Përhapja e koronavirusit, shënohet rasti i parë në Berlin

J L

Në Berlin, është konfirmuar rasti i parë i infektuar me koronavirus.

Kjo u njoftua nga Departamenti i Senatit për Shëndetësinë, vonë të dielën në mbrëmje, shkruan Morgenpost.

Personi në fjalë është një i ri nga Berlini, tha senatori shëndetësor Dilek Kalayci sot në mëngjes në radion e  informacionit RBB.

I infektuari u paraqit mbrëmjen e djeshme në spital. Sapo u konfirmua rasti spitali u mbyll përkohësisht.

I riu tani është në izolim dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Kalayci sqaroi më tej se i infektuari më parë kishte pasur një vizitë nga prindërit e tij.

Rrethi i kontakteve të tij është i menaxhueshëm.

Ata janë rreth dhjetë njerëz, punonjës, shokë të dhomës dhe miq të afërt.

Kujtojmë se deri më tani në Gjermani janë shënuar 130 raste të infektuar me koronavirus, asnjë i vdekur, por ky ishte rasti i parë Berlin.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *