Gazetarja e njohur, kunata e ish-luftëtarit të UÇK-së apelon: Kush e vrau Qerimin?

redaktor

Mimoza Cika-Kelmendi*

 

Vrasja e Qerim Kelmendit, ditë më parë ishte një tronditje e madhe për familjen tonë, për shokët apo gjithë shoqërinë kosovare, për politikën apo për shtetin e Kosovës.

Thjesht dhe shqip: një vrasje makabër në mesnatë, një skenar preciz mafioz, një alarm për të gjithë.

Buja e madhe që shkaktoi kjo vrasje ngriti peshë një opinion të tërë, shkruar e cituar nga të gjitha mediet apo portalet shqip, gjermanisht apo anglisht. U vra një ish luftëtar i orëve të para, një UÇK-ist, mbi 20 vjet pas përfundimit të luftës.

Qerim Kelmendi ishte ndër të parët që e ka nisur angazhimin e tij kundër pushtuesit serb. Madje qysh 14 vjeç ai do niste këtë rrugëtim të gjatë deri në çlirim. Unë personalisht e njoha pas vitit 1990 si pjesë e familjes sime, por bashkë me të njoha nga afër shokët e tij tashmë Heronj të Kosovës si: Zahirin, Ardianin apo Ilirin, Xhemën, Edmondin, Fehmiun e Xhevën. Djem që lanë gjithçka pas edhe pse në vitet me të bukura të rinisë dhe u rreshtuan bashkë me te tjerët, aty ku e donte nevoja për një Kosovë të pavarur dhe të lirë.

Shiprtmadhi ishte djalë i zgjuar, me plot humor dhe mjaft i drejtpërdrejtë. Të gjitha siç i mendonte i shprehte, pa asnjë rezervë edhe kur ato që thoshte ishin me “rrezik”. Pikërisht kjo kurajo e tij, por mbi te gjitha ndershmëria për të thënë dhe mbrojtur vetëm të vërtetën, i frikësontë shumë të tjerë në Kosovë apo jashtë saj. Ai nuk e njihte kompromisin dhe as nuk trembej nga vdekja. Madje ai u plagos disa herë nëpër aksione e megjithatë nuk zmbrapsej nga angazhimi i tij.

Por pse u vra Qera? Kush e vrau trimin? Pse pikërisht tani?

Janë këto pyetje që shtrohen më të drejtë nga të gjithë pas asaj që ndodhi dhe që na ra si një bombë në mesin tonë. Spekulimet ndërkohë gumëlojnë…… Kush fshihet pas atentatit?

UDB-ja, disa LPK-ista,… Sali Berisha,..rugovistët…. apo…? Shumë të tjerë mendojnë se ishte një eliminim në prag të ndonjë ftese të Qerimit si dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Gjithsesi këto janë thjesht spekulime.

Dihet se shumë gjëra mbi Raportet e Qerimit me ish anëtarë e LPK (PDK) ekzistonin dikur brenda një rrethi, por më pas zunë vend edhe në disa gazeta apo televizione. Viteve të fundit, falë rrjeteve sociale, “armiqësitë“ me disa politikanë nga dy Shqipëritë, e risollën në vëmendje përsëri Qerimin. Ai me shkrim dhe më zë ka shprehur gjithçka dinte për disa të vërteta mjaft të shëmtuara apo kriminale që kanë ndodhur gjatë periudhës se luftës, por edhe pas saj.

Them të vërteta, sepse po të ishin shpifje, të akuzuarit e kishin më kollaj ta dënonin me burg. Por për autorët e vrasjes ndoshta na ndihmon dikur Baton Haxhiu. Me siguri do t’na sjellë ndonjë xhevahir në studio dhe ai do ti tregojë mbarë Kosovës se kush janë autorët e vrasjes së Heroit tonë. Por pse kjo vrasje mizore? Pse pas pushkatimit me një breshëri plumbash e dogjën trupin e tij bashkë me makinën? Nuk ju mjaftoi vdekja e Shpirtmadhit? Për gjurmë nuk bëhet fjale se skenari ka kohe që është gatuar dhe realizimi ndodhi ashtu siç ata e kishin parashikuar. Mesnate, shi e furtunë dhe pritë.

Por sigurisht që edhe kjo pyetje e ka përgjigjen. Qerim Kelmendin e kishin frikë edhe kufomë të mbushur me plumba. E kishin frikë se mos ngrihej edhe i vdekur për të dëshmuar të vërtetat që ai kishte parë e përjetuar. Dëshmitë janë dhe ato do të godasin cilindo që i ka duart e lyer me gjak ndaj shqiptareve të pafajshëm. Dita e përballjes nuk është e largët.

Qerim Kelmendi është i pavdekshëm me veprën dhe heroizmin e tij. Ai mbetet simboli i luftëtarit të ndershëm dhe të panjollosur sikurse gjithë vëllezërit e tij, të cilët kanë një jetë të tërë që luftuan për këtë Kosovë që po gëzojmë.

Lavdi Heroit tonë!

*Autorja është gazetare, por dhe kunata e Qerim Kelmendit i vrarë pak ditë më parë Pejë

Share This Article
6 Comments
  • Jane vrasje brenda llojit, alla komuniste! Se nuk do shkonte ne mrs’ate te njereze te panjohur per te!

    • Jane vrasje brenda llojit ballisto-tradhetar Lili.
      Punet e rreaksionareve e spiuneve antishqiptare te kolaboracionit dhe ballit.

  • “… E kishin frikë se mos ngrihej edhe i vdekur për të dëshmuar të vërtetat që ai kishte parë e përjetuar. Dëshmitë janë dhe ato do të godasin cilindo që i ka duart e lyer me gjak ndaj shqiptareve të pafajshëm. Dita e përballjes nuk është e largët..”
    Po cilat jane keto të verteta?! Perse nuk i thua?! Nê cilin krah ishte rreshtuar kunati yt?! Me kë ishte politikisht dhe kunder kujt ishte?! Etj etj.

  • HERONJTE DHE ANTIHERONJTE E KOSOVES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Te akuzosh Hashim Thacin, Fatmir Limen, Kadri Veselin, Azem Sylen, Xhavit Halitin, … si tradhetare te Kosoves dhe popullit te saj e aq me teper si spiune te apo argate te Serbise eshte sikur te shpallesh te tille edhe deshmoret, heronjte e rene ne fushat e betejave per lirine saj, perfshi dhe Heroin Mbarekombetar Adem Jasharin e familjen legjendare te tij si te tille.
    Nuk ben perjashtim nga ky fakt as Ramush Haradinaj e aq me pak Albin Kurti i lindur e rritur ne ato fushe- beteja qysh femije.
    I vetmi ndryshim midis tyre dhe vellezerve te tyre heronj eshte se keta jane heronjt e gjalle te asaj lufte ndersa te tjeret jane te renet heroikisht ne fushen e betejes.
    Keta jetojne fizikisht e ata jo por moralisht, shpirterisht, kombetarisht te dy palet jane heronje.
    Vecse heronjte e Luftes se Luftes e kane humbur keqazi Luften e Paqes. I shpartalloi korrupsioni!
    A nuk Ishte krah per krah me Afrim Zhitine e Fahri Fazliun e ne krye te protestes edhe Albin Kurti, qe per pak u shpetoi plumbave dhe ekzekutimit nga bisha gjakatare serbe !?
    Ata ishin krah per krah, shpirt per shpirt e zemer per zemer me njeri tjetrin per lirine, per pavaresine e Kosoves!
    E Albin Kurti Ishte ne krye te protestave edhe shume here te tjera pas asaj dite te zeze e vazhdimisht edhe per ta e shume heronj te tjere te Kosoves !
    Ne kete pikepamje e vetmja gje qe i dallon eshte se Albin Kurti eshte hero i gjalle i Lirise dhe Pavaresise se Kosoves ku ra ne fushe beteje Heroi Afrim Zhitia qe mbetet i gjalle ne zemrat e shqiptareve !
    Po a nuk eshte po aq hero edhe shoku e sivellai i tyre i gjalle Dr. Prof. Kujtim Balidemaj, i cili jo vetem mori pjese ne ate proteste, por nen hunden e UDB-es gjakatare dhe bajonetave serbe transmetoi pa ia bere tert syri e pa ju driedhe zeri ne radion e tij thirrjet per ate proteste dhe lajmet per masakren serbe kunder shokeve te tij.
    Po a nuk eshte ky kardiolog i famshem e Profesor i nderuar ne nje nder kolegjet me te famshme te mjekesise amerikane “ Albert Einstein” College of Medicine” ne NYC, heroi i cdo shqiptari a qytetari amerikan qe e takon ose ka nevoje per mendjen e tij te ndritur. “ Kam qene 4 vjet para tij ne Universitet, thote PHD Alain G. ne Greenwich Hospital- Yale Medical Center, por ai ishte me i miri, me njerezori, me hyjnori i te gjitheve… Extraordinary Man- Nje burre e jashte zakonshem”
    Me te njejten gjuhe, me te njejtat vleresime e nderim te jashtezakonshem flet per te cilido qe e ka takuar ose eshte vizituar prej ketij Ylli te Mjekesise, Ylli te bukurise,… kryeylli te Humanizmit!
    “ Ai te sheron me fjale te tij, me njerezillekun e tij, me mendjen e tij te ndritur… Lume ne qe e kemi!”, me thote D.C. nje grua e moshuar ga Tirana paciente e tij.
    Pra edhe ky “Yll” shqiptar dhe amerikan eshte hero … hero i gjalle ne ate kohe e po aq hero sot ne fushen e vet qe per fije te flokut nuk do te ishte e nuk do ta kishim sot Heroin tone te Zemres.
    Rastesi!?
    Aspak… Eshte i biri i dy heronjeve te shqiptarise heroit te Goli Otokut Rexhep Balídemaj dhe Nene Rabe Balidemajt- Lukaj – heroines se protestave te Mars Prilliy 1981 qe e ktheu shtepine e saj ne spital per dhjetra studente te plagosur… E heroizmi i saj shkon deri ne legjende kur meson se te fundit qe i mjekoi ishin Kujtimi, Naimi dhe Nderimi, tre bijte e saj te plagosur po ne ato protesta…
    “ Albin Kurtin e kam shok e si vella“ me thote Kujtimi. E kur I them se ne shqiptaret shkruajme me shume per deshmoret e heronjte e rene se per heronjte e gjalle qe kemi midis nes”, me thote “ Te lutem mos shkruaj gje per mua… “
    Te kerkoj falje Kujtim por kjo eshte jo gje por asgje, as e qindeta pjese e urimeve per ty nga zemra e nenes sime per te mos fole per qindra minera zemra shqiptaresh e amerikanesh te te gjitha moshave e krahinave, qyteteve e shteteve nga mbare Bota qe jetojne ne Nju Jork.
    Per te shkruar historine e plote te Kujtimit e kesaj familje heronjesh do te duhej nje Román si ”Lufta e Paqja” e Tolstojit apo“ Dimri i Vetmise se Madhe ( Dimri i Madh) i Ismail Kadarese…
    Me kane rrjedhe lote zemre mbi tastieren e kompjuterit ato dite nentori 1989 kur kam shkruar lajmet e komentet per vrasjen e Afrimit dhe Fazliut.
    E jo vetem ate dite por edhe me dhjetra e qindra here …
    1- sa e kurdo here kositej si bari me kosen e plumbave serbo- jugosllave rinia e saj ne Mars- Prillin 1981 e me vone
    2- Edhe ate dite 8 prilli 1981 kur u dha njoftimi i pare zyrtar i shtetit shqiptar per demostratat e studenteve, rinise e mbare popullit te Kosoves ne Mars prillit 1981.
    Pse aq vone !?
    “ Duhet te kemi kujdes ne cdo fjale te shkruar e transmetuar ne RTSH per ngjarjet ne Kosove. Fjala jone atje kthehet ne zjarr ne zemrat e rinise dhe popullit trim e hero te Kosoves qe kerkojne liri e te drejta te barabarta me popujt e tjere, kerkojne Republiken e vet, qe Mali i Zi sa cereku i saj e ka.
    E ky zjarr kthehet ne zjarr e plumba serbo-sllave mbi gjokset e kokat e tyre… E ne ata nuk na duhen ne varre por te gjalle e shendoshe e mire e me te forte deri sa te vije koha qe nuk do te jete e larget e te piqen kushtet…” ishte urdheri i prere nga maja e shtetit shqiptar te asaj kohe.
    Ky qendrim largepames, atdhetar, i matur mori vleresimet me te larta ne raportet e ambasadave me te fuqishme perendimore ne Beograd si ajo amerikane e vecanerisht britanike, ambasadori i se ciles ne Beograd ne raportin e tij per Foreign Offisin, Kryeministrin Anglez dhe nje Kopje per Departamentin amerikan te shtetit e vleresonte maksimalisht qendrimin teper te matur te Tiranes zyrtare lidhur me ngjarjet ne Kosove te atyre viteve… kur cdo dite e cdo cast sulmohej e akuzohek nga TANJUG, Politika e Borba, Vecernije Novosti e Pobjeda, nga NIN e Politika Expres e krejt makina gebelsiane e propagandes se Beogradit, dhe Sinan Hasanet e Rrahmam Morinat e Prishtines.
    3- Edhe ate dite 8 prilli 1981 kur me urdher te Ish- Dejtorit te ATSH, Arqile Aleksi dhe Kryeredaktorit Taqo Zoto sigurisht te marre nga maja e shtetit shqiptar te asaj kohe shkoj ne tri takime masive te elites intelektuale te Kosoves ne Tirane si Kujtim Buzen, Halim Kosova, Shaban Braha, Shaban Zeneli… qe benin stervitje ushtarake ne Breg te Lumit- Allias te Tiranes Ku me pyeten edhe per vonesen mediatike. Kur shpjegova aresyen e mesiperme, ata shperthyen ne duartrokitje zjarr Kosove e perqafime vellazerore qe i mbaj ne kujtese si nje medalje nderi !
    4- E njejtat skena do te perseriteshin po ate dite 8 prilli 1981 ne Institutin e Studimeve Ushtarake dhe ne ate te Topografise Ushtarake ne Tirane me ajken e specialisteve ushtarake te Shqiperise
    5- Surpriza me e bukur do te ishte te nesermen ne buzembremjen e 9 prillit 1981 ne Konispol, lu ishte elita e tij came edhe e pakices greke te Sarandes ku pati edhe ovacione “ Kosova Republike”edhe ne greqisht me lote ne sy ne perkrahje te te drejtave dhe lirise se shqiptareve te Kosoves….
    6- Skena te ngjashme do perseriteshn ne qindra takime te tjera me majen e inteligjences se rretheve nga Tropoja e deri ne Sarande e nga Korca deri ne Shkoderloce per ceshtjen e Kosoves
    7- Edhe ate dite kur sapo me vjen ne zyre revista kryesore spanjolle “ Cambio 16” me nje fotografi me ngjyra te nenave e motrave shqiptare duke vajtuar djemte e vrare nga bisha serbe ne Kosove ulem e shkruaj me Napolon Roshin duke pritur te mbaroja sa me shpejt komentin “ Dhimbje qe jep force…” per Kosoven e lire qe botohet te nesermen ne Gazeten “ Bashkimi” bashke me ate fotografi qe kishte fituar Cmimit me te larte Boteror te fotogazetarise per ate vit… per cka mora vleresimin dhe falenderimet e vete Ramiz Alise dhe Foto Camit mbas perkthimit per nje delegacion brazilian ne Tirane.
    8- Edhe ate dite kur u masakruan 52 Jasharajt me “ Nobelistin e Lirise”, sic e ka cilesuar ish- Guvernatori i pare I Kosoved se lire dhe me vone ish- ministri e Jashtem i Frances Bernard Kushner Adem Jadharajt e Prekazit, “ nese do te ekzistonte ai cmim ne Boten e sotme”
    9 -Edhe po ate dite marsi 1998 kur leshova kushtrimin ne radion “ Zeri i Malesise” se Gjeto Sinishtajt ne Nju Jork per te dhene gjithcka edhe jeten per vellezerit e motrat tane ne Kosove e denoncova hapur “Partine e Lepurit ne Bark” LDK-ne per politiken e saj kapitulluese 24 karat balliste “ mishi te piqet e helli te mos digjej” ndersa Kosova Ishte ne hell e populli i saj po piqej e po digjej nga zjarri e dhuna barbare ala holokaustiane e terrorizmit shteteror te Beogradit !
    10- … Edhe ato dite kur mesova per vrasjen makaber te Ardian Konushevcit e Agim Ramadanit… Xheve e Fehmi Lladrovcit… dy vellezerve Luan e Shkelzen Haradinaj …. e qindra te tjereve … e Ramushi e Veseli, Hasani e Hyseni, dreqi e i biri i shtateqind djajve dhjetera e ndofta qindrafishuan listat e veteraneve te UCK-se e LDK-se me emra qe jo vetem nuk preken kurre arme lufte per liri por edhe e sabotuan , vodhen fondet e dhuruara nga bashkeatdhetaret Shqiptare kudo ne Bote si nga “ 3 perqindeshi” i LDK-se qe beri multimillionere Bukosh- Mustafen, por fatkeqesisht edhe nga Fondi “ Vendlindja na therret!”.
    E me e keqja ata “ veterane” hajnie pervec luftetareve te Batalionit Atlanticist, kane guximin dhe pafytyresine te na dalin edhe neper televizione deri edhe ne RTK e neper gazeta me ”qitapet e hajnise” ne duar e te na bejne herojt e shpetimtaret e Kosoves, per cka qeveria e Albin Kurtit dhe prokuroria e Kosoves duhet te fillojne nje hetim deri ne rrenje ne bashkepunim me asgjecite ligjzbatuese te shteteve aleate per keto shperdorime e hajni me cizme pa dallim….
    1001 Me rrodhen lot edhe keto dite te fundit, per aktin terrorist, vrasjen makaber te Qerim Kelmendit, te ekzekutuar e djegur kufomen ne makinen e tij, ne truallin e tij te lire nga dora e zeze e zgjatur e Milloshevic- Vucicit ne Prishtine ne Tirane … per cka ligjzbatimi dhe drejtesia e Kosoves duhet ta jetojne dhe ndeshkojne me gjithe forcen e fuqine e Ligjit !
    Heronjt e Kosoves te rene ne fushat e betejave apo Heronjte e gjalle te saj kane qene e do te mbeten perjete ne altarin e piedestalin e saj e te mbare kombit shqiptar!
    Antiheronjte e Kosoves heret a vone do te marrin ate qe meritojne ne baze e me gjithe fuqine e ligjit dhe drejtesise .
    Asnje mashtrim, spekullim, falsifikim nuk mund ti beje kurre antiheronjte heronj as anasjelltas.
    Heronjte e rene apo te gjalle tez Kosoves e Shqiperise, te cdo populli e kombi, jane e do te mbeten heronj perjete ! Lavdi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *