FOTO – VIDEO: Arrestimi i botuesit Henri Çili, kush janë vëllezërit Aliko

redaktor

Në marsin e 2015-s, pas një sulmi te armatosur ndaj një makine policie në Lazarat, një raport i DITA-s bazuar në një hetim të policisë lokale të kaluar në heshtje hodhi dritë mbi një dukuri shqetësuese:

Atentatorët fare të rinj në moshë shfaqnin simpati të qarta për ISIS-in dhe terrorizmin islamik.

Rioshë mendjelehtë që e mbushnin kohën me drogë dhe kokën me një ideologji vrastare që u dukej si video-lojë?

Ndoshta, por neglizhenca ndaj tyre solli një krim shumë më të rëndë: Të njëjtët çunakër, tre muaj pas publikimit në DITA vranë në 24 qershor 2015 një efektiv të RENEA-s, Ibrahim Bashën.

Ai kishte mbijetuar në dy misione ndaj talebanëve në Afganistan dhe e gjeti të keqen në Lazarat. Për ironi tragjike, mesazhi i fundit i tij në FB ishte një urim për agjërim të lehtë të besimtarëve gjatë Ramazanit.

Pas vrasjes së Ibrahimit, policia arrestoi të parin adoleshentin Xhuliano Malo. Edhe ky e kishte mbushur faqen Facebook me foto me gishtin lart, simbol i ISIS.

Malo, një nga adoleshentët e bandës së Lazaratit

Malo, një nga adoleshentët e bandës së Lazaratit

Më pas policia identifikoi të rinjtë Arbion Aliko, Alban Aliko, Viktor Aliko dhe Bervin Basha. Para se të përfundonin te vrasja e Ibrahimit, ata organizuan asokohe sulme të armatosura mbi një postbllok policie dhe kryen vendosjen e sasive të ndryshme tritoli në banesa dhe biznese të banorëve në Lazarat.

Krerët e bandës së të rinjve ishin vëllezërit Aliko, vetëm 18-19 vjeçar. Policia i arrestoi ata të fshehur në arrati në 28 qershor 2015, pas 108 orë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri. Më poshtë mund të shihet videoja e arrestimit:

Pas arrestimit ndër të tjera drejtori i Policisë së Shtetit Çako e preku edhe temën e fotove të tyre në rrjetet sociale.

“Nga investigimi i bërë deri tani, të gjitha profilet e tyre kanë elementë të tifozllikut të veprimeve të ISIS, por nuk rezulton të jenë pjesë e ISIS. Komuniteti i Lazaratit është bektashian dhe ata burojnë nga një komunitet i tillë” – tha ai.

Kryesori ndër ta, Arbion Aliko, në moshë fare të re u dënua pas procesit gjyqësor për vrasjen e Ibrahim Bashës me burgim të përjetshëm.

Për të tjerët Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 57 vite burg, Gjykata dha 52 në total.

Arrestimi i botuesit të njohur Henri Çili ka risjellë në vëmendje këto ngjarje. Ai akuzohet se ka kryer ndërhyrje tek organet e drejtësisë për të zbutur dënimet e Alikove.

Ai akuzohet se ka përfituar para dhe prona nga babai i Alikove kundrejt premtimit për nxjerrjen e djemve nga burgu.

Më poshtë, foto të luftëtarëve të ISIS-it, foto me gishtin tregues lart të Alikove, flamuj të ISIS, parulla arabisht – që shiheshin asokohe në profilet e tyre në rrjetet sociale.

l1arbion aliko 1jihad lazaratbervini ne fb lazarat

tjetri

tjeter 3

Këta adoleshentë, tashmë të arrestuar, dhe të dënuar u bënë në atë kohë edhe një nga alibitë për lajme të shfaqura  si me komandë në disa media të huaja për lidhjet mes Shqipërisë dhe Shtetit Islamik.

RaiUno raportoi se kallashnikovët e përdorur në masakrën e Parisit vinin nga tregu i zi i Shqipërisë. Britanikja Mirror raportoi se Lazarati ishte qendra prej ku ISIS kontrollonte sipas saj trafikun e marijuanës drejt Europës.

Më shumë se spekulime apo lajme naive u dukën në atë kohë (dhe vazhdojnë të duken edhe sot) teprime të qëllimshme dhe dashakeqe.

 

*****

Për këtë shënim u përdorën materiale nga arkiva e gazetës Dita. Në foton kryesore, Arbion Aliko gjatë gjyqit. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Si mori përsipër Çili lirimin e Alikove për 750 mijë euro, mund të lexohet duke klikuar KËTU

Si u vra Ibrahim Basha, mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Prandaj nuk duhet me u cmend robi pas pares se i merr koka ere. Pasi te kishte mbaruar pune Cili Aliko do t’ia merrte te gjitha nje nga nje se nuk dine gjuhe tjeter ata vec dhunes dhe Cili nuk duket nga ata qe e mban shume presionin.

  • Dmth Universiteti nxjerrka luftetar te ISIS!
    Na tregoni nje kopje te ketyre diplomave

    Kush e financon kete Universitet?
    Ndiq paret dhe do ta gjesh….

  • Muslimanet ndahen në shitë dhe sunitë. Bektashinjte jane nje sekt mysliman me prejardhje nga Irani. Pra jane shitë. Ata kane per shenjt profetin Ibrahim, dhenderrin e Muhametit. ISIS-i i ka masakruar të gjithe sektet qe nuk jane sunite, sidomos jezidet, (jezit në shqip), por po ashtu ai ka organizuar me qindra atentate ndaj shitëve në Irak dhe ngado. Prandaj rreshtimi i bektashinjve me ISIS-in eshtë një marrezi. Shqiptaret si popull ndahen në 4 bashkesi fetare: tê krishtere ( ortodokse dhe katolike) dhe myslimane (sunitë me xhami dhe bektashinj me teqe).

  • Muslimanet ndahen në shitë dhe sunitë. Bektashinjte jane nje sekt mysliman me prejardhje nga Irani. Pra jane shitë. Ata kane per shenjt profetin Ibrahim, dhenderrin e Muhametit. ISIS-i i ka masakruar të gjithe sektet qe nuk jane sunite, sidomos jezidet, (jezit në shqip), por po ashtu ai ka organizuar me qindra atentate ndaj shitëve në Irak dhe ngado. Prandaj rreshtimi i bektashinjve me ISIS-in eshtë një marrezi. Shqiptaret si popull ndahen në 4 bashkesi fetare: tê krishtere ( ortodokse dhe katolike) dhe myslimane (sunitë me xhami dhe bektashinj me teqe). Por per fat të mire pjesa më e madhe e jona, rreth 90 perqind e popullsise jane laikë dhe ateistë.

  • Uroj qe maskarai Henri çili te behet shembull dhe pas burgut shoket e Ibrahim nga RENEA t’ja shketdhejne ate motren, gruan e cfare i mban pragu. Sekuestrojani gjithe pronat dhe mbylljani cerdhjen e korrupsionit UET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *