Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur procedurat e kandidimit për në Gjykatën e Lartë, për tre pozicione të lira, një në fushën e të drejtës administrative, një në fushën e të drejtës civile dhe një në fushën e të drejtës penale.
NJOFTIMI I KLGJ
Në përfundim të procedurave të kandidimit për secilin nga pozicionet e lira të shpallura, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për të gjithë konkurrentët, si dhe vlerësimin sipas meritave të kandidatëve të kualifikuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tre kandidatëve, konkretisht:
Me Vendimin nr. 110, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Sokol Sadushaj;
Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ervin Pupe;
Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda.
Pas bërjes përfundimtar të vendimeve të mësipërme, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ia përcolli ato Presidentit të
Republikës, për të vlerësuar dhe vendosur emërimin e kandidatëve të propozuar.
Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicioneve të tjera të lira në Gjykatën e Lartë.
l.h/ dita

Me ben pershtypje vonesa e percjelljes se ketyre vendimeve, pasi ato jane miratuar !!
Ne rast se ato jane miratuar me 27 Shkurt 2020, atehere perse duhet te vonohen nje jave per tu percjelle me lart ?
Vonese , besoj e pajustifikuar .
Nderkohe , cfare i detyron vendim-marresit qe te vonohen kaq shume ne perzgjedhjen e kandidateve ?
Ne rast se vendim-marresit do te ishin te pergjegjshem, do te kapercenin si fitimtare pengesat dhe sulmet, ne vecanti te Politikes, duke ia dale mbi Ta, duke perfunduar me kohe ngritjen e Gjykates se Larte dhe te asaj kushtetuese.
Meta duhet te shtrihet barkas kur ti miratoje, se veprimin qe te ulet në gjunje e ka kryer tashme.