A mund ta fusë koronavirusi botën në luftë dhe konflikte sociale

Ornela

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive Dita: Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet në të gjithë globin, rreziqet e konfliktit dhe dhunës gjithashtu po shtohen. Frika dhe vetë-mbrojtja mund të ndezin konflikte sociale, etnike, fetare dhe ndërshtetërore të cilat, në disa rajone të botës, mund të përshkallëzohen.

Nëse virusi nuk merret nën kontroll javët në vijim,  ekonomistët përllogarisin se urgjencat shëndetësore mund të shkaktojnë një recesion global aq të rëndë sa ai i 2008-ës. Tregjet e aksioneve janë bërë thellësisht të paqëndrueshëm dhe ekonomia e Kinës, e dyta më e madhe në botë dhe një eksportues parësor, ka marrë një goditje të fortë. Biznesi global po vuan për shkak të prishjes së zinxhirëve të furnizimit, ndërsa parashikohet se kërkesa e konsumatorit mund të bie ndjeshëm deri në nxjerrjen e një vlere mbi një trilion dollarë jashtë ekonomisë globale.

Pandemia e koronavirusit tashmë ka nxitur një rënie ekonomike që mund të shkaktojë forma të ndryshme paqëndrueshmërie vendase dhe ndërkombëtare. Në vendet më të varfra, mungesa e ushqimit, ilaçeve dhe mallrave të konsumit mund të rezultojë në përplasje sociale dhe të ushqejë ndarjet etnike dhe fetare. Kufizime dhe sulme janë raportuar kundër popullsisë kineze që jeton jashtë dhe kjo mund të përhapet edhe në grupe të tjera të shënjestruara. India është tashmë një vatër e madhe e gatshme për të shpërthyer, pasi përleshjet mes hinduve dhe muslimanëve vazhdojnë si rrjedhojë e një ligj të ri për nënshtetësinë, i cili i diskriminon muslimanët. Një pandemi e mundshme që rezulton në mungesë (të gjërave jetike) dhe fajtorë të sakrifikueshëm do ta ashpërsonte seriozisht këtë konflikti. Vende të tjera në Azi dhe Lindjen e Mesme janë gjithashtu të ndjeshëm prej konflikteve që do të përkeqësoheshin nga frika e pandemive.

Dyndjet e refugjatëve dhe përhapjet e konflikteve mund të çojnë në mbyllje të kufijve dhe përplasje të mundshme ndërshtetërore mbi burimet dhe tregtinë. BE-së do t’i duhet të përgatitet për dhunë të mundshme edhe brenda në Europë. Prej luftës së vazhdueshme në Siri midis forcave turke dhe atyre siriane e ruse, rreth një milion njerëz tashmë janë shpërngulur. Turqia ka pritur gati katër milion refugjatë nga Siria dhe ka vendosur të heqë ndalimet kufitare me BE-në për shkak të irritimit nga mungesa e një mbështetjeje të mjaftueshme humanitare nga ana e Brukselit.

Vendimi i Ankarasë i hap rrugën një fluksi të ri refugjatësh në Ballkan, diçka që të gjitha qeveritë e Ballkanit, që nga lëvizjet masive të refugjatëve përmes gadishullit në vitin 2015, ia kanë pasur frikën. Kjo frikë përkeqësohet nga gjasat se Gjermania dhe shtetet e tjera të Europës Perëndimore nuk do t’i pranojnë refugjatët dhe ata do të mbeten të bllokuar në rajon. Ankthet e shtuara për epideminë e koronavirusit mund të nxisin zemërimin publik dhe armiqësinë ndaj emigrantëve, ndërsa qeveritë nuk duan të humbasin popullaritetin ose të provokojnë paqëndrueshmëri duke lehtësuar kontrollet kufitare ose duke u përpjekur për të integruar refugjatët.

Bullgaria ka vendosur rreth 1.000 trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin me Turqinë për të parandaluar kalimet e paligjshme. Qeveria në Sofje ka deklaruar se nuk do të lejojë hyrjen e asnjë refugjati në një kohë kur po shton masat parandaluese kundër koronavirusit, me raste të reja të raportuara pothuajse çdo ditë në rajon. Greqia gjithashtu ka njoftuar kontrolle më të forta kufitare dhe ka ndaluar mijëra refugjatë që të kalojnë kufirin e saj tokësor me Turqinë .

Frika nga sëmundjet është një sferë prodhimtare për fushatat dezinformuese që mund të provokojnë komplote, protesta antiqeveritare dhe konflikte sociale. Fuqitë ambicioze mund të shfrytëzojnë këto dobësi për të destabilizuar ose ndërhyrë në shtetet fqinje. Moska po përhap në mënyrë sistematike dezinformim në lidhje me origjinën e koronavirusit. Agjenisitë e saj mediatike, trollet dhe agjentët ndikues përhapin teorinë konspirative se virusi është zhvilluar në laboratorët e CIA-s dhe u lëshua në Kinë për të dobësuar ekonominë kineze. Një dezinformim i ngjashëm bio-terrorist u shpall nga KGB-ja Sovjetike në vitet 1980, kur CIA u pat akuzuar për zhvillimin e virusit HIV / Aids.

Nëse pandemia përhapet në Europë, Moska gjithashtu mund të pretendojë se pakicat e cënueshme rusisht-folëse janë duke u keqtrajtuar, futur në karantina dhe shtypur nga qeveritë fqinje. Kjo siguron shtigje të reja për promovimin e konflikteve të brendshme e madje edhe inskenimin e ndërhyrjeve të maskuara si ndihma humanitare për të mbrojtur popullatat e pretenduara në rrezik.

Në mënyrë paradoksale, frika në rritje për një sulm ekonomik nga ana e Kinës në Europë mund të zvogëlohet për shkak të frikës nga pandemia. Nëse vaksinat kundër koronavirusit nuk zhvillohen së shpejti, atëherë Pekini mund të gjendet në një pozitë më të dobët ekonomike për të vënë në jetë iniciativën e Rripave (rajoneve) dhe Rrugës (BRI) përmes të gjithë Euro-Azisë ose rrjetin e tij 17 + 1 me lindjen e Europës. Dhe vendet pritëse mund të mos jenë të gatshme të lidhin kontrata ekonomike të paparashikueshme me Kinën. Sidoqoftë, një përfundim i tillë nuk do të ishte në dobi të shteteve të varfëra të Europës Juglindore, të cilat i kanë drejtuar sytë nga Kina për investime. Tani ata do të gjenden me më pak mundësi në një kohë kur ekonomitë e BE-së gjithashtu mund të tkurren për shkak të frikës së pandemisë.

 

 

******

PANDEMIC WARS

 

Dita, Albania

Janusz Bugajski

As the number of coronavirus cases continues to growaround the globe, the dangers of conflict and violence also expand. Fear and self-protection can spark social, ethnic, religious, and inter-state conflicts that can escalate in several parts of the world.

Economists calculate that the health emergency can spark a global recessionas severe as the one in 2008, unless the virus is contained in the next few weeks.Stock markets have become widely volatileand China’s economy, the secondlargest in the world and a major exporter, has taken a severe blow. Global business is suffering because of disrupted supply chains amidst predictions that consumer demand may collapse and eradicate over one trillion dollars in value off the global economy.

The coronavirus pandemic is already driving an economic downturnthat can trigger various forms of domestic and international instability. In poorer countries, shortages of food, medicine, and consumer goods can fuel social clashes and feed ethnic and religious divisions.Restrictions and attacks have been reported against Chinese people living abroad and this could spread to other targeted groups. India is already a huge tinderbox, as Hindu-Muslim clashes continue over a new citizenship law that discriminates against Muslims. A possible pandemic that results in shortages and scapegoats would severely enflame the conflict. Other countries in Asia and the Middle East are also susceptible to conflicts that will be exacerbated by fears of pandemics.

Refugee outflows and conflict spillovers can lead to border closuresand potential inter-state clashes over resources and trade. In Europe itself, the EU will need to prepare for possible violence. With the persistent war in Syria between Turkish and Syrian/Russian forces, about one million people have already been displaced.Turkey has taken in almost four million refugees from Syria and decided to lift its border restrictions with the EU because of frustration overlack of sufficient humanitarian support from Brussels.

Ankara’s decision opens the door to a new influx of refugees into the Balkans, something that all Balkan governments have feared since the mass refugee movements across the peninsula in 2015. This fear is exacerbated by the likelihood that Germany and other West European state will no longer accommodate refugees and they will be stuck in the region.  The additional anxieties over the coronavirus epidemic can fuel public anger and animosity toward migrants, while governments do not want to lose popularity or provoke instability by loosening border controls or trying to integrate refugees.

Bulgaria has deployed about 1,000 troops and military equipment to the frontier with Turkey to prevent illegal crossings. The government in Sofia has asserted that it would not allow in any refugees at a time when it is stepping up preventive measures against the coronavirus, with new cases reported almost daily in the region.Greece has also announced tighter border controls and has blocked thousands of refugees from crossing the land border with Turkey.

Fear of disease is a ripe arena for disinformation campaigns that can provoke conspiracies, anti-government protests, and social conflicts. Ambitious powers can exploit such vulnerabilities to destabilize or intervene in neighboring states. Moscow is systematically spreading disinformation about the origins of the coronavirus. Its media outlets, trolls, and agent of influence disseminate conspiracy theories that the virus was developed in CIA laboratories and released in China in order to weaken the Chinese economy. Similar bio-terrorist disinformation was promulgated by the Soviet KGB in the 1980s when the CIA was accused of developing the HIV/Aids virus.

If the pandemic spreads in Europe, Moscow can also claim that vulnerable Russian-speaking minorities are being ostracized, quarantined, and repressed by neighboring government. This provides new inroads for promoting domestic conflicts or even staging interventions cloaked as humanitarian assistance to defend allegedly endangered populations.

Paradoxically, growing fears about a Chinese economic offensive in Europe may be reduced because of the pandemic scare. If vaccines are not soon developed against coronavirusthen Beijing may find itself in a weaker economic position to develop its Belt and Road Initiative (BRI) across Eurasia or its 17+1 network with Europe’s east. And host countries may be unwilling to enter into unpredictable economic contracts with China. Nonetheless, such an outcome will not benefit the poorer states of South East Europe, which have looked toward China for investments. They will now find themselves with fewer options at a time when EU economies may also contract because of the pandemic scare.

 

***

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
10 Comments
  • Nje gje eshte e sigurt:

    KORONAVIRUSI KOMUNIST KINEZ NUK KA GJASA TA FUSE BOTEN NE NJE LUFTE TOTALE APO KONFLIKT SOCIAL

    por:

    Ambasada amerikane e bedelave te George Sorosit ne Tirane e ka futur Shqypnine dhe shqyptaret ne nje Lufte Klasore dhe Konflikt Social njashtu si ne Kohen e Qepes te Enverit duke mbeshtetur pa asnje parim demokratik Diktaturen Moniste te Edvin Droges.

    • Bugajski ka te drejte, po te mos arrihet te bllokohet në kohë perhapja e koronavirusit, konflikti social global nuk eshte jashte mundesise, per te mos thene eshte i paevitueshem dhe per pasoje Sistemi (delikat) Financiar Nderkombetar merr nje goditje mundet deri edhe te pariparueshme

      Kjo nuk sigurisht nuk ka te beje vetem me vendin tone te vogel, (ne e kemi pak imunitet social nga goditja në 1997), keshtu vijne gjerat shfaqen në fillim disa vatra krize dhe pastaj perhapen në masë….

      Viti 2020 mund te mbahet mend gjate

  • Ndersa per shendetin, ekonomine virusi eshte i keq, shoqerise vetem mire do i beje. Do i kujtoje njerezve te dhene pas qefit, parase, ose kotesive te tjera, se asgje nuk eshte me e vyer se jeta. Jetoj ne France dhe po beja pazar ne supermarket. Te them te drejten nuk e duroj supermarketin si zgjua bletesh, kur ka zhurma dhe njerezit flasin me ze te larte, siç ndodhte ne kohe te tjera normale. Dje njerezit ne supermarket ishin ndryshe. Ecnin qete, pa vrapuar, pa zhurmuar. Dukshem, frika e virusit gogol e ka bere efektin.
    Te jetuarit ne kohen e virusit, ndoshta edhe te pasurit do t’i vere ne mendime, per te pare qe asgje nuk vlen sa jeta, kur virusin e kemi midis nesh, prandaj le te japin diçka per te kontribuar në projekte baniresie,

  • intelektuali polakamerikan Jonuz dukshem sherben si trushplares exelent ne kete kohe kolere demon-kratike..
    .
    sa ka vdekur VIRUSI KINEZ ne gjithe boten ka vrare VIRUSI SALEZ vetem ne Shqiperi
    .
    Januzi Washingtonit duhet ti jape spjegime shqiptarve pse Amerika toleron akoma VIRUSIN E VIQIDOLIT qe dihet kush e fabrikoi ne 1991-1992 dhe pse Kimetet e mbrojne sot..
    .
    Dhe pak dite shqiptaret do festojne kete masaker te VIRUSITVIQIDOLIT..

    .
    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …
    Epilog:
    Kujt i kujtohet intelktualja euro deputete Piveti qe gerthiste qe ne shkurt 1997
    MBYTINI SHQIPTARET NE DET>>
    pra qofte ky intelektuali Washingtonit qofte intelektuali Tajvanit nastradin pordha duhet ti kerkojne te falur shqiptarve qe krahas luftes kunder ideologjse Enverit prishen dhe shtetin e shqiptareve qe eshte 1000 here me keq se virusi kinez..

  • Nuk e di une ça ben e ça s’ben korona virusi. Une di qe Kina ia futi pak Amerikes me ate marreveshjen tregtare.

  • po me ruset, e ka . gjithmone ne nje vrime i bjeka fyellit ky . per hire te vertetes . semundjet si kjo, mund te shperdhejne kaos te brendeshem dhe lufte nderkombetare . gjithkush do t’i shpetoje kontaminimit dhe per kete mund te asgjesoje tjetrin . por dhe disa qe mendojne si koka bugajskit, po te dale kontrolli boteror nga duart, atehere lufterat mund te zhvillohen sipas “tabuve” te kaluara; dy superfuqite (edhe pse ne rusi, ra komunizmi) futen ne lufte per jete a vdekje dhe bug-(bajgesi) shkone ne ate bote, me enderra te….realizuara .

  • Sipas studjuesve, me shume gjasa virusi eshte I cuditshem per tu shnderruar natyralisht, dmth ndofta I bere ne laborator. Se kush e beri, u shpetoi nga dora apo u nevojit te peehapej, kjo eshte ceshtje qe s’do ta marrim vesh kurre. Bota eshte kthyer ne nje pazar te felliqur midis te forteve. Popujt futen Brenda nga frika si pulat ne kotec. Diktati funksionon keshtu, prandaj mos pritni luftera te reja. Nuk nevojiten. Mjaftojne 6 muaj-1 vit ne cdo 15-20vjet te futet sindromi i frikes konstante. Edhe bursat do clirohen nga pak nga efekti – tollumbace.

    • Sa mire i di ti keto gjera o gjermani shqiptar. Ku i ke mesuar ne Shkollen e Bashkuar, apo ne Shkollen e Partise “Vladimir Ilic Lenin”? (Kam degjuar qe ju qinin ne bythe ne Shkollen e Partise, a mund te ma konfirmosh?)

        • Ku ka ze nuk eshte pa gje thote nje fjale e vjeter. Jo cdo gje te vertete une e kam degjuar domosdo nga mami. Ty mesa duket mami te tregonte shume gjera te bukura kur e ferkoje nga pak per t’i hequr dhimbjet e reumatizmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *