Studimet master tek Drejtësia, në garë ende 216 kuota

anazapta

Studentët e diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë në ciklin 3-vjeçar “Bachelor” kanë ende një shans për të vijuar studimet e nivelit të dytë, në programet master të vitit akademik 2013-2014. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, e cila ka marrë edhe aprovimin e rektorit të Universitetit të Tiranës është vendosur që të hapen sërish aplikimet për pranimet në programet master,me kohë të plotë (sistemi i ditës), pranë departamenteve përkatëse të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Të drejtën për të konkurruar për këto kuota e gëzojnë vetëm studentët që sapo janë diplomuar në programet e këtij fakulteti. Konkretisht gara do të zhvillohet për rreth 216 kuota pranimi, ndarjen e të cilave për të gjitha departamentet do ta gjeni në vijim të shkrimit. “Në vijim të shkresës numër 3024/3 prot, date 19.11.2013 të Rektorit të UT-së, Dhori Kule, njoftohet se është miratuar propozimi mbi hapjen e një afati të aplikimit në programet e ciklit të dytë, me kohë të plotë, për periudhen20-27 nëntor 2013, ora 16.00, vetëm për studentët e diplomuar në datën 25 tetor 2013 në Fakultetin e Drejtësisë”, thuhet në shkresën zyrtare që i është dërguar fakultetit. Sipas procedurës së përcaktuar këta studentë mund të aplikojnë vetëm në programet master që kanë kuota të lira, ndarjen e të cilave e gjeni të detajuar në tabelën bashkangjitur shkrimit. Kandidatët që kanë aplikuar në programin Master i Shkencave në “E drejtë Civile” pritet të njoftohen lidhur me aplikimin e bërë.

 

 Aplikimet deri më 27 nëntor, kuotat për secilin program

Master i shkencave në “E Drejtë Penale”               22kuota

Master i shkencave në “E Drejtë Publike”             18 kuota

Master profesional në “E Drejtë Civile”                  52 kuota

Master profesional në “E Drejtë Publike”              62ktota

Master profesional në  “E Drejtë Penale”              43 kuota

Master profesional në “EU Business Laë”              19 kuota

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *