Berisha tha sot se Arvizu është një diplomat pa mend: Ke të drejtë Sali trimi, jemi popull i pafat. Këta ambasadorët na kanë qëllu pa mend fare dhe të gjithë vuajnë nga një sindromë, nuk të njohin që në fillim. Po ky Arvizu ç‘pati me ty, xhanëm ëëë? Ky mirë e nisi të quajti dhe burrë shteti ëëë, Sali si e kanë nisur këta amerikanët dhe atë pas këtij Arvizusë, ashtu do ta sjellin, Polonium 210 e quajnë. Dëgjo, t’i propozojmë Departamentit të Shtetit të zgjidhesh ti ambasador në Tiranë. Ti e bën, ke qenë president, prokuror, gjykatës, kryeministër, polic, spiun… Kështu që mbylle si ambasador karrierën, por kujdes jo si Limprehti, ëëë!
