Soreca përcjell mesazhin e BE për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Shqipëria meriton të ecë para

J L

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, mendon se roli i Prokurorit të Përgjithshëm është forcuar pas ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, por ai shtoi se unioni kërkon efikasitet në vend.

Soreca ishte i pranishëm në konferencën mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.

“Duhen më shumë burime njerëzore për sistemin e drejtësisë, efikasitetin. Patjetër që duhet luftuar krimi. Duhet bërë më shumë me hetimet proaktive. E di që është më e lehtë të flasësh sesa të veprosh dhe këto kërkojnë kohë dhe ndihmë nga ndërkombëtarët, që duhet të bashkëpunojnë me ju. BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas. Kjo është një shumë tepër e rëndësishme, fokusi duhet të jetë që ta bëjmë këtë sistem më efikas dhe t’i shërbejë popullit për transparencë”,  tha Soreca gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se me arritjet e deri tanishme Shqipëria meriton të ecë përpara dhe shpresojmë që vendet e anëtarë të BE-së të marrin vendim pozitiv në javët në vijim për negociatat.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • sigurishte qe ne shqiptaret meritojme jovetem

    drejtesi dhe perparim

    sepse ky ishte intensioni jone si popull mbas ndryshimit

    te sistemit ,mirpo Ju si Europe nuk ishit Dakord me deshirat e shqiptareve

    per te ndertuar nji Shtet Ligjore e Demokratike

    dhe venndi te perparonte .

    Nuk do ta exzagjeroja nqs do thoshja se nqs nuk do

    ishit ju prezente so Organizata etj Nderkombetare

    ne Shqiperi dhe nuk do sabotonit gjithcka Shqiptare ,

    qe kishte te bente me hecjen perpara ,zhvillimit te venndit e konsolidimit te Demokracise ne vend ,

    Shqiperia sot nuk do ishte kjo qe eshte ,

    Kjo qe krijuat Ju A l e a t e t – M i q e (gjarprinje helmues )
    —-
    Ajo cfar ndodh dhe eshte sot Shqiperia

    eshte fal punes tuaj te palodhur ,

    eshte ajo cfar e si ju doni ta shikoni Shqiperine .


    Nqs ju medoni se me te tilla deklarata hipokrite ,

    do vazhdoni te talleni me kte popull ,

    kjo do sjelli konseguencat e veta per ju e te gjithe ne .

    C’djallin kemi me Shqiperine ,qe s’ka ber asnji Krim ndaj Europes -perkundrazi

    juuuuuuuuuuuuuuuuuuu na keni copetuar ne disa shtete ,
    cfar ke o DJALL me jeten tone ?

  • Me me dinjitet dhe mos u tallni me shqiptaret zoti Soreca !
    Konkretisht nje nga detyrat qe i ka lene Brukseli shtetit komunist shqiptar jane ceshtja e pronave .Shkelet kushtetuta shqiptare neni 181 i saj diten me diell .Dhe ju luani me finte pa pike turpi ,qe shteti shqiptar e meriton integrimin ne BE .Mjaft more burre me hipokrizi se ska me budallenj sot .Apo interesohesh si bythlepires i rroges tende te majme mujore ,qe i mer nga taksapaguesit europjane ,ku midis tyre pagojne edhe shume refugjate shqiptare qe punojne ne BE:

    Beje punen qe te eshte ngarkuar ne rregull z Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *