Dimri i këtij viti në Evropë, më i ngrohti që nga viti 1855

Ornela

Dimri i këtij viti në Evropë ka qenë më i ngrohti që nga viti 1855 dhe 3.4 gradë me i ngrohtë se mesatarja e viteve 1981-2010.

Statistikat janë publikuar nga Agjencia Evropiane për Ndryshimin e Klimës.

Sipas saj, temperatura mesatare e tremujorit dhjetor 2019-shkurt 2020 ishte 1.4 gradë celsius mbi rekordin e mëparshëm të temperaturës së dimrit në të njëjtën periudhë të vitit 2015-2016.

Në nivel global, viti 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë në pesë vitet e fundit dhe dekadën e fundit ishte më i nxehti i 150 viteve të fundit.

Shkurti i vitit 2020 ishte shkurti i dytë më i nxehtë në Evropë dhe në të gjithë globin.

Temperaturat e muajit të kaluar ishin pothuajse në të gjithë Evropën mbi mesataren e 1981-2010 për këtë muaj.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *