VOA: Bashkëjetuesja e Çilit, dy apartamente nga Alikot (dhe kunati si thembra e akilit për të gjithë)

redaktor

Edhe Zëri i Amerikës ka publikuar një raport mbi arrestimin në Shqipëri të botuesit të njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend.

Çilin u arrestua sot nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

VOA në kronikën e vet ve në dukje rolin e kunatit të Çilit. Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij është një person me precedentë penalë.

“Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babait të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave” – shkruan VOA dhe më pas shton një detaj:

“Bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve”.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrim”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim.

Çili dhe implikimi i tij me Alikot ka dalë në përgjime rastësisht ndërsa Prokuroria e Përmetit kishte nisur një hetim me fokus tjetër pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Është kjo arsyeja pse pjesa më e madhe e 28 të arrestuarve të sotëm janë të akuzuar pikërisht për “prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike”.

 

d.a. / dita

Share This Article
19 Comments
  • Çili masha e Ramës që hartoi Ligjin për Arsimin e Lartë dhe shkatërroi universitetin publik.
    Lëpirja standardi i trashëguar nga Berishizmi te Rilindja

    • “Si eshte bariu apo baresha qe drejtone kopene…..ashtu jane dhe delet”

      Emisionet shqiptare i drejtojne njerez analfabet, pa nivel pa edukate dhe pa asnje fije kulture, thjesht ftojne njerez per llogje ku tregojne qe jane i te njejtit nivel me ate qe i drejtone.

      Kur kthen pultin te shohesh ndonje emision ne shqip me vrap merr kthesen dhe e ndrron kanalin pasi friksohesh nga te ftuarit pa pike lidhje dhe nga temat pa kuptim, nga grimi i grave i frikshem si statuja prej allciu, nga pamja e tyre histerike, nga idiotlleqet dhe humori bajat qe bejne, nga gjuha vulgare qe perdorin per tu treguar “modern”bashke me moderatoren pa pike niveli.

      Me thuaj cili bari apo bareshe ju drejton, te flas pak per delet qe ju shkojne nga pas…. mendoj qe nuk do shume mend ta kuptosh. Mitomania eshte bere semundja me e rrezikshme ne shqiperi dhe jo virusi i ardhur nga Kina.

        • Henri është një personazh i hapur si vaji në lakra në shumë afera në këtë vend, por jo, nuk bëhet fjalë për asnjë prej tyre që dimë dhe kemi parë. Henri (Naimi pra) paska mbaruar punë me kohë në Tiranë dhe i paska ngulur tentakulat në Gjirokastër. Dhe jo me njerëz dosido. As me punë të thjeshta. Motivi është fiks siç i vjen për shtat një njeriu si ai, pjellë e një sistemi të korruptuar, pa asnjë klasë shkollë, por me një aftësi të jashtëzakonshme manipulimi dhe reklamimi kah vetja i interesave që shkojnë deri lart në qeveri.

          Zyrtarisht, Naimit të Çilajve i bien mbi kurriz akuza të korrupsionit pasiv. Dyshohet se njeriu me emrin e artit, Henri, ka muaj që komunikon me babain e Arbion Alikos (i dënuar me burg për jetë për vrasjen e një polici), Adil Aliko, ku i premtonte se do të luante fijet brenda sistemit gjyqësor që i biri të lirohej. Në këmbim të kësaj pune, Çili ka marrë shuma të mëdha parash nga babai “hallexhi”, ka marrë shtëpi dhe prona të tijat.

          Të ngjashmit e Çilit, nxituan të shkruanin sot se ai ishte viktima. Edi Rama po ia fuste gazetarit, ai ishte viktimë; ai nuk ka mundësi të ndërhyjë deri këtu. Pra, sipas tyre është një skenar i menduar mirë. Një gazetar është kapur nga sistemi….

          Strategji e dobët!

          Për çfarë kapje mund të flitet në rastin e një njeriu si Henri Çili?!

          Ajo çfarë pretendojnë në mbrojtjen e tyre, miqtë e tij, ka vetëm një të vërtetë brenda: Që Henri vërtet mund t’ua ketë sjellë “majë hundës” njerëzve me pushtet. Dhe kjo është thjeshtë koha që ai të japë llogari. Le ta nisë me këtë rastin e Gjirokastrës e ndoshta, me ndihmën e Zotit dhe drejtësisë, do rrëfehet dhe paguajë edhe për mëkate të tjera, që ka vite, që i ka bërë kapicë njëra mbi tjetrën.

          Le ta nisim nga fundi: A e dini se sot e gjithë ditën, Universiteti shtetëror është paralizuar në një pjesë shumë të rëndësishme të tij, atë të shkollës doktorale. E pra merita është pikërisht e atij, Naimit. Po, kaq i fuqishëm është ai njeri. Është unik dhe i vetmi që i luajti aq mirë fijet me pushtetin, sa të gjitha paratë e studimeve doktorale i çoi si ujë i rrjedhshëm me bollëk tek UET.

          A i ndau me të fuqishmit që ia mundësuan këtë? Natyrisht që po! Naimi i njeh mirë rregullat e lojës. Dhe për muaj e muaj të tërë, Çili sulmoi dhe çoi në zgrip universitetin shtetëror, duke u zgërdhirë për këtë fitore të tij në çdo tavolinë miqsh të ngushtë, ku “masturbonte” prej qejfit.

          A e dini se sa herë i duhej (deri pak muaj më parë), Henri Çili ishte një vizitor i rregullt i zyrës së Kryeministrit. Ai është nga të paktët njerëz që kishte të drejtën të ulej përballë dhe të kërkonte. Prandaj mos u çudisni me premtimet që i ka bërë babait të Arbion Alikos. Për punët e tij të pista, Henri i ka pasur lidhjet deri lart.

          A e dini si e ka nisur dhe zhvilluar karrierën e tij Henri Çili?

          Epo një gazetar i thjeshtë ka qenë në fund të viteve ’90-të dhe fillimet e 2000. Krejt i rëndomte, një djalë provincial, i palarë, që vinte vërdallë nëpër redaksi gazetash, pa lënë dot asnjë gjurmë. Deri kur papritur, iku dhe i la të gjitha, për të ndenjur ca kohë në Francë (me kë ju ngjan historia e tij?!). Në kthim, pa pritur e pa kujtuar, Henri u bë pronar. Në fillimet e veta, UET ka patur katër pronarë, katër djem (ndër ta edhe Naimi), që mblodhën para për të provuar veten në fushën e arsimit. Por aktualisht, asnjë prej tyre nuk është më në xhiro. I përcolli Çili të gjithë. Ua bleu aksionet sa frëngu pulën sepse Franca dhe jeta e rrugës atje, i kishte mësuar ca sekrete dhe mënyra kompromisi tek të cilat ai besonte.

          Le të japë llogari tani Çili, edhe për ato marrëdhëniet okulte, që një herë e një kohë, i dhanë dorë të ngrinte universitetin që ka sot. Me ca drejtorë të ndjerë bankash, pa të cilët, Henri nuk do të ishte ai që është sot. Le të japë llogari edhe për ato milionat e eurove, që arriti të merrte si kredi, por nuk i shleu kurrë. Si u zhdukën gjurmët e veprimeve të tij bankare pa lënë asnjë shenjë. Kush e ndihmoi? Si vallë u bë e mundur kjo?

          Le të japë Henri llogari, edhe për politikanët që futi në kurth e më pas i bëri bashkëpunëtorë të vetët. Janë disa syresh që me të cilët, Çili ka filtruar kohë pas kohe, sipas interesit.

          Kaloni një xhiro nga UET sot dhe pyesni, si është e mundur që të gjithë profesorët e nderuar që kishte në staf, ikën prej tij si prej kolerës. Pyesni për marrëdhëniet e tyre financiare, për lëvizjet bankare sepse këto nuk mund të mbahen sekret. Mund të pyesni edhe për marrëdhëniet ndërpersonale të Çilit sepse janë tmerrësisht interesante. Të pabesueshme madje.

          Ka shumë histori për personazhin që njihet si Henri Çili në Tiranë. Shumë gjëra për të cilat ai duhet të japë llogari. Shumë mëkate për të larë e pastruar.

          Prandaj le ta shohim veten në pasqyrë e të pranojmë të vërtetat tona. Ai mund të jetë një ish-gazetar, por kjo nuk e bën të paprekshëm. Ndoshta vërtet pushtetit i ka ardhur majë hundës me të dhe dikush atje lart ka thënë, vërjani prangat se boll më me të, por kjo nuk e bën Naimin të pafajshëm. Vjen një ditë dhe duhet dhënë llogari, kushdo qoftë protagonisti.

          Do të thoni ju ka pasur edhe emra të tjerë gazetarësh që u fundosën, por dolën në dritë prapë. Ndoshta! Ka madje edhe shumë të tjerë syresh, që ngrefen nëpër takime zyrtare, ku nuk u takon të jenë, përfitojnë pasuri që nuk duhet ti kenë dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Po, ka në Shqipëri edhe të tillë. Plot. Dalin në ekran pothuaj çdo natë dhe e dinë veten të paprekshëm.

          Por dita e llogarisë vjen për të gjithë. Sot ishte radha e Henri (Naim) Çilit. Dhëntë Zoti terheq këmbën zvarrë dhe merr me vete të gjithë ata që kanë abuzuar në këtë vend.

  • Dy apartamente tak fak eeee
    Bravo gruja Cilit
    Bravo dhe Cili vet.
    Jo si mua qe dridhem kur m kerkon gruja ndonje gje
    -Hë,do m’i blesh ato çizmet?-më pyeti gruaja.
    -Të konsultohem njëherë me partnerët ndërkombëtarë,-i thashë.

  • Nese Henri Cili do arrestohet ne kete menyre..me rregull treshi i bie qe miku i Eleez Biberit me nder me thene sali berisha duhet te varet ne litar

  • Ky do merte pjese edhe be protesten e 2 marsit…
    Eh more naim henri i pare nga labinoti qe e le edhe arian canin vetem

  • Ja pse do protestonte me 2 mars ky “intelektuali”. Besoj se është sulm politik se ky nuk bën këto gjëra. Është shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *