Pastrimi i 22 nëntorit. Vorpsi: Në aksion si për “armët kimike”

redaktor

Në Tiranë ka përfunduar hartimi i  planeve të detajuara për pastrimin e territorit të 11 minibashkive më 22 nëntor. Prefekti i kryeqytetit ka mbledhur në një takim të posaçëm, kryetarët e njësive vendore por edhe përfaqësues të shoqërisë cilive për të disktuara në lidhje me planin e masave që do të zbatohet, jo vetëm për numrin e vullnetarëve dhe mënyrën se si do të organizohen ata, por edhe për venddepozitimin e mbetjeve si dhe transportimin e tyre. Ndërkaq ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që pavarsisht bindjeve politive të bashkohen ashtu si në protestat e fundit kundër ardhjes së armëve kimike, për të pastruar kryeqytetin nga mbetjet.

“Shqiptarët e treguan se e donin mjedisin e tyre pa mbetjet kimike ku një shoqëri e tërë u angazhua përtej organizimeve politike. I ftoj të gjithë banorët e qarkut të Tiranës, si qarku më i madh i Shqipërisë që po me të njëjtën përgjegjshmëri qytetare t’i përgjigjen kësaj nisme mbarë botërore.”: tha Sadi Vorpsi, prefekt i Tiranës.

Aktualisht janë rreth 100 mijë vullnetarë që  do të marrin pjesë në pastrimin e të gjithë territorit të Shqipërisë, por këtij numri pritet ti shtohen dhe shumë qytetarë të tjerë.  Në këtë aksion pastrimi do të marrin pjesë edhe vetë  anëtarët e kabinetit qeveritar. Ata do të jenë në zonat ku ata janë zgjedhur, që së bashku me qytetarët të marrin pjesë në këto aksione pastrimi nga mbetjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *