Me datën 7 nëntor të vitit 2018 në një mbledhje ku po diskutohej korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor të administruara nga WBIF (The Western Balkans Investment Framework) vendos që Shqipërisë t’i kërkohej të kthente 350 mijë euro që i kishte marrë për studimin e fisibilitetit për By-pasin e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP.
Projekti PPP ishte iniciuar pas një propozimi të pakërkuara të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018 kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro. Pas një rinegocimi pa garë të interesave , vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH.
Në nëntor të vitit 2018, pak pas fitimit të tenderit nga Kompania ANK, WBIF anuloi projektin për studimin e fisibilitetit të bypass-it të Lezhës. Sipas minutave të zbardhura të takimit, përfaqësuesja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH (Zsuzsanna Hargitai) konfirmoi se një PPP (propozim i pakërkuar) ishte pranuar nga qeveria shqiptare dhe si rrjedhojë granti do të anulohej dhe fondet duhet të riktheheshin (rreth € 351,750).
Baypasi i Lezhës ose ndryshe aksi Milot-Balldren është pjesë e Autostradës Adriatiko -Joniane, projekt i cili është përzgjedhur për financim nga Nisma e Berlinit për shkak se, lidh Ballkanin Perëndimor me Korridoret Europiane. Donatorët kishin nisur të financonin studimet, por qeveria shqiptare kishte planifikuar ta ndërtonte këtë segment me PPP kundrejt një çmimi shumë të lartë.
o.j/dita

Ky eshte skandal….po ska opozite ky vend. Europa vjen ta ndertoje kta thone e bejme vete…o perendi.
…. e bejme vete, qe te vjedhim vete. Populli dele paguan. Jeta osht qejf plako.
N q se prokuroria ekziston, duhet te arrestohen jo vetem ministrat dhe zyrtaret qe kane firmosur keto skandale , por dhe administratoret e ketyre kompanive qe pranojne te firmosin keto superskandale korrupsioni qe sa vijne e shtohen.
Shtet hajdut qe mendon vetem si e si te grabisi, duke penguar te gjitha investimet e huaja
Nje nga shembujt e shumte te nje qeverisje krejtesisht te deshtuar ne planin baze te qeverisjes, ne ekonomi. Ekonomi qe nje piktor si Rama apo nje arsimtar si Ahmetaj nuk munden tjeter vecse ta shkaterrojne me pa dijen e tyre te plote plus deshiren maksimale per ta rrjepur me ato koncesionet mafioze..
Ky njeri duhet te edukohet,te shkoje ne pazar,te beje blerje,te kqyre sa vlen nje kg,domate,patate etj..Te dije vleren e lekut,dollarit,vleren e Euros.A ka mbetur ndonje normist i Rruga-Ures gjalle,sa t`i tregoje sa vlen nje km rruge?
Edhe hajduti me i korruptuar nuk do te guxonte te vendoste keto cmime per km rruge..
Ky e cvleresoi euron fare,e lshoi me karroce si dinari jugosllav.
rama i ben qellimisht keto pasi prioriteti i tij eshte ringjallja riperterirja e borgjrsise dhe oligarkise ne shwiperi
. Ky qellim i Rames financohat md parate e shtetit te popullit.
Rama aleat te pare ka percaktuar parallinjte, kapitalistet, dhe qellimi i til eshte ti shendoshe ata se ne shwiperi kapitalizmi ezhte shenderlig.
Edhe Bashkia e tiranes ka projekte te tilla por ne nivel te ulet, per te rinjte.
nje fjale e urte thote:Sa kohe paraja eshte ne xhepin tend ,eshte tendja po doli jashte nuk eshte me prona tende.Keshtu dhe me BE-ne.I nxorren nga xhepi I tyre 3 eurot ,tani nuk jane me te tyret .Rama po u thote hapur:jane shume para per shkollat e demtuara,do te bejme zbritje sepse DO TE SHKOJNE DIKU GJETKE.Ne se perkthehet nga shqipja ne shqip kemi :DIKU GJETKE=XHEPAT TONA.Te lumte Rama,ia kalove dhe ustajt(Erdoganit),nuk po qan si Erdogani qe nuk mer para nga BE-ja.
“Bfravo vazhdoni keshtu ne kete rruge” thote shoqja Kim.
Abuzim e vjedhje pa kufi ,keto i dime me PPP. Rasti flagrant ishte me ate 26 vjecarin centralist tek unaza e re ASTIRI:,e Rama e ka fshehur ne Surrel.
Megjithe ate une nuk i kuptoj shqiptaret si e votojne kete rrugac hajdut .Opozita ka vdekur .Ka ardhur koha te vine ne pushtet parti te reja .Shqiperia ne rrezik…
Po si do vjedhi. Palloshit i duhet te beje sa me shume ndertime qe te shesi sa me shume prodhimet e tij per ndertim si dhe punimet i bon me firmat e tij.
Pra te gjitha fitimet i shkojne atij dhe grupit te tij ne xhep