OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë Aurel Hoxhallarit dhe Elidon Kotorrit

Ornela

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

Aurel Hoxhallari, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Elidon Kotorri., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kane qene te akuzuar per vrasje mepagese dhe jane te lire ?! E paskan ditur organet kopetente dhe i kane lene te lire ..?! Po eshte keshtu te gjithe ne burg, pra “shteti 30 vjecar ne burg ..”!

  • seria e radhës me dy të radhës!!nuk mund të çohen tre a katër!!
    mbaron puna shumë shpejt pastaj!!
    more a ka dhënë ndonjëri përgjigje??
    apo sju pjerdhin fare??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *