Teorikisht buxheti i shtetit mund të përdorë fondin rezervë në rast së përhapjes së një epidemie në vend, përveç buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Fondi rezervë në buxhetin këtij viti është me vlerë 1,7 miliard lekë apo rreth 14 milionë euro. Prekja e këtij fondi në rast epidemie nga koronavirusi kryhet me VKM.
Në rast se do kemi probleme me koronavorusin në Shqipëri, prekja e këtij fondi do jetë e pashmangshme pasi buxheti i shtetit nuk ka fond të veçantë për emergjencat në shëndetësi.
Sipas buxhetit të këtij viti, në total fondi i rishikuar për shpenzimet korrente të Ministrisë së Shëndetësisë është 62 miliardë lekë. Nga këto, për shërbimin e shëndetit publik dhe shërbimin kombëtar të urgjencës llogariten vetëm 3.3 miliardë lekë.
Pas tërmetit me qëllim mbulimin e kostove të dëmeve Kuvendi shkurtoi me 2,8 miliardë lekë fondet e buxhetit të institucioneve.
Ministrisë së Shëndetësisë iu shkurtua 350 milion lekë apo 0,6 për qind e fondeve. 23 milion euro fonde u shkurtuan në 29 institucione të tjerë.
O.J/DITA

“Buxheti, pa fond të veçantë për emergjencat në shëndetësi”
ju duhet të jepni ndonjë rast kur kemi ndonjë gjë,se për ato që nuk i kemi i dimë!!
të gjitha nuk i kemi!!
pordhë kryeministrore!?
me tonelata!!
Ka fonde per dhiarin nga Rexhepaj sa te duash.
I zjeni ato pincat e hanxharet e spitalit me qindra miliona euro, se ashtu i do b..Ramutit. Per emergjencat skemi kohe
Buxhetin per udhetimet jashte shtetit ju lutem mos e levizni! Sepse zyrtaret e ministrive te ndryshme u duhet her pas here dhe pas nje pune te rende, te relaksohen ne takime me homologet e tyre ne Rome, Berlin, Bruksel, Paris, Nju-Jork, e gjetke. Pastaj, gjith ato konflikte ne bote duan nderhyrjen e kreut te OSBC-s, Edi Rames!