Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u shënua fillimisht në Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë protestohet dhe festohet në shumë vende të botës.
Në Shqipëri kjo datë është kthyer më shumë se një ditë proteste, në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.
Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.
Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.
l.h/ dita

Grate shqiptare te lyera me buzkuq kinez dhe qe vijne era perc, do protestojne neper lokalet e nates duke pare car zezaku dhe duke i bere foto me celular.
Gazeta DITA:
E keni interpretuar gabim 8 marsin,
sepse:
8 MARSI ESHTE NJE FESTE TIPIKE KOMUNISTE
Ja pak histori te vertete nga Wikipedia ne internet pa dorashka propagande bolshevike:
“…Pasi Partia Socialiste e Amerikës organizoi një tubim qe e quajti si “Dita e Gruas” në New York City, më 28 shkurt 1909 dhe pasi delegatët komuniste gjermanë Clara Zetkin , Kerte Duncker me shume komuniste të tjerë propozuan në Konferencën Ndërkombëtare të Gruas Socialiste në 1910 qe “Konferenca e veçantë e grave” të organizohet çdo vit. Pasi gratë fituan votimin në Rusinë Sovjetike në 1917, 8 Marsi u bë një festë kombëtare ne vendin e Internacionales Komuniste. Por 8 marsi si “Dita e Gruas” u festua kryesisht nga lëvizjet komuniste dhe socialiste ne Bote si nje feste jozyrtare derisa u miratua nga lëvizja feministe boterore në vitin 1967 dhe Organizata e Kombeve te Bashkuara filluan të festojnë zyrtarisht 8 marsin si “Ditën e Gruas” në 1977. Përkujtimi i “Ditës Ndërkombëtare të Grave” sot varion nga të qenit një festë publike në disa vende, deri në injorimin total nga pjesa më të madhe e Botes me argumentin: Komunizmi solli shfrytezimin barbar te grave ne te gjitha fushat…”
qe:
Na kujton grate ne Kohen e Qepes te Enverit, te cilat i shkruajten Naim Frasherit vargje domethenese per thirrjet e tij patriotike: “pune, pune nate e dite qe te shohim pakez drite” qe Enveri dhe Partia e Punes e kishte si devize propagande per grate shqyptare, ja cfare i shkruan Naimit grate me 8 mars:
O NAIM FRASHERI TE VIJE VETE
TE PROVOJE TURNIN E TRETE!
Besoj se isha i dobishem me informacionin e paraqitur,
nga:
intelektuali