Një vendim i drejtë i kolegjit zgjedhor, hedhja poshtë e akuzës së opozitës për “vjedhjen” e votes në zgjedhjet e lira dhe të qeta që u zhvilluan në qytetin e Korçës. Blerje e votës? A mund ta quash kështu dhe të ndërtosh akuza bazuar në filmime të një emisioni televiziv që deri pak kohë më parë konsiderohej nga vetë PD so manipulues dhe montues?
Pse ishte i drejtë vendimi? Nëse do të gjykonim pak me mendje të kthjellët, pa u ndikuar aspak nga bindjet apo preferencat politike, do të mendonim se çfarë diference do të krijonin 200 apo 300 vota (të blera) siç u pretendua në atë rezultat, avantazhi i thellë i kandidatit të majtë. Kush do të guxonte për këto “thërrime” votash, do të cënonte moralin dhe imazhin e forcës politike që ka shumicën e besimit dhe votës të shqiptarëve. Kujt i shërbeu gjithë zhurma dhe tymnaja që u krijua?
Qytetarët po presin shërbimet nga institucioni i Bashkisë, në të gjitha aspektet nuk dëshirojnë më pauza institucionale. Projektet presin zbatimin dhe nuk dëgjojnë “zhurmën e zhurmëtarit”. “Blerja” e votës apo “dhunimi” i demokracisë janë retorika demagogjike, që kur thuhen nga ata që i kanë praktikuar vetë, ato ngjajnë të pavërteta. Nga Adrian Milo.
