Meta: Olldashi, reflektim për mungesën tonë të qetësisë

redaktor

Vdekja nuk njeh rradhë. Vdekja thonë se zgjedh. Kësaj here zgjodhi Sokol Olldashin, babain e fëmijëve, bashkëshortin e një gruaje dhe birin e një nëne. Gazetar dhe politikan, mik e kundërshtar, polemist i lindur, Sokol Olldashi hyri tashmë në heshtjen e tij – tha në fjalën percjellese per deputetin Olldashi, kreu i Kuvendit Ilir Meta.

“Sokol Olldashi nga heshtja e tij na fton të reflektojmë në heshtje. Shqipëria sot, si Ballkani dje, prodhon më shumë ankth, tension dhe nervozizëm sesa mund të konsumojë. Duhet të jetë kështu? Natyrisht që jo! Ky nuk është fatalitet. Nuk është as e shkruar që të jetë kështu. Me ikjen e tij, Sokoli na jep edhe një shans tjetër për të menduar qetësisht mungesën tonë të qetësisë, shqetësimin tonë të vazhdueshëm për të përkohshmen që na bën të harrojmë të pandryshueshmen: jemi qenie njerëzore përpara se të ndahemi për politikë” – tha Meta ndër të tjera.

Share This Article
9 Comments
  • amon more buri i videose dhe i kadaifit se mo haron buken dhe zhozi sgjen dot peshe per gojen se e paska dash shume siduket ka pas peshte te mire the zhozit i ka ngel mendja se mjer shqipera ku do vej

  • amon more buri i videose dhe i kadaifit se mo haron buken dhe zhozi sgjen dot peshke per gojen se e paska dash shume siduket ka pas peshte te mire the zhozit i ka ngel mendja se mjer shqipera ku do vej

  • Shoku kryetar i kuvendit ,dhe une jam shume e gezuar qe marr pjese ne dhimbjen tuaj .
    Kaq reflektova kur lexova nje si ty …mendova se ti ne ate qetesine aparente enderron diten tende .Sot do kesh kuptuar qe vec emrit asgje nuk do merrni me vete …te gjitha ktu do i lini
    dhe kur jeton si gjarper …nuk vdes dot si shqiponje .
    na i kurseni kto dacibaot dhe ndoshta ruajme qetesine ,ate qetesine qe i ka hije mortit !

  • Fatkeqesi per familjen,ate vete dhe politiken shqiptare.
    Nje nga te paktet intelektual te vertete te kohes.
    Nje djale brillant,nga te paktet qe hyri ne politike dhe cau fale aftesive te veta dhe nga ata pak qe kane mbaruar me medalje ari shkollat shqiptare.

  • Natyrisht qe dhembja juaj ju ben bashke, se ne fakt jeni njesoj dhe jam shume i sigurte qe ju akoma nuk e keni marre vesh se dje ne darke nje vajze u vra nga kriminelet, per ca para gjaku, se ajo per ju eshte popull, qe smeriton vemendjen tuaj se juve ju iku kolegu juaj qe bashkepunonte me ju per te nxitur krimin.
    Juve ju pikellon ikja e Olldashit, se nuk doni te tregoni se pikerisht politika e atyre si puna e Olldashit, ka futur ne dhe mijra te rinj qe i jane futur botes se krimit, se nuk gjeten nje pune.
    Mallkuar qofshi ju dhe ngushellimi juaj.

  • Keta qe flasin mire per Ilirin do kene marre me siguri nje vend pune prej tij. Kjo eshte gje e mire, por do doja ti pyesja sa i larte ishte haraci? Me sa di une per vend pune duhet paguar Harac tek cifti meta-kryemadhi. Sa per fjalet e bukura ne komente do isha pak me e kursyer, lini ca fjale per elegjine e vdekjes, se po i thate te gjitha te mirat qe tani sdo bejne efekt fjalet e mira kur te shkoje tek shoket. Te nderuar komentues Fshati qe duket sdo kallauz. Akoma me bucasin veshet nga thirrjet e LSI para KQPPSH; Sali ik, Sali ik. Dhe qe Saliu te mos ikte vertet u futen ne krevat me krimin. Eshte kjo kurveri dhe tradheti, aftesi politikani? Popull legen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *