Rikthehen sërish në vëmendje debatet për ekzistencën e Universitetit të Mjekësisë. Nëpërmjet një letre të hapur dhjetëra mjekë të rinj shqiptarë që punojnë e studiojnë jashtë vendit kërkojnë nga strukturat Qeveritare që të marrin vendimin për mbylljen e këtij universiteti, hapja në mënyrë abuzive e të cilit vetëm sapo e dëmton procesin e zhvillimit të profesionistëve të rinj, që do jenë mjekët e së nesërmes. Në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, asaj të arsimit Lindita Nikolla, rektorit të UT-së Dhori Kule, si dhe rektores së Universitetit të Mjekësisë Jera Kruja, profesionistët e rinj argumentojnë se hapja e këtij universiteti “fantazmë”, po shfaq probleme të shumta në formimin e mjekëve të rinj.
Nëpërmjet kësaj letër të hapur, mjekët e rinj u bëjnë thirrje për zhbërjen e Universitetit të Mjekësisë, dhe riintegrimin e Fakultetit të Mjekësisë nën siglën e Universitetit të Tiranës. Kërkesë të cilën e argumentojë me mangësitë që ka ky universitet në përgatitjen jo vetëm të mjekëve të formuar nga ana akademike, por edhe të ekselencës, pasi nuk ka kapacitetet e duhura. Sipas tyre, vetëm riintegrimi tek Universiteti i Tiranës, si i vetmi institucion i arsimit të lartë në vendin tonë që mund të përgatisë specialistë të zotë dhe të formuar, mund të jetë zgjidhja e kësaj dileme e cila prej gati një viti ka shfaqur probleme të shumta sa i takon zhvillimit të shkencave mjekësore. Rreth një muaj më parë, probleme dhe polemika të shumta u ngritën mbi hapjen abuzive të këtij universiteti, i cili sipas dekanit Bajram Hysa solli vetëm zhdukjen e fondeve të mbledhura nga të ardhurat dytësore.
Zhdukja e të cilave u argumentua si një ngërç i madh që po çon drejt falimentimit fakultetin, pasi në mungesë të fondeve jo vetëm nuk mund të bëhen investime në zhvillim të cilësisë apo bazës didaktike, teksa vonesa janë shfaqur edhe në shlyerjen e pagave të personelit akademik që punon pranë këtij fakulteti. Rrjeti i profesionistëve/studentëve të shkencave bio‐mjekësore që punojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë i bën thirrje personaliteteve të sipërpërmendur të rishikojnë vendimin në lidhje me ekzistencën e Universitetit Mjekësor,Tiranë. “Atributi kryesor që duhet të ketë një institucion akademik që edukon mjekë të rinj është aftësia për të prodhuar profesionistë ekselentë, të mirë përgatitur në aspektin klinik dhe shkencor për t’i shërbyer me përgjegjësi morale e sociale komunitetit ku jetojnë. Në konceptin tonë, universiteti duhet të ofrojë një gamë të gjerë diturish dhe një ndër-fertilizim të disiplinave të lidhura ose jo drejtpërdrejtë me mjekësinë. Elementi kryesor i përparimit akademik për të prodhuar risi e shkencë, është jo vetëm ekspertiza e aftësive profesionale, por debati konstruktiv ndër studentë e profesorë të fushave të ndryshme. Tendenca e shumë universiteteve të Evropës Perëndimore, por edhe në botë, është të bashkojnë strukturat akademike universitare mjekësore në institucione më të mëdha multi‐disiplinore mendimi akademik”, argumentojnë profesionistët e rinj.
Arsyet pse Universiteti i Mjekësisë duhet të ketë statusin e fakultetit
Të ndash Fakultetin e Mjekësisë nga një prej institucioneve më të mira akademike që ka sot Shqipëria,Universiteti i Tiranës, ka në potencialin e saj pasoja të rënda të dëmtimit të reputacionit të edukimit mjekësor në Shqipëri. Historia dhe përvoja akademike përbëjnë vlerë të shtuar në identitetin e çdo institucioni akademik. Në disa prej eksperiencave tona gjatë aplikimeve për studime të ciklit të tretë (doktoraturës), universitet evropiane kanë refuzuar njohjen e diplomave si rrjedhojë e ambiguitetit në universitetin që e ka lëshuar. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë të drejtën të dinë që diploma dhe titulli qe ata marrin në përfundim të studimeve respektohet dhe pranohet nga çdo institucion akademik në botë.
Gjithashtu mund të konkludojnë që mirëfunksionimi i një institucioni të tillë akademik si Universiteti Mjekësor, i përbërë tashmë nga pesë fakultete, ka kosto disa herë më të lartë se Fakulteti i Mjekësisë. Nga ana tjetër, shumë degë të quajtura fakultete në Universitetin Mjekësor, nuk arrijnë të plotësojnë kriteret për një status të tillë. Pra, jo vetëm nuk është kosto-‐efektiv, por ka mangësira në përmbushjen e standardeve akademike.
Shumë prej nesh, si ish-studentë të tij, dekurajojmë fortësisht, që një institucion akademik i një rëndësie të madhe sociale dhe me prurjen e studentëve më të mirë në të gjithë Shqipërinë, të bjerë pre e axhendave politike jo vetëm në gjenezën e një Universiteti fantazmë, por edhe në konfliktet mediatike të kohëve të fundit në Këshillin e Profesorëve. Shqetësimi ynë rri vazhdimisht konstant në reformën e edukimit mjekësor, si hallka kryesore e suksesit së reformës në shëndetësi.

Me duket ca e cuditshme qe keta ne vend te rrine e te studiojne atje ku jane e pastaj (shpresoj) te kthehen e te punojne ketu, rrine e merren me llogje. Duket qe po i kthejne borxhin dikujt qe i ka ndihmuar te shkojne atje.
po promovuesit e hapjes se ketij universiteti qe luftuan deri ne qeveri e parlament per kete variant, pse dalin tani me teorine e mbylljes se ketij universiteti?? Mos valle nuk u realizuan endrat e tyre per poste e karrike te majme….???
Kjo kerkese e “Studenteve” fantazem qe mesojne e punojne jashte shtetit eshte kryekeput e shkruar dhe iniciuar nga Dekani i FM, pasi edhe argumentet qe ata paraqesin jane copy-paste me shkrimet e dekanit ne media. Te mund te japin nje mendim te pa kerkuar nga askush ata qe nuk kane pasur fatin te diplomohen e jo me te kontribuojne me dijet e tyre ne profesionin e pacmuar te mjekut, te njohin kalvarin e gjate te konceptimit dhe se fundi te themelimit te Universitetit te Mjekesise aq te enderuar nga breza te tere mjekesh te nderuar. Zgjedhja ne krye te Rektoratit e Prof Jera Kruja nje akademike, profesioniste nje nga figurat e cmuara te mjekesise shqiptare ishte zgjedhja me e mire qe Z Berisha i ofroi mjekekesise ne prag te largimit te tij nga qeverisja. Shpresoj qe vlerat e verteta te mjekesise te argumentojne dhe te ngrihen mbi interesat personale duke e persosur kete institucion.
Promotoret e krijimit te nje universiteti Mjekesor prej vitesh kane qene nje grup i vogel mjekesh arriviste te njohur si Mentor Petrela, Nestor thereska, etj. me perpjekjet e tyre ne qeverite e kohes dhe parlament. Vendimi u kurorezua pas prishjes se marrdhenieve teper te ngushta por hipokrite ndermjet Dhori Koles dhe sharlatanit Bajram hysa. Perpjekjet e manipulimet e Keshillit te Profesoreve nga ana e Bajram Hyses dhe kryetareve te keshillit pa mandate te tejkaluara si Mentor Petrela dhe Nestor Thereska qene te jashtzakonshme. Qellimi ishte fare i qarte; pavaresi, mbi te gjitha monetare. Bajram Hysa nuk donte te kishte mbi vete dike qe e kontrollonte, sikurse sot ka Jera Krujen me te cilen nuk mund te beje allishverishe, prandaj kerkon ta ktheje perseri Fakultetin e mjekesise. Per dijeni te opinionit, ne ShBA nuk ekziston nje Universitet Mjekesie. Ne gjendjen qe eshte sot as si fakultet mjekesie nuk ploteson kushtet minimale per te qene nje institucion i aresimit te larte, pale me te jete dhe Universitet.
Kushdo qe di dicka nga mjekesia e kupton fort mire qe krijimi i Universitetit Mjekesor te Tiranes eshte nje nonsens dhe nje ndermarrje idiote qhe dallkauke e tipit te DUM BABEN. Padyshim qe lidhet me ego-t e fort te disa palo- e gjoja-profesoreve miq te Bishes qe e kane pare fakultetin e Mjekesise si puna e Lopes qe duhet mjelur sa me mire dhe si puna e fshatit ne maj te malit (si VICIDOLI) qe duhet izoluar edhe ca me keq.
Kushdo qe ka pak tru e kupton qe Fakulteti i Mjekesise ka vec perfitime duke qene pjese e Universitetit te Tiranes, qofte ne sensin programor e shkencor e ca me teper ne kontekstin akademik e institucional. Te qenit pjese e nje nje organizmi me te madh Universitar e me nje lloj tradite tashme eshte vitale per te dy palet…..qofte per UT e rektoratin qe e mban UT me te plote e te fuqishem me Fakultetin e Mjekesise (shume mire mund te quhet edhe Kolegji i Mjekesise)–si edhe per ish- fakultetin e Mjeksise qe realisht nuk mund te funksionoje dot pa bashkepunimin e thelle me fakultetet e tjera.
Sot Universitetet ne bote maten jo vetem me numrin e studenteve, financat e shendosha dhe kualitetin akademik e te edukimit ne te por se pari me numrin e studimeve shkencore dhe te rejat shkencore qe krijojne.
Eshte detyra e Profesoratit dhe Dekanatit te Mjekesise qe te kete nje ze me te forte brenda UT per te pasur me shume alokim fondesh…, lidhur me pranimet e studenteve dhe mbi te gjitha mne rritjen e anes shkencore te ketij fakulteti/kolegji.
Per studentet e sotem dhe te arrdhshem, nje sugjerim i vogel … eshte shume here me mire per karrieren e tyre qe te jene te diplomuar nga UT sesa nga Universiteti i Petreles dhe Berishes (i krijuar ne vitin 2013) qe mesa duket do te behet si Universiteti i CILIT, Tan HOxhes apo ai UFO.
po i pergjigjem theofanit(emri nenkuptohet nje prej prof servile te pa votuar ndonjehere) qe UMT u be strehe e sharlataneve te cilet kane 20 vjet ne pozita drejtuese si artan goda,mihal tase anyla bulo,persona qe perfituan 8 vjet nen rregjimin e berishes dhe me pare dhe tani jane mbledhur rreth jera krujes,deputetes se 97 qe ngrinte doren e para ne parlamentin e asaj kohe per tu shtypur me dhune protestat,dhe sot perpiqet me lekuren e qingjit te shtype zerat e rinj ne fak.e mjekesise.
b.hysa eshte votuar masivisht per te vetmen arsye qe fakulteti te drejtohet nga njerez jashte klaneve intrigante.eshte nje vote qe duhet te lexohet drejt dhe jo te keqinerpretohet.