Qendra e trajnimit detar “TSTS Group” investon për simulatorin e ri në Tiranë

J L

Në Tiranë nuk ka det, por së shpejti do keni mundësi të përjetoni ndjesinë e lundrimit në porte ose në det, nëpërmjet Simulatorit të ri, që do instalohet në ambientet e trajnimit detar të Qendrës TSTS Group, në kryeqytet.

Kësisoj përvoja e drejtimit të një mjeti lundrues, nuk do jetë më ekskluzivitet i qytetarëve të zonave bregdetare, por i të gjithëve.

Ky projekt do të ndihmojë në zhvillimin e trajnimeve detare në kushte bashkëkohore dhe do t’i mundësojë kursantëve tanë, të njihen me teknikat dhe pajisjet më të reja navigacionale, të instaluara në bordin e mjeteve lundruese moderne.

Testimi i aftësive tuaja nëpërmjet përdorimit të simulatorit detar, ju lejon të mësoni duke korigjuar gabimet tuaja, të cilat nëse do të ndodhnin gjatë lundrimit real, do të sillnin pasoja të rënda.

Pikërisht përdorimi i këtyre sistemeve, ju krijon mundësi që të para përgatiteni dhe mos ndjeheni pa eksperiencë në hapat fillestare të lundrimit detar.

Simulatorët detarë në ditët e sotme, janë kriter cilësie për qendrat e trajnimit detar dhe konsiderohen si mjetet me të mira mësimore, pasi nëpërmjet tyre, kursantët do të kenë mundesi të njihen e të testojnë çdo pajisje navigacioni, siç janë: radari, kartografia elektronike, pajisjet e komunikimit radio dhe gmdss, si dhe të gjithë instrumentat e kontrollit për drejtimin e mjetit lundrues.

Për më shumë info rreth përdorimit dhe aftësisë simuluese të këtij sistemi, ju ftojmë të zhvilloni kurset detare  të Qendrës TSTS Group dhe aty do keni mundësi të përjetoni nga afër skenarët e shumtë të rrezikut që mund të ndodhin gjatë lundrimit tuaj detar, në mënyrë që kur t’i vijë radha lundrimit të vërtetë, ju të ndjeheni dhe të reagoni me profesionalizëm si një kapiten i vërtetë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *