Këta janë emrat: Përzgjidhen 4 kandidatë për në krye të BKH-së

Leda Hysa

Ngushtohet gara për kreun e Byrosë Kombëtare mes katër kandidatëve. Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së për dy ditë zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, ku 4 prej tyre kalon na fazën tjetër.

Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

1. Aida Veizaj

2. Artur Beuta

3. Ervin Hodaj

4. Idajet Faskaj

 

l.h// di

Share This Article
4 Comments
  • Kur dhe lexuesi me i rregullt i shtypit nuk ka as me te voglin informacion per jeteshkrimin dhe “meritat” profesionale te sejcilit kandidat, atehere gazepave me meditje i parashtrohet si detyre imediate berja e menjehershme e transparences.

    Ne te kundert lind me te drejte dyshimi, se keto figura krejtesisht te panjohura ne publik jane perzgjedhje vetijake e njerit apo tjetrit politikan qe ka kapur nga ryli i fytit dhe e mban te shtrenguar (pa)drejtesine.

    Troç muhabeti. Nuk ka patur dhe s’do te kete kurre shtet, nese drejtesia do bjere ne duart e militanteve partiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *