Po. Maskarenjtë e shpëtuan maskarain!

Ornela

Dosja me përgjime e prokurorisë,
na la të gjithëve pa fjalë,
dukej e kopsitur aq mirë,
sa Çili s’kish asnjë shans për të dalë!

Por krejt atë punë që flet qartë
e zhbënë maskarenjtë dhe këtë herë,
Gjendet një gjykatës i pavetuar,
dhe t’i hedh të gjitha në erë!

Zagarët u turrën në ekrane,
në mbështetje të Çilit si në kor,
në kulmin e “grushtit të shtetit”,
Presidenti me Çilin u mor

Rama s’e zuri fare në gojë,
dhe pse si mik të tij e përgojojnë,
kanalet nëndhe të komunikimit,
ne nuk i dimë si funksionojnë!

Me detyrim për paraqitje,
Çilin me butësi e ledhatuan,
pa diskutim – i dashur lexues,
maskarenjtë maskarain e shpëtuan

Masa e sigurisë tregon më së paku,
mungesën totale të rrezikshmërisë,
duke paralizuar goditjen e parë,
i hapet drita e gjelbër pafajësisë!

S’e dimë ç’do bëjë prokuroria,
nëse do t’i apelojë masat e sigurisë,
po gjyqtari i Përmetit vulosi
degjenerimin total të drejtësisë!

Akuzat kundër Çilit janë të rënda,
Përgjimet janë prova të sakta,
ndaj ai duhet të rikthehet brenda,
dhe kjo duhet të jetë më e pakta!

Gjykatat e faktit ende s’janë prekur,
ato janë mbushur me kalbësira,
duke pritur “gijotinën” e vetingut,
janë kthyer të gjithë në vampira!

Vetingu ka filluar nga lart,
po sitos vetëm “kokat e mëdhaja”,
po në gjykatat e faktit- në fakt,
është vendi ku bëhet hataja!

Po. Maskarenjtë Çilin e shpëtuan,
dhe kjo me realitetin nuk stonon,
po kriminelët që vranë Ibrahimin,
tani nuk ka Zot që i shpëton!

Çili do kthejë “dhuratat” që mori,
Edhe për këtë ja vleu skandali,
pastaj do vrapojë nëpër studio,
të na bëjë leksione morali!

Në mbrojtje do ta marrë preçëria,
dhe në hero do kthehet kjo viktimë,
Çili ka ende kocka për të hedhur,
dhe kockaxhinjtë ne i dimë!

Jetojmë kohën e maskarenjve,
ndaj Çili është një i shpëtuar,
po në sytë e njerëzve të ndershëm,
do mbetet përjetë i diskretituar!

Deri në përfundimin e “gjyqit”,
Çili quhet i pafajshëm akoma,
ndaj si presidenti i UET,
do vazhdojë të firmosë diploma!

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Po pse or gjiton Duka behesh kaq gomar?
    thuaj – maskarai Rama – mos u bej hajdar,
    prap dhe sot nuk te erdhi mendja o tutkun?,
    akoma e mbron pas tjereve at Ram firaun?
    jo Maskarenjte e shpetuan maskarain pra,
    sepse eshte drejtesia Rama kjo o budalla,
    kij ca respekt per vehten ore Duka i shkret,
    me mos u budallalleps pas Rames gerrnet,
    eshte Rama Maskarai qe Maskarenj shpeton,
    kete vec i vetqorruari Ben Duka nuk e shikon.

  • Arben, ceshtja eshte kaluar ne SPAK. Cfare prisje ta zgjidhte gjykata e Permetit? Aty telashet nuk kishin te sosur, duke filluar nga gjygjtaret informatore, gjygjtaret shoke shkolle e keshtu me radhe. E dime qe Shqiperia eshte nje katund i madh. OFL duhej ti kishte shkuar ne dere ketij Henrit te 99-ave, per tu pergjigjur per pasurite e pajustifikuara. Dihet qe pasurite e pajustifikuara ne te shumten e rasteve jane te lidhura me krimin, drogen dhe larjen e parave. Ti Arben a e njeh kete drejtoreshen e kadastres se Shkodres. Se ky i Henri i plotfuqieshem i kryente punet me nje telefonate per te tegjistruar pronat e krimit. Ky ishte bere si nje lloj zoti ku para tij dorezoheshin te gjithe. Kjo duhet te marre fund, nese duam nje shtet te sigurt per vete dhe qe te jemi bindes per BE-ne qe te hape portat e pranimit. Eshte media juaj perball medias se Cilit dhe shume te tjereve si ai.

  • Si ajo flluska e sapunit,
    Do tretet dhe kjo meselé,
    Dosjeve të zeza gjithë pluhur,
    Iu shtua dhe një goxha pleh !

    Tridhjetëepesëmijë plehra,
    Flenë thuhet në qitape ndër vite,
    Me dorë kush s’guxon t’i prekë,
    Se shkon bash për lesh fabrike !

    Ndaj terezinë ti mos e prish miku im poet,
    Se si “hero” ti tash ke rilindjot Mit’hatin,
    Pranë bustit të tij ti shko ulu e shlodhu,
    Dhe përkëdhelja surratin njëlloj si allatin !

  • E shkarkuan Meten!
    Epo shyqyr -tha populli.U be drejtesia.Nuk ishte e thene.Keta e zvarriten punen,e derguan ne Venecia,ne Bruksel,ne Athine,derisa Meta ju kthye tani me 100 mije laro.Keshtu edhe me Salianjin,keshtu edhe me Cilin..
    Keta te Rilindjes jane bere si xhongleret qe i afrojne pulen ne goje krokodilit,pastaj e genjejne.
    Se populli eshte bere si krokodil,.mezi pret ti shqyeje politikanetr e korruptyuar.
    Nuk eshte e thene qe xhongleri te shpetoje perhere,Nje dite perfundoi pa koke.

  • Pupull ziu u gëzua që do vihej pak drejtësi,
    por një gjë e ka harruar parja s’mbahet në qeli.
    Kokën pas sikur të ktheni,
    koha kur kishte usta,
    Çili me shokët e tij,
    nuk do dilte në dynja.
    Se të bënte të kerceje që nga mëngjesi në der në darkë,
    të tillë “hotel” e kishin, në Burrel apo në Spaç.
    Prandaj mendjen mos mundoni , ju shqiptare kudo ndodhi,
    këtë vend në histori,
    një e mori dhe e mblodhi.
    Kohë e humbur për tu marre,
    me ca Çiler, ca shpellare,
    janë bashkë si Siamezet,
    prokurorë dhe gjyqtarë.
    S’ka drejtësi ne këto kohe,
    ku paraja të zë sytë,
    në këto kushte siç jemi,
    maskarai të drejtin “mbyt”.
    Me dy fjalë për ta mbyllur,
    iku koha e Enverit,
    kur nga ligji bënin sh****n,
    gjykata dhe parlamenti.
    Çili është gjë e vogël,
    për sa ndodh në Shqipëri,
    mafja këmbëkryq është ulur,
    president e qeveri.
    Në qeli sot mund të ishin,
    nga doktori te Iliri,
    kjo drejtësi nuk e bën dot,
    janë bashkë , vijnë nga gjirizi.
    Të gjykosh krimet shqiptare,
    nuk është punë për veting,
    duhet gjykatë nderkombtare,
    të hetojë për genocid.
    Ato që ka bere Saliu,
    s’ka të dytë në Europe,
    Shqipërisë zjarr i vuri ,
    jo një herë, por dy herë plotë.
    Ndaj në Hagë duhet çuar,
    ky vampir bashkë me tabore,
    e që këtu të ketë drejtësi,
    Eulex të instalojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *