Holanda kushte shtesë Shqipërisë për çeljen e negociatave?

J L

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të veshë më  “kostumin e dasmës” për hapjen e negociatave.

Edhe pse kësaj radhe, të gjitha gjasat janë që vendi ynë të marrë më në fund “dritën jeshile” për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, “kostumit të dasmës” së Ramës mund t’i shtohen edhe dy “arna” të reja.

Kërkesat e fundit ishin ato të Parlamentit të Gjermanisë, e cila vendosi nëntë kushte për hapjen e negociatave. Por një tjetër parlament, ai holandez mund të ketë tani disa kushte të mëtejshme për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në fund të marsit, kur të gjithë liderët e BE-së të mblidhen për të marrë vendimin e shtyrë prej më shumë se dy vitësh, Holanda ka shumë të ngjarë të shtojë dy kushte të tjera në tryezën e negociatave.

Kjo u sinjalizua një ditë më parë nga Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme dhe një nga njohësit e gjendjes politike në Shqipëri.

Duke folur në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman Falenski do të ishte i pari që do të njoftonte se Shqipërisë mund t’i shtohen edhe kushte të tjera, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.

Në tetor, Holanda ishte e gatshme për ndarjen e dosjeve të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duke dhënë dritën jeshile për këtë të fundit, por jo për vendin tonë. Ndarja e Tiranës dhe Shkupit u kundërshtua nga Franca që vendosi veton për negociatat.

Franca duket se ka zbutur qëndrimin e saj, duke thënë se do të japë miratimin nëse Komisioni Europin rekomandon hapjen e negociatave,

Në qershor të vitit ta kaluar, kryeministri holandez u shpreh i gatshëm të hiqte veton ndaj Shqipërisë, nëse vendi ynë merrte “bekimin” e Francës, por mesa duket ka ndryshuar mendje.

Një nga kushtet e Holandës për hapjen e negociatave është bërë i qartë dy muaj më parë nga Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok në një intervistë për mediat kroate.

Duke folur më 9 janar, Blok ka deklaruar se përpara se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit.

Por edhe krimit të organizuar dhe lidhjeve të klasës politike me të.

Blok deklaroi se Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në këto, pavarësisht presionit të BE-së.

“Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky qëllim përfundimtar është i palëkundshëm”, është shprehur ministri holandez në një intervistë për gazetën kroate “Jutrnji List”.

Një nga nëntë kushtet e vendosura nga Bundestangu Gjerman është në fakt edhe arritja e rezultateve në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë dhe ndjekja penale e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

Por për Holandën ky kusht nuk ka qenë i mjaftueshëm. Kjo iu bë e qartë Gjermanisë edhe nga kryeministri Mark Rutte, gjatë një takimi në Berlin, në tetor.

“Si shumë vende të tjera të BE-së, edhe ne jemi të shqetësuar. Pak më pak për Shkupin dhe më shumë për Tiranën. Ne pyesim se sa përparim ka pasur në Shqipëri dhe jemi edhe më të shqetësuar për këtë”, u shpreh kryeministri holandez gjatë konferencës me Merkel.

Në qershor të këtij viti, parlamenti holandez votoi kundër fillimit të negociatave me Tiranën dhe ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus kishte paralajmëruar në fillim të vitit të kaluar Tiranën zyrtare për ndikimin në rritje të kriminelëve shqiptarë në botën e krimit në vendin e tij. Ministri ka zhvilluar një vizitë në kryeqytetin shqiptar për të nxitur qeverinë që të bëjë më shumë kundër këtyre shqetësimeve, – shkruan “SI”.

 

j.l./ dita

Share This Article
11 Comments
  • Funksionimi dhe ekonomia ne cdo shtet eshte prona ,ku kushtetuta shqiptare e ka te shenjte pronen .Ku ne shqiperi prona nuk i jepet pronarit . Shkelet me brutalitet kushtetuta ,nga banditet ne fuqi . Per te ardhur keq ,sa here qe hipin kryeministrat shqiptare ne ate poste ,per te ngrohur bythet ne ate karrige , ,bejne betim komplet fallco para kushtetutes ,nuk e zbatojne ate nenin 181 te saj.. Dhe mbas tyre gjykatat e korruptuara , lavire te zgjedhura me shume kujdes prej tyre vazhdojne te perdhunojne kushtetuten ..Pse kini ju te dashur kryeministra perendimore , kooperativa bujqesore ne shtetet tuaja . e pastaj meruni me drogen ,dhe drogen e ushqen fukaralliku , njerezit fukarenj duan te mbijetojne . Per cudi , si ka mundesi o perendimore , qe nuk e kini kuptuar akoma se politikanet shqiptare te ketij tranzicioni post komunist ,nuk e duan dhe skane interes qe shqiperia te inkuadrohet ne BE .
    I tremben diktatit te ligjit dhe transparences se ligjit te BE. Apo tallni magjen duke anashkaluar shkeljet e kushtetutes nga keta zyberet tane anti shqiptare dhe mbi te gjitha hajdute te pa pergjegjshem .
    Duhet te vini ju te BE piken mbi I ,ne qofte se doni stabilitet te perhershem ne Ballkanin perendimor. ose ne te kunderten jepini droge te fresket femijeve tuaj .Zgjidhi cfare te doni .

    • Prona duhet ti shkoje pronarit, dhe ajo i ka vajtur ne mbi 80% pronarit. (Une vete i perkas pjeses qe ka marre noc rrokun!) Por nwse ne kete vend ka te babezitur qe duan me dhjetra e qindra hektare, disa edhe mijra hektare, ketyre u duhet dhene nje dru pas qafe -sic thote populli. Pse gjyshi dhe stergjyshi im i ka lepitur bythen sulltanit dhe ka shtypur njerezit e varfer, per kete edhe esht shperblyer me mijra hektare, dhe une tani i dua te gjitha keto sasi toke, mua duhet te me behet nje gyjq para kalit te Skenderbeut dhe te me vihen perpara disa pasqyra, qe te shoh veten kush jam! Mirpo ky shtet drejtohet nga injorante dhe lepirbythes te te huajve, ndaj shkon per lesh!

  • Me shume duan te luftojne hollandezet korrupsionin se sa populli shqiptar. Nuk e dine ata se shqipot blihen me nje sufllaqe.

  • Aty ku ka miq Basha dhe Berisha gjithnje behen shtesa. Shto uje e shto miell thote populli,
    Pore edhe nje her po tregohet qe opozita shqiptare do ta mbaj gjat vendi penge.!
    Edhe likja eshte ne ket linje edhe Berisha , edhe opozitare te tjere.
    Kaqe kulture Atedhetar kan keta in jorante.

  • Europa ti vete kusht hollandes per qenien ne BE:-te ndaloje shnderrimin e hollandes ne pike furnizimi per trafikantet e gjithe vendeve te tjera me llojet e drogave te renda dhe te lehta.te gjitha portet e saj jane shnderruar ne pika trafiku droge.i marrin te keqen shqiperise.nuk e duam fare voten e tyre.ajo vote qelbet era droge.derisa kalimi behet ne cdo port mund te themi qe eshte bere me leje te qeverise hollandeze.

  • Jane me qindra studente shqiptare qe studiojne ne qytete te ndryshme te Holandes. E vetmja linje ajrore per Holande eshte Transavia qe ne fund te marsit nderpret fluturimet me shqiperine.
    Air Albania duhet ta plotesoje sa me pare kete boshllek

  • Politikanet hollandeze kane te drejte perderisa kryemafiozi , kryekrimineli, kryehajduti dhe kryetradhetari , si dhe zevendesi i tij nuk i jane dorezuar Drejtesise.

  • Gzim Kulufi @…………
    Pse te ngel hatri o Kuluf ? Pse te djeg ,e te dhemb ?
    Une qe po te shkruaj jam krishtere ,dhe Turku nuk i ka fale krishtereve truall.Jane prona qe jane blere mbas 1912 ,me djerse ,me pune ,bile gjyshi i im rrinte pa ardhe ne shtepi edhe 6 a 7 muaj nga punet qe kishte . Dhe kur vinte ne shtepi femijte e vegjel nuk e njihnin te jatin e tyre ..Nuk te kuptoj o Kuluf kete urrejtjen tende ?

    Por dua te them ::

    PRONA ESHTE LIRIA

    Ai qe shet pronen shet lirine .

    Ai qe te vjedh pronen , te ka vjedhur lirine .

    mos i haro keto o Gezim kulufi ??!!?

    Me gjithe ate ,me qe me nxite ,po te them se une jam pronari i Gjirit te Lalzit .Doja une ta merja persiper gjygjin per kete ceshtje ,por per fat te dhimbshem te gjygjtarit Konomi ,daja i tij ne momentin e fundit ,me tha mua ,se ti nuk je jurist dhe nipi i im eshte jurist dhe e mori gjygjtar Konomi per tu kujdesur neper gjygje.me edhi shume keq per te , iku ne kulmin e rinise dhe i la femite jetimer ,ndonese gjygjtar konomi ishte bishti i kavallit per ceshtjen materiale te prones ,dhe nuk e beri per interes ,por ja hyri per princip ,te tjere jane pronare me te medhenj .Por kjo ska rendesi .Ta permenda kete o Kuluf , se pronaret e gjirit te LLAZIT (kane edhe shume troje te tjera neper shqiperi ) jane Krishtere dhe jo turq sic i nje ti?.E di qe nuk fitoj gje qe komentoj e replikoj me ty ,por te pakten mos komento si e jema e zeqos ne maje te thanes .Dhe leri varjet tek kali i skenderbeut , se as edhe nje njeri nuk ka frike ,jo ty personalisht ,por edhe kete bande politikanesh hajdute te ketij tranzicioni post komunist ,nje njeri mund ta vrase mafja politikane e lidhur me krimin ,por te gjithe fisin nuk ka shanc ta vrase e ta vari tek Skenderbeu i jot.Dhe po te rronte Skenderbeu ,nuk do te lejonte te vareshin krishteret ,se ai luftoi per 25 vite rresht ,kunder myslimanizmit turk ,dhe ndimoi gjithe krishteret e perndimit per mos myslymanizmin e Europes perendimore krishtere . .Mesoje mire historine sic duhet dhe haroje historine e dulle komunistit tend ??
    Mendo per femite e tu o Gezim Kulufi ,do paguash per shekuj e niper e sterniper nga taksat e tua ,denimet kondra shtetit te dhjere bolshevik shqiptar nga gjykata e STRASBOURGUT ,pro pronareve .Jane me qindra dosje pronaresh ,pa dale vendimet ne Strasbourg ,mos e haro ,dhe ne qofte se nuk me kupton ,nuk kam cfare te bej, nuk te ndihmoj dot ,je vetfajtore .

    • Ju lexova te dyve. Kulufi ka te drejte me shume se ju. Hilet mbi pronat jane bere prej dhjetra vitesh. Pasurimi me to nuk ka qene asnjehere i drejte. Shpesh here jane grabitur, tjetersuar apo gjoja blere nen presione dhe per arsye te ndryshme. Si mund te jesh pronar i Gjirit te Lalezit? Si mund te jesh pronar i Shqiperise perendimore? Cfare paska bere gjyshi yt per tu bere pronar i cerekut te Shqiperise?Eshte qesharake ta pohosh. Edhe sikur te ngulesh kembe eshte prape po aq qesharake. Termi pronar ka kufizime te nenkuptuara. Meqenese njeriu ka te drejte te nje shtepie per te jetuar, kjo i ka dhene perkohesisht te drejte te vetequhet pronar. Cdo “zgjerim bythesh” si pronar i Gjirit te Lalezit eshte i dyshuar shume fort per vertetesine.

  • DITA:Ne Europe ka njerz e Parti ekstremiste te djathte qe nuk e duan Shqiperine,PS,E.RAMEN.Kjo sidomos ne Hollande ku Luli ka miqt e tij;ne Gjermani si deputeti KRIÇBAUN-pjesmarrs ne çadren e 2017 apo te Gazetatit te BILD qe botoi shkrime sajuese te dosjes 339,184 te derguara nga Prekurori Hajdarmata e gazetarja KLODI e news24.
    -Kohet e fundit Meta dekoroi deputetin Gjerman qe po ben kete denoncim publik sikur Hollanda po nxjerr dy kushte te tjera.
    -Duhet thene troç se edhe 9 kushtet Gjermane u derguan nga PD-Butestagut,ketyre deputetve anarshist miq te LulSaliut.
    -Dhe “miqte” Europian do te zbatojne huqet Berishiste perderi ata te jene mbi toke e ne politike.Dhe kjo per arsyen e thjeshte… “Derisa polikanet shqipetare nuk e duan vendin e tyre…po ne pse ti perkrahim”.!?Ketu kane te drejte.Shqipetia eshte e denuar nga keta horra qe ne 1992.
    -FLM-DITA

  • Asd @…………….
    Meso dhe nje gje tjeter nga une .Jam ne Strasbourg per nje prone tjeter .A e di ti q shteti shqiptar me eshte lutur aman hiqe padine ,dhe me afruan para , shuma ishte e madhe .Jane para ne te zeze ,nga taksat e tua o Asd ..A e kupton si shperdorohen parate e shqiptareve ??,me gjithe se nuk pranova .

    Paske mare zaptuar ti prone qyl ,o i forti .Mere vesh nga une , nuk do e gezosh ,bile ke per te paguar demin e munguar ..Jemi duke hyre ne BE dhe mos haro nuk te le NATO me kooperativa bujqesore ,o i kuq budalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *