Zgjedhorja/ Gjiknuri takon Sorecën: Mbyllja e kësaj reforme në kohë, sinjal pozitiv për BE-në

Leda Hysa

Damian Gjiknuri, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Bashkimi Europian, Luigi Soreca.

Në fokus të takimit, siç bën me dije vtë Gjiknuri, ka qenë pikërisht ecuria e kësaj Reforme, e cilësuar si një nga pikat më të rëndësishme të Bundestangut. Për Gjiknurin, mbyllja e kësaj reforme brenda afatit të përcaktuar, që është 15 marsi, do të ishte një sinjal i mirë për BE-në.

“Me ambasadorin Luigi Soreca të cilin e informova për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore. Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut mes aktorëve politik të përfshirë në këtë proces. Përmbyllja me sukses e reformës dhe adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjitha vendet anëtare të BE, në prag të vendimmarrjes për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë”, shkruan Gjiknuri.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *