Kushtet për të fituar një kontratë pune si mësues e drejtor shkolle

anazapta

Përzgjedhja e mësuesve, drejtorëve dhe nëndrejtorëve në shkollat e arsimit 9-vjeçar, dhe gjimnaze do të kalojë tërësisht nëpërmjet konkurrimit të hapur. Sipas përcaktimeve të reja të detajuara në tre udhëzimet zyrtare të miratuara pak ditë më parë nga Ministria e arsimit, (zbardhja e të cilëve është bërë gjatë ditës së djeshme), thuhet se për të fituar një vend pune mësuesit, drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave të arsimit parauniversitar duhet të konkurrojnë me anë të dosjes së dokumenteve, teksa do t’u nënshtrohen edhe vëzhgimeve nga ekspertët, lidhur me modalitetet e zhvillimit të orëve mësimore apo drejtimit të institucionit shkollor. Njësia arsimore vendore përkatëse shpall në vende të dukshme të faqes së saj elketronike si dhe në shkollë pozicionet e lira të punës për postet e mësuesve dhe drejtorëve të shkollës. “Drejtori i institucionit publik të arsimit parauniversitar, brenda 5 ditëve nga data kur vendi i një mësuesi është i lirë, duke zbatuar aktet nënligjore për përcaktimin e normave për ngarkesën mësimore-edukative dhe për numrin e nxënësve në institucion, shpall kërkesën për mësuesin e ri në një mjedis publik të institucionit dhe në faqen e tij zyrtare të internetit”, citohet në udhëzimin e miratuar nga MAS. Ndërsa në rastin e drejtorit dhe nëndrejtoriy ndryshojnë vetëm afatet e shpalljes. Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në drejtorinë e institucionit publik të arsimit parauniversitar, jo më vonë se dhjetë ditë pas shpalljes së kërkesës për mësues nga institucioni publik i arsimit parauniversitar.

 

Komisioni

Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për pozicionin e mësuesit, drejtorit apo nëndrejtorit ngrihet nga bordi i institucionit në bashkëpunim me njësinë arsimore vendore përkatëse (Drejtoria Arsimore Rajonale (DAR)/Zyra Arsimore (ZA)). komisioni i vlerësimit (komisioni) përbëhet: “Nga një përfaqësues nga njësia arsimore vendore, nga kryetari i bordit të  institucionit, nga kryetari i këshillit të prindërve të institucionit, nga dy mësues që zgjidhen nga këshilli i mësuesve”. Po në të njëjtën formë veprohet edhe me komisionin që do të përzgjedhë drejtorin dhe nëndrejtorin. Komisioni mblidhet në mjediset e institucionit publik të arsimit parauniversitar ose të njësisë arsimore vendore, jo më vonë se 3 ditë pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit dhe kur janë të pranishëm të gjithë anëtaret e tij. Çdo anëtar i komisionit e vlerëson intervistën me piket nga 1 në 20 në rastin e drejtorit dhe nëndrejtorit, si dhe nga 1 deri në 10 pikë kur konkurrohet për postin e mësuesit. Pas vlerësimit të dosjes komisioni mbledh pikët e secilit aplikant, duke veçuar dy prej tyre me shumën më të madhe të pikëve dhe duke përcaktuar kështu kandidatët e mundshëm për drejtor. Brenda tri ditëve, komisioni shpall në një vend publik në institucion tabelat e  pikëve të secilit aplikant. Aplikantët që nuk fitojnë kanë të drejtë të paraqesin ankim para komisionit brenda tri ditëve nga shpallja e pikëve.

 

Kriteret dhe dokumentacioni i aplikimit për postin drejtor shkolle

Kandidati për drejtor shkolle duhet:

Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të sipas legjislacionit përkatës.

Të ketë paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”

Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.

Dokumentacioni i aplikimit për drejtor duhet të përmbajë:

Cv-në dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në

Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant

Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit

Dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore, ose titullarë të

njësive arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin gjatë viteve të fundit.

Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar, dorëzohet në sekretarinë e njësisë arsimore vendore.

Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së kërkesës për drejtor të institucionit publik të arsimit parauniversitar.

Zëvendësimi i përkohshëm i drejtorit

Kur drejtori i institucionit publik të arsimit parauniversitar nuk e ushtron përkohësisht detyrën e tij, ai zëvendësohet nga nëndrejtori. Kur institucioni nuk ka nëndrejtor, drejtori zëvendësohet nga një mësues i institucionit. Nëndrejtori ose mësuesi, që zëvendëson përkohësisht drejtorin, caktohet nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse.

 Rastet kur shkarkohet nga puna 

Titullari i njësisë arsimore vendore shkarkon drejtorin e një shkolle në rastet e shkeljeve flagrante, ose kur ka një vendim të formës së prere ndaj tij nga gjykata kompetente për rastet e mëposhtme:

Ka falsifikuar dokumente zyrtare

Ka nxitur vartësit e tij të falsifikojnë dokumente zyrtare

Ka ushtruar dhune fizike ndaj nxënësve ose punonjësve të institucionit

Ka ngacmuar seksualisht nxënës ose punonjës të institucionit

Ka përvetësuar fonde financiare ose materiale të institucionit

Ka organizuar kurse me pagesë me nxënësit që mëson dhe me nxënësit e shkollës së tij.

Ka organizuar kurse me pagesë me nxënës jashtë shkollës së tij, kur nuk është i licencuar për të ushtruar këtë veprimtari private

Ka marre ryshfet

Ka bërë deklaratë të rreme në procesin e aplikimit

Ka ndërhyrë në përzgjedhjen e teksteve nga mësuesit e institucionit

 

Konkurrimi në postin e nëndrejtorit të shkollës  

Dokumentacioni i aplikimit dhe afati i dorëzimit të dokumenteve në komision

Kandidati për drejtor i institucionit publik te arsimit parauniversitar duhet:

Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të sipas legjislacionit përkatës.

Të ketë paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”

Në provimin e kualifikimit të jetë vlerësuar me “shumë mirë”, ose “mirë”

Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.

 

Kontratat e punës si mësues, ja si fitohen

Drejtori i shkollës brenda 5 ditëve nga data kur vendi i një mësuesi është i lirë, duke zbatuar aktet nënligjore për përcaktimin e normave për ngarkesën mësimore-edukative dhe për numrin e nxënësve në institucion, shpall kërkesën për mësuesin e ri në një mjedis publik të institucionit dhe në faqen e tij zyrtare të internetit.

Dokumentacioni i aplikimit për mësues

Kandidati për mësues duhet të përmbushë kushtet dhe të plotësojë kriteret që përcaktohen në Kontratën Kolektive të Punës të nivelit të parë.

Paketa e aplikimit për mësues përmban:

CV dhe kopje të dëshmive apo dokumente që vërtetojnë pohimet në CV

Tabelën e të dhënave për aplikant

Raportin mjeko-ligjor

Dëshminë e masave disiplinore në fuqi në ngarkim të tij (Nëse nuk ka, e deklaron me shkrim që nuk ka).

Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit

Dy rekomandime nga mësues ose drejtore të institucioneve arsimore që kanë punuar me aplikantin

Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në drejtorinë e institucionit publik të arsimit parauniversitar.

Rastet e largimit të mësuesit nga puna

Drejtori e largon mësuesin nga puna në rastet e shkeljeve flagrante ose kur ka një vendim të formës së prerë në ngarkim të tij nga organet kompetente për një ose më shumë nga rastet e mëposhtme:

Ka falsifikuar dokumente zyrtare

Ka nxitur vartësit e tij të falsifikojnë dokumente zyrtare

Ka ushtruar dhune fizike ndaj nxënësve ose punonjësve të institucionit

Ka ngacmuar seksualisht nxënës ose punonjës të institucionit

Ka përvetësuar fonde financiare ose materiale të institucionit

Ka organizuar kurse me pagesë me nxënësit që mëson ose me nxënësit e shkollës së tij

Ka organizuar kurse me pagesë me nxënës jashtë shkollës së tij, kur nuk është i licencuar për të ushtruar këtë veprimtari private

Ka marre ryshfet

Ka bere deklarate te rreme ne procesin e aplikimit.

Drejtori e largon mësuesin nga shkolla edhe për mosarritje të nxënësve

Drejtori merr nismën e largimit të mësuesit nga puna, kur mësuesi kryen shkelje të dispozitave të Kodit të Punës, Kontratës Kolektive ose individuale të punës dhe të legjislacionit në fuqi.

Drejtori konsultohet me komisionin, para se të vendosë për largimin e mësuesit. Komisioni shqyrton provat që drejtori i paraqet. Kur shumica e komisionit nuk i konsideron të mjaftueshme provat, drejtori grumbullon prova të tjera, ose anulon largimin e mësuesit, ose i jep mësuesit 6 muaj prove.

 

Share This Article
12 Comments
  • Per drejtorin dhe nendrejtorin e shkolles te kerkohet kushti qe te mos propagandoje politiken e partise se ciles i perket (nese i perket ndonje partie politike) dhe te beje deklarate me shkrim se nuk do te dergoje nxenesit ne mitingjet e partise se tij.
    Ju faleminderit !

  • Ministria jone e arsimit vazhdon te merret me e lagu se lagu. Te nderuar qeveritar nuk permiresohet shkolla me shkresa, duhet nderhyrje e forte e duhet bere shpejt. Me habit kjo neglizhence e qeverise per shkollen. Gazetare te “DITES” , te pakten ju qe keni femije ne shkolle, tregojini ministres gjendjen ne te cilen ndodhet shkolla jone sot. Tregojini ministres me fakte se edhe ne 1997 shkolla nuk ka qene ne kete gjendje e bindeni se duhet te leviz shpejt.

    • pse ne kohen e sali berishes si duhet te ishe???? b..lepires super….
      ah..se harrova…duhet te kishe edhe nje thes te mbushur plot me para (nese ishin valute aq mire)

  • Mendoj se kjo zonja ministre ia ka futur kot fareeeeee. pffff e kush drejtori arsimore apo drejtor shkolle do publikonte vendin e punes te lire????? oj shoqeeee ministreee eja ne vete se nuk je mire. ne cafre kohe jeton kjo????

  • ministrja te mbledhi vehten e mjaft i burakratizoje problemet ….musuesit i di se cjane specialistet e jo fshati …mendohu ata qe zhgjedh drejtore e vendos dore te hekurt si merkeli ..e mjaft i llackavitet gjerat ..

  • korrupsion ne ate koh te sales korrupsion ne koh te shokut edi ktu problemi qendron tek hapja e dosjeve qe duhen filluar qe nga kjo klas politikanesh burokratike e deri tek mesues servila te lsi dhe te ps. MESUES BEHET AI KUSH KA MBLEDHUR ME SHUM VOTA NE ZGJEDHJE AI EMEROHET NDERSA ATA QE JAN NE PRITJE LE TE PRESIN SA TVI GOMARI PER TU EMERUAR KJO ESHT ”RILINDJE” DHE ”WE HAVE FOR CHANCHE FOWARD”E PD

  • Udhezimet shume te qarta!

    Po ne rastin kur drejtori apo nendrejtori nuk ka lidhje me minimumin
    E duhur profesional te duhur, cfare hapash duhet te marre nje mesues per tu ankuar dhe per te kerkuar largimin e tij nga ajo detyre!!

  • Duhet e nderuar znj. Nikolla, dhe nje ligj apo udhezim,cilat jane rastet kur nje nendrejtoreshe totalisht e paafte dhe qe nuk ka asnje formim artistik dhe nuk eshte larguar me ceremoni nga teatri I operas si e paafte, te mbaje postin e pamerituar te nendrejtoreshes se muzikes ne Liceun Artistik, Jordan Misja ne Tirane!!??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *