A do trembet mazhoranca nga kërcënimet dhe betimet e Presidentit?!

Ornela

E ndoqa me vëmendje,
mitingun e madh paqësor,
mund ta them pa mëdyshje,
se qe një tubim shembullor!

Pjesëmarrje masive,
të ardhur nga ana e anës,
më të shumtit jo si miq të Metës,
po si armiq të betuar të Ramës!

Realisht qe në shesh,
e gjithë opozita shqiptare,
po Meta absolutisht nuk nxiti,
“Molotovë” dhe zjarre!

Gjithë opozitarët e vendit,
kishin zbritur parmbrëmë në Tiranë,
dhe për hir të së vërtetës,
laj-thaj këta janë!

Fjalimet qenë të zjarrta,
oratorë nga Jugu dhe Veriu,
po mua si sqimatar,
më pëlqeu vetëm Bujar Kapexhiu!

Më pëlqeu loja e fjalëve,
që bëri Kapexhiu me shuplakat,
po në fund si për të prishur syrin,
dhe Ai mallkoi si plakat!

Mes gjithë retorikës folklorike,
dy qenë momentet kyçe të Presidentit,
firmosja e dekretit kundër betimit,
dhe kërcënimi për shpërndarjen e Parlamentit!

Mes ovacioneve të zjarrta,
u betua zoti President,
se nëse i rrëzohet ky dekret,
do shpërndajë Parlamentin brenda në Parlament!

Ky është një bast shumë i rëndë,
dhe s’ka kush t’i thotë:”Mos firmos!”,
po ky dekret në inat e sipër,
mund ta zhysë Shqipërinë në kaos!

Dihet që Meta është një “kokëderr”,
gjithnjë gjer në fund e shpie luftën,
dhe në emër të mbrojtjes së Kushtetutës,
do ta shkelë përsëri Kushtetutën!

Dyshoj se maxhoranca,
do ta lërë Metën të gabojë,
dhe dekretin që firmosi parmbrëmë,
si gjithë të tjerët do t’ja rrëzojë!

Pastaj mbetet për t’u parë,
Metën si ka për të vepruar,
nëse do t’i përmbahet betimit,
dhe para popullit është betuar!

Nuk bëj dot Kasandrën,
t’ju them se ç’ka për të ndodhur,
po di që këto sherre politikanësh,
pa fund Shqipërinë e kanë lodhur!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • Duka, je treguar i bute kesaj here. Meta ka diskredituar Shqiperine me veprime si klloun, ulur ne gjunje. Ky veprim nuk ka lidhje me politiken, por ofendon cdo shqiptar qe ka dinjitet. Heren tjeter do te shtrihet barkas, sepse ai as skuqet e as zverdhet, lekura i eshte bere sholle.

  • Me teper nga Rama trembesh ti o Ben Duka kur ka protesta kunder qeverise ne bulevard. Diten e protestes Rama fshihet kurse ty te zene dhimbjet e lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *