Arrestohet edhe administratori i pronave të Henri Çilit

Leda Hysa

Shkon në 29 numri i të arrestuarve për dosjen ku u prangos edhe botuesi e pronari i UET-së Henri Çili. Sot është arrestuar Betim Shkupi, i cili është administrator i “European Education Initiative Holding”, që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Shkupi u prangos në Tiranë në shtëpinë e tij.

Pas arrestimit ai është dërguar në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Betim Shkupi është njeriu i besuar i Çilit, pasi pronat i kishte në administrimin e tij.

Në funksion të përfitimeve për favoret ndaj Adil Alikos, Çili kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në UET sikur është edhe Shkupi.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *