Të prishësh me ligj ndërtimet e paligjshme

anazapta

Të prishësh me ligj ndërtimet e paligjshme Ylli Manjani ka dhënë një intervistë për Top-Channel-in, në të cilën ka thënë të vetën mbi të ashtuquajturin ‘Kompleksi Jon’ në Vlorë, në Ujin e Ftohtë, buzë detit e mbi det. Nuk sqarohet mirë se me ç’status është intervistuar Manjani për këtë çështje (ai është zv.ministër i Transporteve), por ai i ka bërë – dhe unë po i gëzohem këtij fakti – një panoramë të plotë të ngjarjes, që mund të përmblidhet si vijon: “Pronarëve origjinalë u janë kthyer 600 metra katrorë truall nga Agjencia e Kthimit të Pronave në vitin 1995; më pas, Gjykata e Vlorës u ka kthyer atyre dhe 1000 metra katrorë të tjera. Më pas, ata i kanë shitur këto 1600 metra, dhe sot kemi një ndërtim të bërë në një truall 3000 metra katrorë. Ndërtimi, si ‘pasojë e njw spektakli institucionesh totalisht të korruptuara’, është me leje, por ka disa kate shtesë që janë pa leje.” Kjo është fabula. Është e qartë pra se ky ndërtim është realizuar pas një morie shkeljesh ligjore, dhe shembja e tij do duhet ta fitojë legjitimitetin nëpërmjet një procedure që fut apo rifut në punë institucionet shtetërore, dhe që e përcjell çështjen në kalendat greke. Shembja e këtij pallati do ta bënte të besueshëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, por nga ana tjetër procesi i shembjes nuk duhet të imitojë procesin e ndërtimit, dmth nuk të jetë i paligjshëm. Ky është ngërçi në këtë histori, dhe ky ngërç vihet re edhe në rrethana të tjera, ku po njësoj kërkohet të respektohet ligji për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Si i bëhet? Personalisht, nuk do të isha në gjendje t’i jepja një zgjidhje këtij impasse-i. Por në këtë mes më bën përshtypje një gjë tjetër. Ky ndërtim është bërë nga vjehrri i Lulzim Bashës. Paligjshmëritë e këtij ndërtimi janë denoncuar nga media qysh në krye të herës, dhe hap pas hapi, por Lulzim Basha nuk ka lëvizur as gishtin për të shkurajuar praktikat antiligjore. Përkundrazi, bën vaki që i ka inkurajuar, gjë që duket dhe te fakti që e ka vënë sot të gjithë partinë e tij në dispozicion të kësaj kauze të qelbur. Dhe hajde e prit hair nga kjo opozitë!

Share This Article
8 Comments
  • Zoti Nano,
    Keni vene gishtin tek nje fenomen tipik shqiptar dhe per kete si lexues e qytetar ju falenderoj. Nuk eshte kollaj te shkruash per kete çeshtje ne Shqiperi sidomos kur njeh ndjeshmerite e njerezve ne Shqiperi ne lidhje me te. Por une jam i te njejtit mendim me ju : çdo gje te behet ne rruge ligjore. Dhe mendoj se ato duhet te ekzistojne. Nuk ka pse paudhesive te dikujt t’i pergjigjesh me paudhesi. Dhe mendoj se fituesi do te ishte shteti ligjor shqiptar.

  • Zoti Nano shkruan se “Shembja e këtij pallati do ta bënte të besueshëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, por nga ana tjetër procesi i shembjes nuk duhet të imitojë procesin e ndërtimit, dmth nuk të jetë i paligjshëm”. Vleresoj se Nano(nder te rrallet analiste ne llojin e vet) rekomandon gjene me te mire qe shteti Shqiptar duhet te beje sot. Nano nuk perton tu bjeri ashper qeveritareve por e vecanta e tij eshte edhe ajo(qe disa kane frike ta bejne) kur me dashamiresi inkurajon qeverine per te bere vepra te mira. Duhen vleresuar mendimet e Nanos i cili pozicionohet ne ane e te drejtes dhe aq me teper se edhe ai pas 23 qershorit e merton te lavderohet per analizat e perfundimet qe do merreshin pas kesaj date.

  • “Teuta”? Ndaj te njejtat mendime me ju. Paligjshmeria dhe ligjshmeria jane lakuar ne te gjitha rasat dhe ketë kerkon te çkoklavise me mjeshteri muç nanoja. Por hajde gjeje ku fillòn njera e ku mbaron tjetra ,ku fillon ligjshmeria e ku ngaterrohet me te paligjshmeria? Nje lëmsh mafioz qe s’ja gjen dot anën. Unë me mire po e lë komentin ketu. Kur s’ja gjen dot fillin muci qe une e konsideroj gazetar elitar si do t’ja gjej une qe nuk ju hyj fakteve dhe lemshit aq thelle sa ai? Por nje gje duhet thenë fort: lëmshi ështe vërtet i ngaterruar por une do te besoj se kemi shtet kur pikerisht ai shkoklavit ato çështje që duken te pamundura! Përndryshe do te vuaje mungesen e besimit,i cili ka kosto me te larte se shkokolepsja e nje lemshi mafioz! Nderime teuta!

  • VR!!! “Teuta”? Ndaj te njejtat mendime me ju. Paligjshmeria dhe ligjshmeria jane lakuar ne te gjitha rasat dhe ketë kerkon te çkoklavise me mjeshteri muç nanoja. Por hajde gjeje ku fillòn njera e ku mbaron tjetra ,ku fillon ligjshmeria e ku ngaterrohet me te paligjshmeria? Nje lëmsh mafioz qe s’ja gjen dot anën. Unë me mire po e lë komentin ketu. Kur s’ja gjen dot fillin muci qe une e konsideroj gazetar elitar si do t’ja gjej une qe nuk ju hyj fakteve dhe lemshit aq thelle sa ai? Por nje gje duhet thenë fort: lëmshi ështe vërtet i ngaterruar por une do te besoj se kemi shtet kur pikerisht ai shkoklavit ato çështje që duken te pamundura! Përndryshe do te vuaje mungesen e besimit,i cili ka kosto me te larte se shkokolepsja e nje lemshi mafioz! Nderime teuta!

  • More po çfare i ka gjetur sharësit e muç nanos!? Po dukuni ore dukuni se smira dhe xhelozia ju bën mirë siç i ben mire psikopatia saliut? Apo kujtuat se e mundët muçin!? Po ku pyet “tomorri” nga zëmerimi e vrapi i lepujve more!? Jepi muç? Ziliqarët me duket se kane rënë te gjithë në rripën e strorës!

  • Na e ndyn Tironen te ardhurit edhe si puna
    e sojit Mustafa Nano .ky eshte nje shembull se si kthehet punonjsi I Postes Skraparit ne analyst . Mjer Tiirona.

  • I nderuar Z.Nano, Perse duhet te kete nje ligj per prishjen e ndertimeve pa leje, kur ligji ekzistues percakton qarte te gjitha veprimet qe kryhen per nje ndertim te ligjshem. Ne shume vende nuk ekziston nje ligj qe jep te drejten e prishjes se ndertimit pa leje. Vetem vitet e fundit ne Itali e France jane rrafshuar ndertime pa leje, pa u bazuar ne ndonje ligj. Jo vetem aq, por mafia (Bashkpunetoret e veprimeve te paligjshme)- e ketyre ndertimeve ndeshkohet rrepte, si me konfiskime, ashtu dhe me heqje lirie. Ne ShBA as mund ti shkoje njeriu nder mend te zaptoje nje truall, apo te ngreje dicka aty. Edhe atje nuk ka nje ligj per prishje, por vepron menjehere policia pa pyetur gjykata e me the e te thash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *