Gra të denja, jo papagaj rozë

redaktor

Nga Edona Llukaçaj

 

Sërish 8 Mars! Si çdo ditë e shënuar, për disa një mundësi për të kremtuar arritjet, për disa një rast për të reflektuar e për të tjerë një shans për të shfrytëzuar ofertat komerciale, por gjithnjë një ditë që nuk mund të kalohet pa u përmendur.

Jo të pakta janë gratë që kanë një marrëdhënie të dyzuar me këtë “festë”. Nga një anë, sikur na pëlqen që të paktën një herë në vit na vlerësohet prania e kontributi i vyer në çfo sferë të jetës, përtej vështirësive e sakrificave aspak të munguara.

Por, nga ana tjetër, sikur nuk na rri përshtat që u dashka që vlerësimi për ne të jetë veç për aksh ditë e si me detyrim, a thua se kur tufa me lule është e stërmadhe rron gjithë vitin.

Por këtë 8 mars shumë gra shqiptare duket se janë ngazëllyer si me induksion nga lajmi i madh se tashmë do përfaqësohemi më gjerësisht në politikë. Kryetari i partisë më të madhe në vend ka premtuar vetëm pak ditë më parë, se tashmë çdo organizatë e saj do të ketë edhe një bashkëkryetare.

E këtë me detyrim!

Kjo iniciative vjen pak kohë pasi kryetari në fjalë i siguroi pjesëmarrësit në një takim në një qytet, kryebashkiakes të së cilit nuk i mbante mend emrin, se po të votonin vetëm gratë partia e tij i merrte 85 mandate në parlament.

Megjithëse nuk u specifikua gjinia e këtyre 85 manadateve imagjinare, ato me siguri nënkuptohen të jenë po gra. Këtë e tregon numri i lartë, si në pak vende të botës, i grave ministre në Shqipëri.

Kjo nismë do të ishte krejtësisht e besueshme nëse gjatë një takimi televiziv me gazetarë të pak javëve më parë, kryetari nuk do të sulmonte deri në fyerje të vetmen gazetare femër në panel, se pyetjet e saj nuk ishin si i donte ai.

Një nisëm shumë e vlerësueshme nëse ky kryetar si për shaka nuk do i dërgonte të fala publike sa herë t’i tekej “mamit” të pabindur apo, thënë ëmbël “mamit” të të pabindurve.

Kjo nismë do kishte qenë një hap i madh nëse politikës shqiptare do i kishin munguar politikanet të cilat ndër vite, arritën të merrnin me meritë poste domethënëse, teksa garuan, ashtu si janë, si të barabarta me burrat, dhe ia dolën, paçka se “bota vesh pantallona”.

Partisë më të madhe në vend, nuk i duhen gra-shtojca, të cilave iu jepet pushtet fiktiv për të manipuluar përqindjet e përfaqësimit në bazë të politikave të barazisë gjinore që të dukemi bukur te ndërkombëtarët.

Që nga hera e herës, kjo parti, ashtu si edhe forcat e tjera politike, ka pasur eksponentët e vet, gratë e zonja që kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohej, pa rënë pre e maskilizimit dhe vetë-viktimizimit, si dy ndër problemet më të mëdha të femrave në karrierë.

Por tani riformatimi i brendshëm po na prezanton një tjetër lloj gruaje që kinse të na përfaqësojë e tani bashkëkryesojë, si e paaftë për ta bërë e vetme. Një qënie pa mendimin e vet e pa qëndrimin e vet, që ekziston ashtu si zgjatim e merr kuptim veçse kur përsërit idetë e liderit me rigorozitet ose i thur lavde atij.

Shembulli tipik i figurës së re të grave në politikë e pushtet mund të jetë ministrja që me dorën në zemër e lot në sy tregoi publikisht si i ishte dhënë detyra, çfarë më shumë se besim të merituar dëshmonte për diskriminim pozitiv të deformuar.

Vërtet partisë më të madhe në vend nuk i duhen aspak shifra të sforcuara të përfshirjes së grave në rradhët e veta apo në instancat drejtuese, sidomos kur këto përçojnë “me forcë” dobësi, si simboli i Alessia Demachi në librin e E.L.James, që me të drejtë na pezmatoi si komb.

Partisë Socialiste, si çdo force politike në vend, i duhen gra të denja se ato i duhen Shqipërisë.

Ndërsa “papagajtë-rozë” e denigrimi i gjithanshëm që prodhon mungesa e cilësisë dhe numrat e fryrë, me sa duket, i duhet liderve e politikbërësve të pamjaftueshëm, që u mundësuan ish-kaçurrelsave bajatë të ligjërojnë pa u turpëruar për gota uiski nga foltorja e shenjtë e Kuvendit.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
19 Comments
  • E drejtë
    Gjinia nuk është domosdoshmërisht aftësi.
    As mosha.
    Po piktori, mbetet piktor.
    Ngjyrat në telajo kanë rëndësi, le të jetë bosh nga pas

  • Eshte nje fyerje e madhe,qe grate e vajzat te trajtohen thjesht si frymore e jo si intelewktuale te afta,qe i kane ngjitur shkallet e karieres nje nga nje me sukses!
    Shembulli me i sakte i denigrimit te femrave ne PS nga vete Rama eshte intelektualja e shquarRudina Seseri,qe erdhi nga SHBA per te kontribuar ne rilindjen e PS-se!
    Ajo u fut ne liste nga Rama dhe u zgjodh deputete,por vetem pas disa muajsh ajo dha doreheqjen dhe u largua andej nga erdhi,ne SHBA!
    Pse iku kjo zonje e nderuar,kur sot eshte nje nder v100 femrat me te sukseseshme ne SHBA,qe ka krijuar nje biznes te fuqishem,jo duke shitur domate,por ne fushen shkencore te aplikimit të inteligjencës artificiale në industri të ndryshme!
    Le te krahasoje Ram,a nivelin intelektual te kesaj shkencetareje me papagallet e Rames ne qeveri duke filluar nga Spiropali,Balluku etj!
    Cfare kontributi ka dhene ministrja e Finances kur ne raportin e BB te vitit te kaluar u denoncua Shqiperia qe 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,duke i shkaktuar arkes se shtetit miliarda leke deme?
    Po efektiviteti i PPP-ve me cfare matet,po milionat e eurove qe hidhen per ca rruge,qe ne bote mbyllen me shume me pak kosto se keto?
    Kush i kontrollon te gjitha shpenzimet shteterore se sa ekonomike jane dhe ne se ka akoma halle te tjera me te medha per t’u investuar se keto rruge?
    Femrat Rama i perdor si kukulla e jo per pune!
    Ne administrate nuk zgjidhen personat vetem se jane femra e jo nga aftesia se kjo eshte nje perdhunim i tejskajshem i figures se femrave!
    Dhe kjo i ka bere femrat e emeruara ne pushtetin e Rames te jene servile,sepse nuk jane emeruar atje se jane me te afta se meshkujt,por vetem se jane femra,bile edhe bukurane!
    Ne se Balluku do ishte kaq e afte,pse Rama kur ishte ne Bashki e mbajti ate thjesht zedhenese shtypi e jo drejtoreshe?
    Ha ha hja ha ha!

    • E nderuara znj. greta. Jam krejt dakord me ju sa i takon ato qe thoni lidhur me trajtimin qe Edvin Rama u ben grave e vajzave, por:

      Sa i takon znj Seseri (qe une nuk e njoh e as kam degjuar per te), nqs me verte eshte sic thoni ju, pra qe eshte nder 100 femrat me te suksesshme ne SHBA me biznese te fuqishme te aplikimit te AI ne fusha te ndryshme, ajo ka bere shume mire qe ka ikur nga Shqiperia, sepse Shqiperia nuk i jep asaj asnje mundesi te zhvilloje talentet e saj e asnje fushe veprimi per talentet dhe pergatitjen e saj. Pra eshte ceshtje pershtatshmerie. Eshte njelloj si te detyrosh Messin te luaje me nje skuader te kategorise se trete shqiptare, ndryshe thene talentet e zn. Seseri do te shkonin dem ne Shqiperi dhe vete Shqiperia nuk do te shihte ndonje hajer nga talentet e znj.Seseri. Shendet dhe Respekt.

      • Z.Xhuxhumaku!
        Ketu nuk behet fjale se cfare beri znj.Seseri,por se cfare beri sharlatani Rama!
        Ai nuk ka dashur kurre femra dinjitoze,por i ka dashur e i do ato thjesht per imazhin e tij!
        Per t’u mburrur sic ben se qeveria jone ka ne pushtet me shume femra se te gjithe vendet e BE!
        E kujt i hyjne ne pune shifra te tilla mashtruese?
        Kujt i duhen se vete Rama vesh citjane,shallvare,atlete apo mban mjekerr si cjapi?
        Nuk matet cilesia e qeverisjes me sasine e femrave ne pushtet,por me ate se cfare bejne ato me mire se meshkujt!
        Ne asnje vend te botes nuk e mastin suksesin e punes se tyre ne se paskan me shume femra ne qeveri se kjo do ishte fyerje per vete femrat!
        Se femrat nuk behen ministre,deputete apo drejtore vetem se jane femra,te bukura,seksi etj ne syte e kryeministrit,ministrit etj!
        Femra te tilla te ngritura ne poste vetem se jane femra e jo sde jane me te afta se meshkujt behen jo vetem servile te shefave,por edhe shkajtojne fatkeqesi ne qeverisje!
        Ne se femrat ministre apo deputete te Rames do te ishin kaq te afta ne punet e tyre,atehere si spjegohet qe asnjera nga ato nuk del te mbroje e te justifikoje punet e tyre ne media etj,por per cdo gje del vetem Rama?
        Kur behet fjale per tendera,koncesione apo PPP korruptive pse nuk dalin femrat ministre te mbrojne veten,por del vetem Rama?
        Po kosovari Cakaj pse nuk drejton PSBE-ne,por del e bredh vetem Rama?
        Atehere pse u dashkan keto femra apo cunaker neper poste te rendesishme kur nuk mbrojne dot punen e tyre?

        • Zoti Kroger, nuk e di a e ke lexuar te gjithe komentin tim apo jo. Fjalia e pare thote me 7 fjale ate qe zotrote e ke shkruar me carcaf. Kaq sa per pjesen ku behet fjale per Edvin Ramen. Pastaj une kam thene nja dy fjale edhe per Znj,Seseri ne pergjigje te komentit te gretes. Mos valle kam bere gabim? Nuk e besoj. Dhe po ta perseris ajo ka bere shume mire qe ka ikur dhe ka pare punen e vet te suksesshme, cfare deshe zotrote qe ajo zonje e talentuar, me c’po degjoj, te hapej bythesh ne oborrin e Rames. Dhe se fundi o zoteri, se per cfare behet fjale ketu nuk e percakton as ti , as une, ketu secili thote ate qe mendon. Hajt shenet.

          • O Xhuxhumak!
            Me duket se ti nuk ke kuptuar se cfare ke shkruar ne fillim qe ia ke hedhur me pas.
            Rama ben propagande te poshter duke thene se “kemi pune,por nuk kemi profesioniste”.
            Ndersa ti nuk e ve Ramen me shpstulla per muri,por merresh me Rudina Seserin,qe paska gabuar pse erdhi ketu!
            Sipas llogjikes tende i bie qe edhe ti rri kot ketu meqenese Rama qenka i tille.
            Bjeri gomarit e jo samarit!
            Per mua sot Rama eshte njeriu me i rrezikshem ne Shqiperi qe mbeshtetet nga nje tufe antishqiptaresh qe e quajne veten trashegimtare te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve.
            Jo partia,por Shqiperia mbi te gjiyha!

          • Ti nuk e di hiç se ku jam une, as nuk e di cfare jam dhe ia fut si kau peles. Dhe a e di cfare, e keqja nuk eshte vetem tek Rama, e keqja kryesore eshte qe ju qe keni mbet ne Shqiperi kujtoni se Rama rrezohet me komente gazete. Ju duket vehtja edhe aq te mencur sa mund te mesoni gjithe boten me diturine tuaj prej leshi qe e shpalosni ne kafenete e Tiranes/ Ik or idiot se nuk desha te prish gojen me ty, por me detyrove me pordhacllekun tend prej mesuesi te shkolles fillore.

          • Xhuxhumak!
            E paske gjetur menyren se si rrezohet Rama meqenese thua qe nuk rrezohet me komente gazetash?
            Uaaaaa,sa i mencur qenke more trapush zalli!
            Po ku ke qene deri me sot,more rrote cari,qe na ke lodhur kot me komente dhe nuk e ke nxjerre metoden tende qysh para 20 vjetesah?
            Po ne paskemi nje koke te madhe qe shet blloqe betoni dhe nuk e ditkemi!?
            Hapu tani e tutja sa pa na kapur coronavirusi,qe te shpetojme edhe nga Rama!
            Cfare poret more filozof,qe nuk e ditkemi ku je,kush je dhe sa i mencur je?
            Shpalle metoden tende,merr patenten dhe shpikjen shite sa frengu pulen!
            Hidhu cfare pret me o patriot i madh rilindas?
            Te pershendes me kengen “Hidhu,pirdhu 27”,kompozuar nga Sefer Spiropali i dyte!

          • Ti vuajtke nga diarhea verbale dhe sidomos paske deficienca ne llogjike. Une te thashe o rrote mulliri qe Rama nuk rrezohet me komente gazetash. Kaq di kaq thashe. Se si rrezohet ta kam lene ty ta gjesh mbasi te mendohesh nja 4 vjet te tjera. Une tall karet me ty se Rama mua me ha kaken. Ti qe e ke problem, rrezoje po pate bythe. E mjaft na çave trapin o pordhac psikopat me ate pseudonim sallamesh. Me vjen keq qe me detyrove te prish gojen, po s’kam c’te bej derri do plumb se ndryshe nuk merr vesh, kurse pordhacet si puna jote duan mut.

  • Dolen llafet qe vete Edvini do te beje ndrrim seksi. Ka filluar kuren me hormone dhe po behet gati te prese ate mikun. Keshtu do te arrihet barazia e plote gjinore ne PS.

  • Femrat që kane kontroll të plotë mbi veten e tyre, që u është edukuar nga familja dhe arsimimi respekti për veten, kufijtë, reciprociteti me gjininë tjetër, femrat pra me personalitet, vetëbesim, dinjitet, ato jane te pavarura!

    Të tjerat jane si Kosova. Pra, jane me pavaresi të mbikëqyrur.

    Urime 8 Marsi.

  • Sot është Dita e Gruas. Dje nuk ishte. As nesër. Është sërish pas një viti. Të paktën këtë kupton sapo hap sytë dhe kullot në media.
    Gruaj kështu, emancipimi, Musineja, historia, nëna, femra, lulet. Epitetet nuk mbarojnë, a thua po bëjnë prezantimin e ndonjë komuniteti indigjen të panjohur më parë.

    Janë gjysma më e mirë, thotë kryetari i qeverisë. Ndoshta për të mos përgënjeshtruar presidentin që e quan Gruaja e Bilalit.

    Të veshura mirë, ecin bashkë, qeshin kot, në grup 10-15. Haha aty, hihi më tutje. I gjithi në demonstrim i kotë i dirigjuar nga po ato fytyra që i sheh gjithë vitin në tv, janë në shoqata, politikë e media. Që janë po aq të xhavalosura nga dashuria për paranë, sa edhe burrat e tyre.

    Ato gratë, apo vajzat për të cilat sot flitet e shkruhet, kërkohet drejtësi dhe barazi, as i shohim ndonjëherë në media, as të flasin e të pyeten. Për llomotitjen e grave në karrierë kemi shtamën e përhershme të historive të suksesit që i shohim kudo. Harbojnë e tërbojnë dhe një ditë në vit shkruajnë e flasin për të drejta.

    Nuk ka pse të çuditemi. Ka gjetur tenxherja kapakun në një shoqëri ku gënjehet nga mëngjesi në darkë.

  • Duke luftuar per perqindjen ne perfaqsim, apo pranuar kete perqindje, grate e ulin vete vetveten ne kategori te dyte perfaqsimi, pasi ky perfaqsim nuk behet nga aftesite e tyre dhe deshira e emancipuar mashkullore, por thjesht nga nje ligj, i cili do te shperdorohet vetvetiu nga gjinia mashkullore, (sic po e shohim kudo), duke u dhene mundesi disa fytyrave femerore pa ide dhe inteligjence te zgjidhen ne perfaqsi drejtuese!

  • Jo gra roze,por as gra blu,sic po veprohet ne “revolten e popullit” dhe tubime “protestuese” te inskenuese me popullate te mashtruar e genjeshtra me pagese.

  • Figure me te spikatur e te denj te gruas shqiptare se Grida Duma, alias Shqinka, te promovuar ne politike nga PD, nuk ka. E do te bukur , e do te ndershme, e do te qute, e do puntore dhe te perkushtuar per familjen, qe behet cope per burrin (jo dashnorin), e do sexi, e do trime, e cfare nuk e do!? Tek ajo jane shkrire dhe harmonizuar te gjitha cilesite dhe “virtytet” e gruas shqiptare, (jo te komunistit, zoti na ruajt)

  • Propozoj qe ne bashki Te kemi dy kryetare,nje femer dhe nje mashkull aty Ku nuk gjejme biseksuale.PS dhe qeveria e kane zgjidhur kete pune:kane kryetar Edvinin dhe gruan e Bilalit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *