Kur na ndajnë pak më shumë se 24 orë nga tubimi i thirrur nga Presidenti, Ilir Meta, ky i fundit ka i bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 2 marsit.
Këtë mëngjes, kreu i shtetit shqiptar e ka nisur ditën me një video, të fillim viteve 1990, ku studentët e dhjetorit shembën diktaturën komuniste, mes tyre është edhe Ilir Meta.
Në facebook, Presidentit thotë se “nuk e mendoja që pas 30 vitesh të ftoja qytetarët për të mbrojtur pluralizimin dhe demokracinë”.
Postimi i Ilir Metës:
Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
j.l./ dita

Ja qe erdhi kjo dite edhe ti nga fshatar brekgrisur ne supermilioner me parti familjare private,me kokmedhenjte neLonder me vila me banjo per macet….
Shkatrron grupet armiqsore dhe kerkon qe edhe monika te jeteKM dhe ta privatizoni Shqiperine me famijen shpellare berishovic
Na intereson të na tregosh si u bëre miljoner nga fshatar i varfër.
Ate video do na pelqente ta shikonim
neve shqiptareve
Mos harro vidion e 700 000 Eurove dhe 7 %, se ti i tille je, leri pordhet or hajdut.