Aksioni për shembjen e objekteve, ja si është devijuar trafiku në zonën e Astirit

Ornela

Ka rinisur prishja e e disa objekteve në zonën e “Astirit” në Tiranë. Policia ka devijuar qarkullimin për shkak të aksionit të prishjen e objekteve.

Aksioni bëhet për shembjen e 25-30 objekteve, ku përfshihen dyqane dhe banesave.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të IKMT-së, forcat e policisë kanë devijuar trafikun.

Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

Deri më tani janë shembur 41 objekte në total në lotin e parë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *