, pash zotin, se s’ta kemi ngenë. Ta thashë që pardje, nuk duam të takojmë ty, se kemi punë të tjera,” i tha Buton Hanxhiu, duke shtuar, “ki mendjen, se po i bën hesapet pa Hanxhiun!”
Ndërsa mbajtësi i Shiritit të Zi në artin e intervistimit me këmbim reciprok, Kol Sallaksi, ishte dukshëm i penduar nga mbërritja në atë humbëtirë.
“Po durova dy ditë pa u çmendur në këtë provincë, shpëtova për tërën jetën,” mërmëriti me vete mjeshtri.
Megjithatë tre princat e qeverisjes globale, të dërguar të Kupolës, e mblodhën veten dhe kërkuan përshpejtimin e axhendës.
Përpara tyre u paraqit me përulësi dhe me zërin që i dridhej, ministri i Jashtëm i Ladit, Sergei Llavraku i cili kërciti gishtat dhe menjëherë u shfaqën nga hiçi kërcimtarë, ahengxhinj, shërbëtorë me kana me shurup trëndafili, tryeza plot me mrekulli kulinare dhe dhjetë vajza, të gjithë të quajtura Nadjezhda, që filluan të bëjnë fresk me degë mështekne.
–Po hë o Llavrak – u fut në temë Edi KM, – ça po bëni andej nga Donbasi a i vrarë, do vini rregull apo si e kini hallin?
-Po zotni, si urdhnon zotni, patjetër zotni, – pëshpëriti burokrati i tmerruar, dhe nisi të raportojë – planin për këtë tremujor e kemi realizuar 103.4 përqind. Shokët e shfrytëzimit janë të kënaqur. Populli ynë, i bashkuar si një grusht i vetëm…
Kol Sallaksi dhe Buton Hanxhiu panë njëri-tjetrin dhe buzëqeshën duke thënë: Qenka i lezetshëm shejtani!
-Mirëëë, – tha mendueshëm Edi KM, i pari mes të barabartëve të delegacionit – po nga ne çfarë kërkon?
Sergei Llavrakut iu mor fryma nga enthusiazma:
-Asgjë! Për Shën Vasilin e Madh, asgjë! Vetëm një fotografi me yve! Ta vë në mes të zyrës dhe ta shoh edhe kur mos t’u kem këtu! Ju kam rixha!
Dhë kështu ndodhi që katundarit Sergei iu bë nderi që as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar…
*****
SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike, ndërsa Edi, Hanxhiu dhe Sallaksi jo. Apo po?

Ukrainës përveç halleve të mëdha që kishte, iu shtua edhe Ed Rama….
Mbasi mbaroi bisedimi ne trayeze ,Ministrin e jashtem Rus ,gazetaret ruse e moren ne interviste min e tyre te jashtem ,si tu duk Rama z Min ?.dhe ai u pergjegj :
kryem shqiptar Edi Rames ,kostumi i rrinte shume mire ne trup.
Sa per sqarim :Ne Rusi ,kur nje student eshte shume i dobet ,brryl ne mesime ,profesoret Ruse per te mos e ofenduar Studentin ,i thone se kostumi te ndejka mire ne trup .
Keshtu eshte edhe pr i vizatimit tone , qe i ri kostumi mire ne trup.
Të mos harrojmë për asnjë çast se shqipëria u njohë si shtet në OKB më 1946 falë ndërhyrjes BS dhe delegatit të ukrainës që denancoi greqinë si luftënxitëse në ballkan kundër pavarsisë shqipërisë.që kishte në plan pushtimin e të ashtuquajtërs vorio-epiri grek..Të mos harrojmë se deri në v. 1960 ndihmat ruse të Stalinit për shqipërinë falas ishin të barabarta me 60% të buxhetit të shqipërisë,kur vetë popujt e rusisë vuanin . .
BS , në radhë të parë i përkasin të gjitha të mirat matëriale industriale ekonomike ushtarake ,kulturore për ngritjen e konsolidimin e shqipërisë vogël të shkatrruar mbas lufte,kur asnjë shtet tjetër nuk na ktheu sytë e ndihmoi,përveçse popujve me shpirtë të madhe sa deti të BRSS . Prandaj jo pa qëllim kryeministri karizmatik i suksesëshëm Edi Rama u tha ju jeni një popull i mrakullueshëm ,sepse e kupton çfar ata bënë dikur për shqipërinë.
Vllezrit Rus kërkojnë të respektohen më shumë ,si amerikanët që na ndihmuan për çlirimin e kosovës dhe shkatrrimin e ushtrisë shqiptare të Enver Hoxhës.
DHE FEVZIU SI XHA NURIU…
Sa mbarova universitetin më çuan mësues në Velçan të Gorës. Një fshat në këmbë të malit të Lenijes,kufi me Gramshin,pa rrugë makine,me drita dy-tre orë,pa televizor,por kish një telefon me rrotullim doreze veç me Lozhanin. Në dimër borë e qamet sa qëndronim dhe dy muaj pa zbritur në Korçë.
Në këtë humbëtirë kishte njerëz të mrekullueshëm dhe një varfëri vrastare. Edhe bukën,edhe vezët,edhe pak djathë e ca fasule i sillnim nga qyteti !!!
Pas mësimit nuk shtynim dot ditën. Dhe i vetmi vend ku mund të rrije ishte kasollja e rojeve. Atje ishte telefoni që lidhej me lokalitetin ndaj ata që ruanin magazinën e misrit dhe të ca lopatave merrnin dhe porositë që çonte me telefon pushteti.
Ishte një bythëvend,as 2mx2m. Por futeshim atje nja dhjetë veta e dera lihej hapur të dëgjonin dhe ata jashtë. Roja i ditës quhej Nuri. Nuk ishte i moshuar,por i pa ushqyer,me vetëm një dhëmb të dalë mbi buzën e ngritur e me qurra që i fshinte me kurrizin e dorës,të detyronte ta thêrrisje xha Nuri. E ngaqë ishte “pronar” i kasolles fliste veç ai. Tregonte gomarllëqe,broçkulla,gënjeshtra,por nuk e kundështonte kush. Se nesër ai nuk të qaste,të linte jashtë në dëborë. Ndaj shihja që edhe Bert doktori e aprovonte në çdo marrëzi të tij.
Një ditë na tregoi se në Qafë-Kërrabë,në një tunel u gjetën gjallë ca ushtarë italianë!!! Që nga lufta,rresht për 40 vjet ata u ushqyen me biskota e një curril uji që për fat rridhte aty. U pataksën shumica. Në vend ta merrnin me dru xha Nuriun filluan pyetjet,ku laheshin e ku dhisnin italianët. Mendova,po të rrija gjatë në atë fshat do besoja tek xha Nuriu siç të tjerët mbledhur në atë kasolle. Më zuri frika,më kapi ankthi.
Qysh atëhere kanë kaluar dekada. Por sa herë shoh “Opinion” ai emision më duket fiks si kasollja e Velçanit,mbushur plot dallkaukë dhe Fevziu si xha Nuriu. Ndryshon në veshje e drita,por mendja njësoj. Broçkulla,rrena,gomarrllëqe,lajthitje e vazhdojnë deri sa vjen mesnata. Pastaj ikin të flenë.
Kështu dhe qëmoti. Ngopeshim ne me dërrdërre e përrpërre dhe ngriheshim. Iknim.
-Natën e mirë,xha Nuri! Na kënaqe!-i thoshim.
Nuk e shihnim kur largoheshim se do të na ngelej në sy dora e tij që fshinte hundët e si mjeshtër e përplaste fort te pantallonat e tij plot andra…
Bitter irony…
Sergey Lavrov kete foto do ta ruaje si reliken me te vyer te karrieres tij politike!
I nderuar profesor AGIMI !
,Faleminderit shumë për pamfletin e mrekullueshëm që përshkruan me fjetonin e xha Nuriut .
Qysh atëhere kanë kaluar dekada. Por sa herë shoh “Opinion” ai emision më duket fiks si kasollja e Velçanit,mbushur plot dallkaukë dhe Fevziu si xha Nuriu. Ndryshon në veshje e drita,por mendja njësoj. Broçkulla,rrena,gomarrllëqe,lajthitje e vazhdojnë deri sa vjen mesnata. Pastaj ikin të flenë ,po Fevzo ikën me porsh që kushton 100 milon dollar ,te vila një milard euro ,pasi ka gënjyer ,vra e mashtruar e ndëshkuar për 30 vjet te shumë patëriot duke përdorur goditjet ,shpifjet me opinjonist të tjë që i përdor si “artileri apo tanke ,këta marinarë të krimit.Ashtu si xha Nuri që fshi qyrret me mëngën e këmishës ,edhe Fevziu ka mbushur dorën me unaza florirë duke vrarë shpresat e milona njerzve duke përhapur shpërnguljen e mbi një milon shqiptarve nga trojet dhe fshehur kastën e kriminelve të vërtet që vodhën e vranë tërë shqiprinë.
Hahaha ha e forte, shume e bukur… Xha Nuriu si Fev-ziu
Po t shofesh foton me kujdes, vetem keta tre mjeshtrat zgerdhihen.
Ai rusi ka fytyren e njeriut qe ben adetin po qe di edhe masën e cdo gjëje, përfshirë atë t zgërdhirjes
Nje politikan i rangut boteror e njeh me imtesi se sa domethenese jane ne raste te tilla mimika edhe shenjat me te vogla trupore. Qendrimi paksa i sprapsur dhe veshtrimi i tij i serte le te kuptohet se i ka futur te tre ne thes dhe po i percjell te qeshur politikanet provinciale.
Po Baton Serbi c’ne aty?
Triumvirati i doli tigrit pëballë ashtu siç ishte mbuluar gjatë natës me gjethe mështeknje dhe i tha që herë tjetër mos bëj provë më të kalosh këtej siç të ka thënë Ladi se do të të hedhim direkt në lumë me një buton. Për këtë ish kujdesur vëtë Butoni me Kolin që me dërrsat (mangut) të anijes që kishin ardhur, kishin mundur të krijonin një zjarr aq të madh sa që edhe vetë Llavraku mezor po e shuante me nje frymë më të çekulibruar se zakonisht.
Shikoj pran fytyrës serioze të diplomatit rus Lavrov, sikurse e kërkon edhe takimi ku është mar kjo fotografi, tre fytyra me zgërdhimje guakësh sikur të jenë kllounë të një cirku gazmor. Janë thjeshtë shqipëtarë primitiv që paguajnë me qindra mijë dollar vetëm për një foto me një president amerikan vetëm për prestigj fallco politik në mjedisin politik të shqiptarëve që budallallepsen dhe sugjestionohen edhe nga foto të tilla. Mjer ne për dipllomatin tonë global që në ekranet që transmetojnë takime mbi fatet e popujve të botës,broçkollit, si në mejhane, barcoletën e mullixhiut që pallon nusen e inatosur me vjerrën.