Rita Ora: Jam mirë

redaktor

Këngëtarja kosovare Rita Ora ishte dërguar me urgjencë në spital pasi ishte alivanosur derisa po realizonte një seancë fotosh për koleksionin e modës ‘Material Girl’.

Ajo është parë duke u dërguar me autoambulancë në spital, ku i është ofruar ndihma dhe më pas është liruar për në shtëpi. Mjeku i cili e ka trajtuar David Farcy, ka thënë se ajo është trajtuar për rraskapitje dhe dehidrim, por se ndjehet mirë.

Pasi shumë fansa të saj e kanë shfaqur shqetësimin për shëndetin e saj, edhe këngëtarja u është përgjigjur përmes zëdhënësit të saj, duke i siguruar ata se çdo gjë është në rregull me të dhe së shpejti do t’i kthehet punës, transmeton zëri.

“Ju falënderoj për shqetësimin tuaj, por ju siguroj se ajo ndjehet shumë mirë”, ka thënë zëdhënësi i saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *