Koronavirusi në Itali, Conte videomesazh drejtuar popullit: Jemi në të njejtën varkë, do t’ja dalim

J L

Pas nënshkrimit të dekretit qeveritar i cili parashikon masa të tjera shtesë në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi, Kryeministri italian Giuseppe Conte dje në mbrëmje, përmes një videomesazhi iu drejtua popullit italian.

“Ne jemi në të njëjtën varkë, kushdo që ka timonin ka edhe detyrën të tregojë rrugën, duhet të bëjmë një përpjekje shtesë, duhet ta bëjmë atë së bashku”, tha Conte.

Këto fjali lexohen mes rreshtave të videomesazhit të Kryeministrit italian Giuseppe Conte drejtuar gjithë popullit për emeegjencën e koronavirusit, i cili çoi në vendimin për mbylljen e shkollave deri në 15 mars.

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e BE, Conte tha se Europa duhet të mbështesë përpjekjet titanike të Italisë dhe kërkoi të aprovojë fleksibilitetin buxhetor, që do të nevojitet për të mbështetur familjet dhe bizneset.

Ai shpalli gjithashtu një plan të jashtëzakonshëm të punëve publike dhe nevojën e inejktimit në ekonomi të shumave të reja fimanciare.

“Ne do të dalim nga kjo emergjencë së bashku dhe do riafirmojmë plotësisht vlerat tona, duke shtuar se kur gjithçka të mbarojë italianët do jenë krenar për mënyrën sesi të gjithë u perballen me guxim dhe vendosmëri dhe e mbajtën kokën lartë”, tha kyeministri Italian.

Për të ndaluar koronavirusin dhe për të kufizuar infeksionin, Kryeministri italian, Giuseppe Conte nënshkroi një dekret të ri që e vendos Italinë nën masa radikale: shkollat ​​dhe universitetet mbyllen deri më 15 mars, kampionati i futbollit do zhvillohet me dyer të mbyllura, pezullohen konferencat, tubimet dhe eventet shoqërore, përfshirë kinematë dhe aktivitetet teatrore, lejohen aktivitetet në palestra apo pishina vetëm nëse respektojnë rregullat e higjienës dhe distancën e sigurisë së paku një metër.

Ndërsa nga sot shkollat dhe universitetet në të gjithë Italianë do të qëndrojnë të mbyllura, një vendim jo i lehtë për qeverinë, Ministrja e arsimit tha se ekzekutivi është i përkushtuar të sigurojë mësimdhënien në distancë dhe përmes kurseve në internet.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • kurse tek ne Habib Burgiba mblodhi gjithe horrat, hajdutet, kriminelet qe nuk i ze vendi duke pritur OFL tek dera e shtepise , gjithe ish ministrat dhe drejtoret superhajdute te leshitlikes qe gerryen per 8 vjet buxhetin e shtetit, ne nje miting qesharak per te mbrojtur kushetuten kur 80% e tyrenuk e dijne cdo te thote kushtetute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *