Ambasadori holandez: Refuzimi i armëve kimike nuk ndikon te statusi në BE

redaktor

“Zhvillimet e javëve të fundit, sidomos protestat dhe më pas refuzimi për eleminimin e lëndëve kimike të Sirisë, nuk kanë aspak lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi protestat ishin mjaft paqësore dhe demokratike. Vendimi që mori qeveria shqiptare për këtë refuzim, edhe pse ishte një vendim i vështirë, ishte në të njëjtën kohë një vendim i maturuar pasi u morën parasysh mendimet pro dhe kundër të shqiptarëve”, tha ambasadori holandez në Tiranë, Martin de la Beij.

Deklarata e ambasadorit holandez është bërë gjatë një takimi të zhvilluar në Berat në lidhje me transparencën e organeve të qeverisjes vendore ndaj qytetarëve, ku pas sondazheve të kryera për 4-muaj me radhë ishte evidentuar haptazi nevoja e qytetarëve për përmirësimin e proçesit të informimit. Sipas tij, statusi do të varet nga plotësimi në kohë i prioriteteve të kërkuara nga BE.

“Marrja e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë në muajin Dhjetor do të bazohet në kriteret që ka përmbushur Shqipëria në rrugëtimin e saj për marrjen e statusit, ndërkohë që përpjekjet që ajo po bën për tu integruar janë për t’u lavdëruar. Shqipëria ka bërë shumë progres, një nga këto ishin edhe zgjedhjet e 23 Qershorit, por ka disa pika të tjera që duhen përmbushur dhe janë pikërisht 12 pikat që ka vendosur BE-ja, ku një ndër këto pika është dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi ambasadori holandez..

Share This Article
6 Comments
  • “…nuk kanë aspak lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi protestat ishin mjaft paqësore dhe demokratike…”

    nuk e kuptoj kete qe thoni z.ambasador. po te ishin protestat ndryshe, do rrezikohej statusi?

  • po normal qe nuk ndikon, ju keni qene perhere e kunderta e SHBA-ve. Madje ju eshte bere qejfi qe ka refuzuar qeveria shqiptare, e ndoshta bashke me Rusine e keni lobuar refuzimin.
    Vecse ju jeni ata qe late boshnjaket te masakroheshin, ju jeni ata qe do linit dhe kosovaret te therreshin. Kurse Amerika nderhyri.
    Te shohim sa te “mira” do na vijne prej jush, kur te nisin e te shfaqen pasojat politike te refuzimit qe i beme SHBA-ve. Jam i bindur qe do na lini prape vetem, sic late boshnjakt dhe kosovaret

  • ME duket se ne atmosferen e para refuzimit Hollanda vuri bojkotin per Shqiperine.
    LExoni lajmet te Tema dhe do e gjeni
    ]Me sa kuptoj une Shqiperia fitoi pike ne arenen nderkombetare me kete veprim
    sepse: Tregoi civilizem te qytetareve
    dhe Tregoi nje qeveri te matur dhe jo diktatoriale
    Po prape ata hallin e kishin te korrupsioni, dhe ne ate lloj rremuje ku flitej me siguri qe armet do vinin ne Shqiperi, Hollanda leshoi sinjalin: Jo statusit se keni korrupsin te madh.
    Ne kete vale korrupsioni valle do garantohej asgjesimi i LHLse
    Me duket ende shume i erret ky plan

  • Si vendimi i mosaprovimit, apo dhe vete aprovimi nga ana e Hollandes lidhet me shume me perfitimin e vendit tulip, sesa me demtimin apo ndihmen ndaj vendit te shqipove. Pune dreqi te jesh i vogel ne Bashkimin Sovjetik Europian. Gjermania dhe Franca nuk i len te ngrene koke keto vende te vogla, si rrjedhim mezi presin te tilla evenimente “te pyeten”. Brukseli i sotem funksionon ngjashem me Mosken e dikurshme, dhe ne shqipot e kemi nje eksperience me nje sistem te atille. Ka ardhur koha qe Hollanda me ne fund te heq dore nga sabotimi sistematik ndaj Shqiperise per aresye mjerane, dhe perfundimisht ti hedh ne kosh analizat idiote dhe raciste, si plehra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *