Aksident në Librazhd, të plagosur, 2 nga Maqedonia e Veriut

Leda Hysa

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

“BalkanWeb” raporton se 5 persona kanë mbetur të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për 4 gra dhe 1 burrë që kanë marrë plagë të ndryshme. Dy prej të plagosurve janë nga Maqedonia e Veriut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *