Vrau gruan me levë, Gjykata e Durrësit lë në burg 63-vjeçarin

J L

I penduar dhe i përlotur, Ruzhdi Tasuni doli këtë të dielë para Gjykatës së Durrësit, pasi më 26 shkurt vrau duke qëlluar me levë në kokë bashkëshorten Hajdije Tasuni, 58-vjeçare në dyqanin e tyre të metrazheve.

63-vjeçari, teksa mori masën e sigurisë “arrest me burg”, tha se gjithçka ndodhi në moment, pas konfliktit që nisi në mëngjes mes tyre për disa borxhe, siç ai është shprehur.

Në mesdite situata agravoi, duke bërë që bashkëshorti të qëllojë për vdekje gruan.

“Ne kemi punuar bashkë (ndërkohë qan) nuk duhet të kisha arritur këtu”, tha ai para gjykatësve.

Ndërsa avokati ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në kushte të rënduara psikike.

Prokuroria ka deklaruar se autori mund të dënohet nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *