SMS në DITA
Në 0689073730
Rëndomtë thuhet që qeveria Berisha ka punuar kuturu, pa plane dhe programe. Unë nuk jam me këto zëra. Ajo qeveri i ka pasur biles, shumë të preçizuara këto programe, por jo për shumicën e shqiptarëve. “Diafragma” është ai tyli që të ndihmon për ta dalluar ekonominë e shumicës të këtij populli dhe të asaj pakice që ne gabimisht mendonim se është duke u rënë bretku për ne. Në të vërtetë, votat i kishin marrë për të punuar për popullin, jo për t’ja punuar këtij populli. Dhe kaq konsekuentë e të vendosur u treguan, sa që mbas 23 Qershorit e deri kur ikën nga zyrat e shtetit, bënë një punë intensive në të gjitha drejtimet, me parimin merr, plaçkit e shkatërro, se kështu ka qenë plani i tyre. E shpejtuan ritmin pas zgjedhjeve, se nuk e prisnin vendin që po u rezervonte votuesi shqiptar. Po edhe pse vetëm 2 muaj në opozitë, ne e pamë se çfarë dëmi të pallogaritshëm i sollën vendit, me trillime e makinacione për ta ngritur popullin në protestë, për të refuzuar pjesëmarrjen në një operacion të SHBA-ve dhe OKB-së. PD-ja punon vetëm me programe. Kjo duhet besuar. Respekte! Marku, Pukë.
