Olivia Culpo shpallet Miss Universe, por edhe shqiptarët kanë arsye të krenohen

anazapta

Një amerikane është shpallur si më e bukura e universit. Olivia Culpo, bukuroshja nga Rhode Island, është kurorëzuar Miss Universe, duke u renditur e para në listën e 89 garueseve nga të gjitha vendet e botës. Shoqëruese e parë e Miss Universe është shpallur përfaqësuesja e Filipineve, Janine Tugonon, ndërsa e dyta Irene Sofia Esser Quintero, Miss Venezuela.

Miss Universe është një konkurs që organizohet çdo vit nga multimiliarderi amerikan Donald Trump.

Shqipëria përfaqësohej në këtë garë nga Adrola Dushi, vajza që pak javë më parë u zgjodh si mbretëresha e bukurisë shqiptare. Pavarësisht se Adrola nuk fitoi ndonjë çmim, shqiptarët kanë mundësi të krenohen me një tjetër vajzë. Ajo është Diana Avdiu, Miss Kosova, e cila u shpall Miss Fotozhenia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *